Ballina › Suret › Surja Al-Haaqqa
Surja Al-Haaqqa الحاقة
52 ajete · Mekë · radha e zbritjes 78
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلْحَآقَّةُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E Vërteta e Pashmangshme (Kiameti)!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا ٱلْحَآقَّةُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ç'është e Vërteta e Pashmangshme?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْحَآقَّةُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E ç'të bën ty të dish se ç'është e Vërteta e Pashmangshme?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَذَّبَتْ ثَمُودُ وَعَادٌۢ بِٱلْقَارِعَةِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Themudët dhe adët e përgënjeshtruan Ndodhinë tronditëse (Kiametin).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهْلِكُوا۟ بِٱلطَّاغِيَةِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sa u përket themudëve, ata u shkatërruan nga një gjëmim i tmerrshëm,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَمَّا عَادٌ فَأُهْلِكُوا۟ بِرِيحٍ صَرْصَرٍ عَاتِيَةٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center ndërsa adët u shkatërruan nga një erë e ftohtë dhe e tërbuar,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَخَّرَهَا عَلَيْهِمْ سَبْعَ لَيَالٍ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومًا فَتَرَى ٱلْقَوْمَ فِيهَا صَرْعَىٰ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ خَاوِيَةٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center të cilën Allahu e dërgoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë radhazi; e mund t'i shihje njerëzit të rrëzuar si të ishin trungje hurmash të zbrazëta.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَهَلْ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A sheh ndonjë gjurmë të tyre?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَجَآءَ فِرْعَوْنُ وَمَن قَبْلَهُۥ وَٱلْمُؤْتَفِكَٰتُ بِٱلْخَاطِئَةِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe Faraoni, ata që ishin para tij dhe vendbanimet e përmbysura[1] bënë gjynahe të rënda.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَعَصَوْا۟ رَسُولَ رَبِّهِمْ فَأَخَذَهُمْ أَخْذَةً رَّابِيَةً
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, kështu që Ai i ndëshkoi me një dënim të ashpër.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلْمَآءُ حَمَلْنَٰكُمْ فِى ٱلْجَارِيَةِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur vërshoi uji, Ne ju ngarkuam në anije,[2]
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لِنَجْعَلَهَا لَكُمْ تَذْكِرَةً وَتَعِيَهَآ أُذُنٌ وَٰعِيَةٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center për ta bërë atë mësim për ju dhe që ta mbajë mend çdo vesh i mprehtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِذَا نُفِخَ فِى ٱلصُّورِ نَفْخَةٌ وَٰحِدَةٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E kur të fryhet në sur një herë të vetme,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَحُمِلَتِ ٱلْأَرْضُ وَٱلْجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةً وَٰحِدَةً
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe toka e malet të ngrihen e të thërrmohen me një goditje të vetme,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَيَوْمَئِذٍ وَقَعَتِ ٱلْوَاقِعَةُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center atëherë do të ndodhë Ngjarja e Pashmangshme (Kiameti).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِىَ يَوْمَئِذٍ وَاهِيَةٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atë Ditë, qielli do të çahet dhe do të jetë i brishtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلْمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرْجَآئِهَا وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍ ثَمَٰنِيَةٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Melekët do të jenë në skajet e tij e Arshin e Zotit tënd, atë Ditë, do ta mbajnë tetë nga ata.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَىٰ مِنكُمْ خَافِيَةٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atë Ditë, ju do të paraqiteni (para Zotit) dhe asnjë fshehtësi juaja nuk do të mbetet e fshehur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقْرَءُوا۟ كِتَٰبِيَهْ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sa për atë që do ta marrë librin e vet me të djathtën, do të thotë: "Ja, lexojeni librin tim!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنِّى ظَنَنتُ أَنِّى مُلَٰقٍ حِسَابِيَهْ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Unë isha i bindur se do të jepja llogari."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَهُوَ فِى عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai do të ketë një jetë të kënaqshme,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فِى جَنَّةٍ عَالِيَةٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center në një kopsht të lartë Xheneti,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center frutat e të cilit do t’i ketë afër.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ هَنِيٓـًٔۢا بِمَآ أَسْلَفْتُمْ فِى ٱلْأَيَّامِ ٱلْخَالِيَةِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Atyre do t’u thuhet:) "Hani e pini me kënaqësi, (si shpërblim) për atë që keni bërë në ditët e kaluara!