caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf الكهف

110 ajete · Mekë · radha e zbritjes 69

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ عَلَىٰ عَبْدِهِ ٱلْكِتَٰبَ وَلَمْ يَجْعَل لَّهُۥ عِوَجَا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLavdërimi i takon Allahut, i Cili ia shpalli robit të Vet (Muhamedit) Librin dhe nuk la në të asnjë shtrembërim,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَيِّمًا لِّيُنذِرَ بَأْسًا شَدِيدًا مِّن لَّدُنْهُ وَيُبَشِّرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا حَسَنًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(një libër) të drejtë, për të paralajmëruar (jobesimtarët) nga një dënim i ashpër prej Tij dhe për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira se do të kenë shpërblim të shkëlqyer,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّٰكِثِينَ فِيهِ أَبَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerku do të qëndrojnë përgjithmonë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيُنذِرَ ٱلَّذِينَ قَالُوا۟ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi dhe për t'i paralajmëruar që thonë: "Allahu ka fëmijë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّا لَهُم بِهِۦ مِنْ عِلْمٍ وَلَا لِـَٔابَآئِهِمْ كَبُرَتْ كَلِمَةً تَخْرُجُ مِنْ أَفْوَٰهِهِمْ إِن يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta s'kanë kurrfarë dijenie për këtë, madje as baballarët e tyre. Sa fjalë e rëndë që del nga goja e tyre! Ata nuk thonë gjë tjetër përveç gënjeshtrave.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَعَلَّكَ بَٰخِعٌ نَّفْسَكَ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمْ إِن لَّمْ يُؤْمِنُوا۟ بِهَٰذَا ٱلْحَدِيثِ أَسَفًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë do ta shkatërrosh veten nga pikëllimi për ta, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا جَعَلْنَا مَا عَلَى ٱلْأَرْضِ زِينَةً لَّهَا لِنَبْلُوَهُمْ أَيُّهُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe bëmë gjithçka që gjendet në Tokë stoli për të, për t'i provuar se cili prej tyre është më vepërmbarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّا لَجَٰعِلُونَ مَا عَلَيْهَا صَعِيدًا جُرُزًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë Ne do të kthejmë në dhé të thatë gjithçka që gjendet në të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ حَسِبْتَ أَنَّ أَصْحَٰبَ ٱلْكَهْفِ وَٱلرَّقِيمِ كَانُوا۟ مِنْ ءَايَٰتِنَا عَجَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos mendove se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin nga mrekullitë Tona më mahnitëse?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ أَوَى ٱلْفِتْيَةُ إِلَى ٱلْكَهْفِ فَقَالُوا۟ رَبَّنَآ ءَاتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të rinjtë u strehuan në shpellë e thanë: "Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe na trego rrugën e drejtë në çështjen tonë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَضَرَبْنَا عَلَىٰٓ ءَاذَانِهِمْ فِى ٱلْكَهْفِ سِنِينَ عَدَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ua mbyllëm veshët (duke i vënë në gjumë) në shpellë për shumë vjet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ بَعَثْنَٰهُمْ لِنَعْلَمَ أَىُّ ٱلْحِزْبَيْنِ أَحْصَىٰ لِمَا لَبِثُوٓا۟ أَمَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj i zgjuam ata për të vënë në pah se cila nga të dyja palët do të ishte më e saktë në llogaritjen e kohës së qëndrimit të tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

نَّحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ نَبَأَهُم بِٱلْحَقِّ إِنَّهُمْ فِتْيَةٌ ءَامَنُوا۟ بِرَبِّهِمْ وَزِدْنَٰهُمْ هُدًى

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe po ta tregojmë historinë e tyre me vërtetësi. Ata qenë disa djelmosha që besuan në Zotin e tyre, ndërsa Ne ua shtuam udhëzimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَرَبَطْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ إِذْ قَامُوا۟ فَقَالُوا۟ رَبُّنَا رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَن نَّدْعُوَا۟ مِن دُونِهِۦٓ إِلَٰهًا لَّقَدْ قُلْنَآ إِذًا شَطَطًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i forcuam zemrat e tyre kur u ngritën e thanë: "Zoti ynë është Zoti i qiejve e i Tokës. Ne nuk do t'i lutemi kurrë asnjë zoti përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim diçka shumë të padrejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَٰٓؤُلَآءِ قَوْمُنَا ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً لَّوْلَا يَأْتُونَ عَلَيْهِم بِسُلْطَٰنٍۭ بَيِّنٍ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy populli ynë ka sajuar zota të tjerë pos Tij, ndërkohë që nuk mund të sjellin asnjë provë të qartë për ta! E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundrejt Allahut?