Ballina › Suret › Surja Al-Qalam
Surja Al-Qalam القلم
52 ajete · Mekë · radha e zbritjes 2
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ نٓ وَٱلْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Nun.[1] Betohem në pendën dhe në atë që ata shkruajnë
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَآ أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se ti, falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i çmendur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Me të vërtetë, për ty ka shpërblim të pandërprerë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Dhe, vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَسَتُبْصِرُ وَيُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ti do të shohësh, e edhe ata do të shohin,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بِأَييِّكُمُ ٱلْمَفْتُونُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se cili prej jush është i sprovuar me çmenduri.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center S'ka dyshim se Zoti yt e di më së miri se kush është shmangur nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَا تُطِعِ ٱلْمُكَذِّبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, mos iu bind përgënjeshtruesve!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَدُّوا۟ لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, që edhe ata të bëjnë lëshime.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍ مَّهِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mos iu bind asnjë berrejshmi të përbuzur,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَمَّازٍ مَّشَّآءٍۭ بِنَمِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center që është përgojues e bartës fjalësh,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَّنَّاعٍ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center pengues i së mirës, zullumqar e gjynahqar i madh,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
عُتُلٍّۭ بَعْدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center i vrazhdë dhe, për më tepër, kopil,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَن كَانَ ذَا مَالٍ وَبَنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center vetëm pse ka pasuri e djem!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur t’i lexohen ajetet Tona, thotë: “Këto janë përralla të të parëve!”
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلْخُرْطُومِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne do ta damkosim atë në hundë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا بَلَوْنَٰهُمْ كَمَا بَلَوْنَآ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُوا۟ لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i sprovuam ata, ashtu siç i sprovuam pronarët e kopshtit, kur u betuan se do të vilnin (frutat) herët në mëngjes
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَا يَسْتَثْنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center pa thënë: "Në dashtë Allahu."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَطَافَ عَلَيْهَا طَآئِفٌ مِّن رَّبِّكَ وَهُمْ نَآئِمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu, kopshtin e goditi një zjarr nga Zoti yt teksa ata flinin
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَصْبَحَتْ كَٱلصَّرِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe ai u bë shkrumb.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَتَنَادَوْا۟ مُصْبِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E në mëngjes, ata thirrën njëri-tjetrin:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَنِ ٱغْدُوا۟ عَلَىٰ حَرْثِكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰرِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Shkoni herët te kopshti juaj, nëse doni t'i vilni frutat!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱنطَلَقُوا۟ وَهُمْ يَتَخَٰفَتُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata u nisën duke pëshpëritur:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَن لَّا يَدْخُلَنَّهَا ٱلْيَوْمَ عَلَيْكُم مِّسْكِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center “Kurrsesi mos lejoni të hyjë sot aty asnjë i varfër!”
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَغَدَوْا۟ عَلَىٰ حَرْدٍ قَٰدِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata shkuan të vendosur në qëllimin e tyre.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَمَّا رَأَوْهَا قَالُوٓا۟ إِنَّا لَضَآلُّونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, kur e panë atë, thanë: "Paskemi gabuar rrugën.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Jo, por qenkemi privuar!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ أَوْسَطُهُمْ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ لَوْلَا تُسَبِّحُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Më i maturi ndër ta tha: "A nuk ju thashë ta lartësoni Allahun?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ سُبْحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "I patëmeta është Zoti ynë. Ne ishim njëmend të padrejtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَلَٰوَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, zunë të qortonin njëri-tjetrin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Thanë: "Mjerë ne! Me të vërtetë i kaluam kufijtë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبْدِلَنَا خَيْرًا مِّنْهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Ndoshta Zoti ynë do të na japë ndonjë kopsht më të mirë; vetëm te Zoti ynë i mbajmë shpresat."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَذَٰلِكَ ٱلْعَذَابُ وَلَعَذَابُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَكْبَرُ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center I tillë është dënimi, por dënimi i botës tjetër është më i madh, veç sikur ta dinin!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Me të vërtetë, për të devotshmit, te Zoti i tyre, janë Kopshtet e Lumturisë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَفَنَجْعَلُ ٱلْمُسْلِمِينَ كَٱلْمُجْرِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vallë, a t’i trajtojmë muslimanët[2] njësoj si keqbërësit?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ç'keni që gjykoni kështu?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ لَكُمْ كِتَٰبٌ فِيهِ تَدْرُسُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mos keni ndonjë libër që lexoni,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ لَكُمْ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center në të cilin gjendet ajo që dëshironi?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ لَكُمْ أَيْمَٰنٌ عَلَيْنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمْ لَمَا تَحْكُمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Apo mos keni marrë prej Nesh ndonjë zotim që vlen deri në Ditën e Kiametit, se ju do ta keni atë që keni caktuar për vete?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَلْهُمْ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pyeti ata se cili prej tyre ua garanton atë!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ لَهُمْ شُرَكَآءُ فَلْيَأْتُوا۟ بِشُرَكَآئِهِمْ إِن كَانُوا۟ صَٰدِقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Apo mos kanë ortakë? Atëherë, le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ وَيُدْعَوْنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ditën kur do të zbulohet Kërciri, ata do të thirren për të rënë në sexhde, por nuk do të munden.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
خَٰشِعَةً أَبْصَٰرُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ وَقَدْ كَانُوا۟ يُدْعَوْنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمْ سَٰلِمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sytë e tyre do të jenë të përulur e do t'i mbulojë poshtërimi, pasi ata thirreshin për të rënë në sexhde sa ishin të shëndoshë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَذَرْنِى وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلْحَدِيثِ سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, më lër Mua me ata që e përgënjeshtrojnë këtë fjalë (Kuranin). Ne do t’i tërheqim ata shkallë-shkallë (drejt dënimit), në një mënyrë që as do ta kuptojnë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأُمْلِى لَهُمْ إِنَّ كَيْدِى مَتِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Unë do t'u jap afat atyre. Me të vërtetë, kurthi Im është i fortë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ تَسْـَٔلُهُمْ أَجْرًا فَهُم مِّن مَّغْرَمٍ مُّثْقَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Apo mos po kërkon prej tyre shpërblim e janë rënduar nga borxhet?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ عِندَهُمُ ٱلْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Apo mos gjendet tek ata gajbi (e fshehta) e po e shkruajnë?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, duro për vendimin e Zotit tënd e mos u bëj si njeriu i peshkut[3], kur u lut duke qenë i shqetësuar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَّوْلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعْمَةٌ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلْعَرَآءِ وَهُوَ مَذْمُومٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sikur të mos e kishte kapluar mirësia e Zotit të vet, do të hidhej në shkretëtirë, i qortuar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱجْتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, Zoti i tij e zgjodhi dhe e bëri prej të mirëve.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَٰرِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا۟ ٱلذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجْنُونٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Jobesimtarët veç sa nuk të zhdukin me shikimet e tyre kur e dëgjojnë Këshillën (Kuranin) dhe thonë: "Ai është vërtet i çmendur!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَٰلَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, ai (Kurani) është vetëm këshillë për botën.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
← Surja Al-Mulk
Surja Al-Haaqqa →
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
→
Teksti arabisht dhe përkthimet përmes Tanzil dhe QuranEnc — fjalë për fjalë, të pandryshuara · Përkthimet u përkasin përkthyesve dhe nuk janë vetë Kurani
Ky është një ndihmës kërkimor, jo burim fetvaje.