Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi krijoi vdekjen e jetën për t'ju provuar se cili nga ju është më punëmirë. Ai është i Gjithëfuqishmi, Falësi i Madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi krijoi shtatë qiej, palë-palë. Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk mund të shohësh asnjë mangësi. Hidhe shikimin: a sheh ndonjë të çarë?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne e zbukuruam qiellin më të afërt me yje ndriçuese dhe i bëmë gjuajtëse kundër shejtanëve, për të cilët kemi përgatitur dënimin e Zjarrit flakërues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për ata që mohojnë Zotin e tyre është dënimi i Xhehenemit. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGati sa nuk shpërthen nga zemërimi. Sa herë që aty të hidhet një grup, rojtarët e saj do t’u thonë: "A nuk ju erdhi asnjë paralajmërues?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "Po, na erdhi një paralajmërues, por ne e përgënjeshtruam e thamë: "Allahu nuk ka shpallur asgjë, ndërsa ju jeni në një humbje të madhe!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe do të thonë: "Sikur të kishim dëgjuar e të kishim pasur mend, nuk do të ishim ndër banorët e Zjarrit flakërues!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, ata do ta pranojnë fajin e tyre. Andaj, larg (mëshirës së Zotit) qofshin banorët e Zjarrit flakërues!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e bëri Tokën të përshtatshme për ju; prandaj ecni nëpër viset e saj dhe hani nga furnizimi i Tij. Tek Ai është kthimi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA ndiheni të sigurt se Ai që është në qiell nuk do ta bëjë tokën t’ju përpijë, kur ajo të dridhet papritur?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo ndiheni të sigurt se Ai që është në qiell nuk do të lëshojë kundër jush rrebesh gurësh? Atëherë do të kuptoni ç'është paralajmërimi Im!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i shohin shpendët sipër tyre se si i hapin e i mbyllin krahët? Ata i mban vetëm i Gjithëmëshirshmi. Vërtet, Ai sheh çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE cila na qenka ajo ushtri që mund t'ju mbrojë prej të Gjithëmëshirshmit?! Në të vërtetë, jobesimtarët gjenden në mashtrim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKush është ai që mund t'ju furnizojë, nëse Ai jua ndalon rrizkun? Por, ata këmbëngulin në kryeneçësi e largim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të shohin dënimin për së afërmi, fytyrat e atyre që nuk besuan do të zymtohen dhe do t'u thuhet: "Ja, kjo është ajo që e kërkonit me ngulm!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Pa më thoni, nëse Allahu më shkatërron mua dhe ithtarët e mi ose na mëshiron, atëherë kush mund t'i shpëtojë jobesimtarët nga dënimi i dhembshëm?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Ai është i Gjithëmëshirshmi; Atë e besojmë dhe Atij i mbështetemi e ju do ta merrni vesh se kush është në humbje të qartë."