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذِ ٱعْتَزَلْتُمُوهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ فَأْوُۥٓا۟ إِلَى ٱلْكَهْفِ يَنشُرْ لَكُمْ رَبُّكُم مِّن رَّحْمَتِهِۦ وَيُهَيِّئْ لَكُم مِّنْ أَمْرِكُم مِّرْفَقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë përveç Allahut, strehohuni në shpellë, që Zoti juaj t'ju mbërthejë me mëshirën e Tij dhe t'ju bëjë lehtësi në çështjen tuaj."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَرَى ٱلشَّمْسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهْفِهِمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقْرِضُهُمْ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمْ فِى فَجْوَةٍ مِّنْهُ ذَٰلِكَ مِنْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ مَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيًّا مُّرْشِدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi mund ta shihje Diellin kur lindte duke anuar nga shpella e tyre në të djathtë dhe kur perëndonte, duke i kaluar ata në të majtë, ndërkohë që ata ndodheshin në brendësinë e saj. Kjo është një ndër shenjat e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuari, kurse për atë që Ai e shpie në humbje, nuk do të mund të gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَحْسَبُهُمْ أَيْقَاظًا وَهُمْ رُقُودٌ وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَكَلْبُهُم بَٰسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِٱلْوَصِيدِ لَوِ ٱطَّلَعْتَ عَلَيْهِمْ لَوَلَّيْتَ مِنْهُمْ فِرَارًا وَلَمُلِئْتَ مِنْهُمْ رُعْبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi do të kujtoje se janë zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin, ndërsa qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e përparme në hyrje (të shpellës). Po t'i kishe parë, do të ikje prej tyre i mbushur plot frikë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ بَعَثْنَٰهُمْ لِيَتَسَآءَلُوا۟ بَيْنَهُمْ قَالَ قَآئِلٌ مِّنْهُمْ كَمْ لَبِثْتُمْ قَالُوا۟ لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ قَالُوا۟ رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثْتُمْ فَٱبْعَثُوٓا۟ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمْ هَٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلْمَدِينَةِ فَلْيَنظُرْ أَيُّهَآ أَزْكَىٰ طَعَامًا فَلْيَأْتِكُم بِرِزْقٍ مِّنْهُ وَلْيَتَلَطَّفْ وَلَا يُشْعِرَنَّ بِكُمْ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne i zgjuam ata që të mund të pyesin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: "Sa keni qëndruar?" Thanë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës." Atëherë thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni qëndruar. Dërgoni njërin nga ju në qytet me këto monedha argjendi, që të shohë se cili ushqim është më i pastër dhe që t'ju sjellë diçka prej tij. Por, le të tregohet i kujdesshëm dhe le të mos marrë vesh askush për ju.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّهُمْ إِن يَظْهَرُوا۟ عَلَيْكُمْ يَرْجُمُوكُمْ أَوْ يُعِيدُوكُمْ فِى مِلَّتِهِمْ وَلَن تُفْلِحُوٓا۟ إِذًا أَبَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse dëgjojnë për ju, do t'ju vrasin me gurë ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre e atëherë nuk do të mund të shpëtoni kurrë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ أَعْثَرْنَا عَلَيْهِمْ لِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيْبَ فِيهَآ إِذْ يَتَنَٰزَعُونَ بَيْنَهُمْ أَمْرَهُمْ فَقَالُوا۟ ٱبْنُوا۟ عَلَيْهِم بُنْيَٰنًا رَّبُّهُمْ أَعْلَمُ بِهِمْ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُوا۟ عَلَىٰٓ أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِم مَّسْجِدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, në mënyrë që (njerëzit) ta dinë se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se nuk ka dyshim për Kiametin. Teksa grindeshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre, thanë: "Ndërtoni një ndërtesë mbi ta. Zoti i tyre di më së miri për ta." Por, ata që kishin më shumë pushtet, lidhur me çështjen e tyre thanë: "Ne do të ndërtojmë mbi ta një faltore."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٌ رَّابِعُهُمْ كَلْبُهُمْ وَيَقُولُونَ خَمْسَةٌ سَادِسُهُمْ كَلْبُهُمْ رَجْمًۢا بِٱلْغَيْبِ وَيَقُولُونَ سَبْعَةٌ وَثَامِنُهُمْ كَلْبُهُمْ قُل رَّبِّىٓ أَعْلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا قَلِيلٌ فَلَا تُمَارِ فِيهِمْ إِلَّا مِرَآءً ظَٰهِرًا وَلَا تَسْتَفْتِ فِيهِم مِّنْهُمْ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa do të thonë: "Ata ishin tre, e i katërti ishte qeni i tyre." Të tjerët do të thonë: "Ishin pesë, e i gjashti ishte qeni i tyre", duke hamendësuar pa dije. Disa do të thonë: "Ishin shtatë, e i teti ishte qeni i tyre." Thuaj: "Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Vetëm pakkush di për ta." Prandaj, mos diskuto lidhur me ta, përveçse në mënyrë të përgjithshme dhe mos kërko njohuri për ta nga asnjëri prej tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَقُولَنَّ لِشَا۟ىْءٍ إِنِّى فَاعِلٌ ذَٰلِكَ غَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos thuaj për ndonjë gjë: "Do ta bëj nesër"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ وَٱذْكُر رَّبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلْ عَسَىٰٓ أَن يَهْدِيَنِ رَبِّى لِأَقْرَبَ مِنْ هَٰذَا رَشَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpa shtuar: "në dashtë Allahu". E, kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresoj që Zoti im të më udhëzojë në diçka që është më e drejtë se kjo."