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيْتَنِى لَمْ أُوتَ كِتَٰبِيَهْ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E, sa i përket atij që do ta marrë librin e vet me të majtën, do të thotë: "Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e të mos e kisha ditur se ç’është llogaria ime!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَٰلَيْتَهَا كَانَتِ ٱلْقَاضِيَةَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ah, sikur ajo (vdekja) të kishte qenë fundi im!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَآ أَغْنَىٰ عَنِّى مَالِيَهْ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pasuria ime s’më bëri asnjë dobi
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَلَكَ عَنِّى سُلْطَٰنِيَهْ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe u zhduk nga unë fuqia ime."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
خُذُوهُ فَغُلُّوهُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Do t'u thuhet melekëve): “Kapeni atë e lidheni në pranga!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ثُمَّ ٱلْجَحِيمَ صَلُّوهُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj futeni në Zjarrin flakërues!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ثُمَّ فِى سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَٱسْلُكُوهُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mandej futeni në zinxhirë shtatëdhjetë kutesh të gjatë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ ٱلْعَظِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center sepse ai nuk e besonte Allahun e Madhërishëm
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلْمِسْكِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe nuk nxitte për të ushqyer të varfrit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَيْسَ لَهُ ٱلْيَوْمَ هَٰهُنَا حَمِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, sot, ai nuk do të ketë këtu as mik të ngushtë
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e as ushqim tjetër përveç qelbit,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَّا يَأْكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلْخَٰطِـُٔونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center që s’e ha kush pos gjynahqarëve
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَآ أُقْسِمُ بِمَا تُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Betohem në gjithçka që ju shihni
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا لَا تُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe në gjithçka që nuk e shihni,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُۥ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se ky (Kuran) është fjalë e (kumtuar prej) një të dërguari fisnik
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَاعِرٍ قَلِيلًا مَّا تُؤْمِنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e jo fjalë e ndonjë poeti. Sa pak që besoni!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَا بِقَوْلِ كَاهِنٍ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center As fjalë e ndonjë falltari. Sa pak që mendoni!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai është shpallje prej Zotit të botëve.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَوْ تَقَوَّلَ عَلَيْنَا بَعْضَ ٱلْأَقَاوِيلِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në qoftë se ai (Muhamedi) do të na kishte veshur ndonjë fjalë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَأَخَذْنَا مِنْهُ بِٱلْيَمِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne do ta kapnim atë me të djathtën[3],
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ثُمَّ لَقَطَعْنَا مِنْهُ ٱلْوَتِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e pastaj do t’ia këputnim damarin e qafës
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَمَا مِنكُم مِّنْ أَحَدٍ عَنْهُ حَٰجِزِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe askush prej jush s'do të mund ta mbronte.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّهُۥ لَتَذْكِرَةٌ لِّلْمُتَّقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Me të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë për të devotshmit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّا لَنَعْلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e dimë mirë se ndër ju ka përgënjeshtrues.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّهُۥ لَحَسْرَةٌ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, në të vërtetë, ai është dëshpërim për jobesimtarët
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلْيَقِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe ai është njëmend e vërteta e sigurt.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
← Surja Al-Qalam
Surja Al-Ma'aarij →
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
→
Teksti arabisht dhe përkthimet përmes Tanzil dhe QuranEnc — fjalë për fjalë, të pandryshuara · Përkthimet u përkasin përkthyesve dhe nuk janë vetë Kurani
Ky është një ndihmës kërkimor, jo burim fetvaje.