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَبِثُوا۟ فِى كَهْفِهِمْ ثَلَٰثَ مِا۟ئَةٍ سِنِينَ وَٱزْدَادُوا۟ تِسْعًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet, duke shtuar nëntë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلِ ٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثُوا۟ لَهُۥ غَيْبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَبْصِرْ بِهِۦ وَأَسْمِعْ مَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِىٍّ وَلَا يُشْرِكُ فِى حُكْمِهِۦٓ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Allahu e di më së miri sa kanë qëndruar. Ai i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës. Sa mirë sheh dhe sa mirë dëgjon Ai! Ata nuk kanë mbrojtës përveç Tij dhe Ai nuk e ndan pushtetin e Vet me askënd."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتْلُ مَآ أُوحِىَ إِلَيْكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَن تَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلْتَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLexo atë që të është shpallur nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe kurrë nuk do të gjesh ndonjë strehë askund, përveçse tek Ai.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِٱلْغَدَوٰةِ وَٱلْعَشِىِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُۥ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُۥ عَن ذِكْرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمْرُهُۥ فُرُطًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterQëndro me ata që i luten Zotit të tyre mëngjes e mbrëmje duke synuar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i hiq sytë nga ata duke kërkuar stolitë e jetës së kësaj bote. Mos iu bind atij që ia kemi bërë zemrën të shkujdesur ndaj përmendjes Sonë e që ndjek dëshirat e veta dhe i ka veprat të humbura.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُلِ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَن شَآءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَآءَ فَلْيَكْفُرْ إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا وَإِن يَسْتَغِيثُوا۟ يُغَاثُوا۟ بِمَآءٍ كَٱلْمُهْلِ يَشْوِى ٱلْوُجُوهَ بِئْسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتْ مُرْتَفَقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë, e, kush të dojë, le të mohojë." Ne kemi përgatitur për zullumqarët një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si vaji i vluar që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme dhe sa vendstrehim i shëmtuar!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجْرَ مَنْ أَحْسَنَ عَمَلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin atyre që bëjnë punë të mbara.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ جَنَّٰتُ عَدْنٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَٰرُ يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍ وَيَلْبَسُونَ ثِيَابًا خُضْرًا مِّن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ نِعْمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتْ مُرْتَفَقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër ta do të jenë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen aty me byzylykë ari dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, të mbështetur në kolltukë. Sa shpërblim i këndshëm dhe sa vendbanim i shkëlqyer!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلًا رَّجُلَيْنِ جَعَلْنَا لِأَحَدِهِمَا جَنَّتَيْنِ مِنْ أَعْنَٰبٍ وَحَفَفْنَٰهُمَا بِنَخْلٍ وَجَعَلْنَا بَيْنَهُمَا زَرْعًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSillu atyre shembullin e dy njerëzve, njërit prej të cilëve i kishim dhënë dy kopshte rrushi që i kishim rrethuar me hurma dhe ndërmjet tyre kishim bërë drithë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كِلْتَا ٱلْجَنَّتَيْنِ ءَاتَتْ أُكُلَهَا وَلَمْ تَظْلِم مِّنْهُ شَيْـًٔا وَفَجَّرْنَا خِلَٰلَهُمَا نَهَرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSecili kopsht jepte frutat e veta pa asnjë mangësi. Ne bëmë që midis tyre të rridhte një lumë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَانَ لَهُۥ ثَمَرٌ فَقَالَ لِصَٰحِبِهِۦ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَنَا۠ أَكْثَرُ مِنكَ مَالًا وَأَعَزُّ نَفَرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi kishte fruta të bollshme dhe i tha shokut të tij, teksa po bisedonte me të: "Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَدَخَلَ جَنَّتَهُۥ وَهُوَ ظَالِمٌ لِّنَفْسِهِۦ قَالَ مَآ أَظُنُّ أَن تَبِيدَ هَٰذِهِۦٓ أَبَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi hyri në kopshtin e vet duke i bërë padrejtësi vetvetes dhe tha: "Nuk mendoj se kjo do të marrë fund ndonjëherë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةً وَلَئِن رُّدِدتُّ إِلَىٰ رَبِّى لَأَجِدَنَّ خَيْرًا مِّنْهَا مُنقَلَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeras mendoj se do të ndodhë Kiameti. Por, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, me siguri do të gjej diçka më të mirë se kjo."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ لَهُۥ صَاحِبُهُۥ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَكَفَرْتَ بِٱلَّذِى خَلَقَكَ مِن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ سَوَّىٰكَ رَجُلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShoku i tij, ndërsa po bisedonte me të, i tha: "A po e mohon Atë që të krijoi prej dheut, pastaj prej një pikle e më pas të shndërroi në njeri (të plotë)?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّٰكِنَّا۠ هُوَ ٱللَّهُ رَبِّى وَلَآ أُشْرِكُ بِرَبِّىٓ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërsa unë besoj se Ai është Allahu, Zoti im, e unë nuk i shoqëroj Zotit tim askënd (në adhurim).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْلَآ إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَآءَ ٱللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِٱللَّهِ إِن تَرَنِ أَنَا۠ أَقَلَّ مِنكَ مَالًا وَوَلَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërse, kur hyre në kopshtin tënd, nuk the: "Çfarë do Allahu bëhet dhe s'ka fuqi pa ndihmën e Allahut"? Nëse më sheh mua si më të ulët në pasuri e në fëmijë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَعَسَىٰ رَبِّىٓ أَن يُؤْتِيَنِ خَيْرًا مِّن جَنَّتِكَ وَيُرْسِلَ عَلَيْهَا حُسْبَانًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَتُصْبِحَ صَعِيدًا زَلَقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerunë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt dhe mbi kopshtin tënd të dërgojë një dënim nga qielli e ta kthejë atë në tokë të lëmuar (pa bimë),

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ يُصْبِحَ مَآؤُهَا غَوْرًا فَلَن تَسْتَطِيعَ لَهُۥ طَلَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerose të shteret uji i tij e të mos mund ta gjesh më kurrë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُحِيطَ بِثَمَرِهِۦ فَأَصْبَحَ يُقَلِّبُ كَفَّيْهِ عَلَىٰ مَآ أَنفَقَ فِيهَا وَهِىَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَيَقُولُ يَٰلَيْتَنِى لَمْ أُشْرِكْ بِرَبِّىٓ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKopshti i tij u shkatërrua, ndërsa ai filloi të rrotullonte shuplakat nga dëshpërimi për atë që kishte shpenzuar në të, sepse ishte bërë rrafsh me tokë, dhe thoshte: "Ah, sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمْ تَكُن لَّهُۥ فِئَةٌ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مُنتَصِرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut e as që mundi ta ndihmonte vetveten.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُنَالِكَ ٱلْوَلَٰيَةُ لِلَّهِ ٱلْحَقِّ هُوَ خَيْرٌ ثَوَابًا وَخَيْرٌ عُقْبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty, ndihma vjen vetëm prej Allahut, të Vërtetit. Ai është më i miri në shpërblim dhe Ai jep përfundimin më të mirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَآءٍ أَنزَلْنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخْتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ ٱلرِّيَٰحُ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ مُّقْتَدِرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSillu atyre edhe shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që e lëshojmë nga qielli, me të cilin përzihen bimët e tokës e më pas bëhet bar i thatë që e shpërndajnë erërat. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْمَالُ وَٱلْبَنُونَ زِينَةُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَٱلْبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيْرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPasuria dhe djemtë janë stoli të jetës së kësaj bote, por veprat e mira, të cilat mbesin, janë më të mira te Zoti yt si shpërblim dhe më të mira se ajo që shpresojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ نُسَيِّرُ ٱلْجِبَالَ وَتَرَى ٱلْأَرْضَ بَارِزَةً وَحَشَرْنَٰهُمْ فَلَمْ نُغَادِرْ مِنْهُمْ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur do t'i shkulim malet e do të shohësh tokën të zhveshur, Ne do t'i tubojmë të gjithë dhe nuk do të lëmë askënd mbrapa.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعُرِضُوا۟ عَلَىٰ رَبِّكَ صَفًّا لَّقَدْ جِئْتُمُونَا كَمَا خَلَقْنَٰكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍۭ بَلْ زَعَمْتُمْ أَلَّن نَّجْعَلَ لَكُم مَّوْعِدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të sillen para Zotit tënd të rreshtuar: "Tashmë erdhët te Ne, ashtu si ju krijuam herën e parë, por ju pretendonit se Ne nuk do t'ju caktonim një takim (për ringjallje)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوُضِعَ ٱلْكِتَٰبُ فَتَرَى ٱلْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَٰوَيْلَتَنَا مَالِ هَٰذَا ٱلْكِتَٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحْصَىٰهَا وَوَجَدُوا۟ مَا عَمِلُوا۟ حَاضِرًا وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë do të vihet Libri (i veprave) e do të shohësh fajtorët të frikësuar për atë që gjendet në të dhe do të thonë: "O mjerë ne! Ç'është ky libër që nuk paska lënë asgjë të vogël e as të madhe pa përfshirë!" Ata do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِۦٓ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِى وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّۢ بِئْسَ لِلظَّٰلِمِينَ بَدَلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili ishte nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Vallë, a do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vend Timin, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për të padrejtët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّآ أَشْهَدتُّهُمْ خَلْقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَا خَلْقَ أَنفُسِهِمْ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ ٱلْمُضِلِّينَ عَضُدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve e të Tokës e as të krijimit të vetë atyre. Unë kurrë nuk do t'i merrja për ndihmës ata që i çojnë të tjerët në humbje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يَقُولُ نَادُوا۟ شُرَكَآءِىَ ٱلَّذِينَ زَعَمْتُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَهُمْ وَجَعَلْنَا بَيْنَهُم مَّوْبِقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Ditën kur Ai do të thotë: "Thirrni tashmë ata që i quanit ortakë të Mi." Ata do t'i thërrasin, por nuk do t'u përgjigjen. Ne kemi caktuar për ta një vendshkatërrim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَرَءَا ٱلْمُجْرِمُونَ ٱلنَّارَ فَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُم مُّوَاقِعُوهَا وَلَمْ يَجِدُوا۟ عَنْهَا مَصْرِفًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, keqbërësit do të shohin Zjarrin e do të binden se do të bien në të dhe nuk do të gjejnë shpëtim prej tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِى هَٰذَا ٱلْقُرْءَانِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٍ وَكَانَ ٱلْإِنسَٰنُ أَكْثَرَ شَىْءٍ جَدَلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi shpjeguar në këtë Kuran çdo lloj shembulli për njerëzit, por njeriu kundërshton më shumë se çdokush tjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤْمِنُوٓا۟ إِذْ جَآءَهُمُ ٱلْهُدَىٰ وَيَسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّهُمْ إِلَّآ أَن تَأْتِيَهُمْ سُنَّةُ ٱلْأَوَّلِينَ أَوْ يَأْتِيَهُمُ ٱلْعَذَابُ قُبُلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇfarë i pengoi njerëzit të besonin kur u erdhi udhëzimi e të kërkonin falje nga Zoti i tyre, përveç kërkesës së tyre që t'u vinte shembulli i (ndëshkimit të) popujve të mëparshëm ose t'u vinte dënimi para syve?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا نُرْسِلُ ٱلْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَيُجَٰدِلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِٱلْبَٰطِلِ لِيُدْحِضُوا۟ بِهِ ٱلْحَقَّ وَٱتَّخَذُوٓا۟ ءَايَٰتِى وَمَآ أُنذِرُوا۟ هُزُوًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i çojmë të dërguarit vetëm si përgëzues dhe si paralajmërues. Por, ata që nuk besojnë, kundërshtojnë, që, përmes së pavërtetës, ta mposhtin të vërtetën, kurse ajetet dhe paralajmërimet e Mia i marrin për tallje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعْرَضَ عَنْهَا وَنَسِىَ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ إِنَّا جَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا وَإِن تَدْعُهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ فَلَن يَهْتَدُوٓا۟ إِذًا أَبَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai të cilit, kur i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën dhe harron atë që kanë bërë duart e veta? Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre, që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Edhe nëse i thërrisni në udhëzim, ata kurrë nuk do të udhëzohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَرَبُّكَ ٱلْغَفُورُ ذُو ٱلرَّحْمَةِ لَوْ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُوا۟ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلْعَذَابَ بَل لَّهُم مَّوْعِدٌ لَّن يَجِدُوا۟ مِن دُونِهِۦ مَوْئِلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirues. Nëse do t'i dënonte (në këtë botë) për atë që bëjnë, do t'ua shpejtonte dënimin, por ata kanë një afat të caktuar, nga i cili nuk do të gjejnë strehim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتِلْكَ ٱلْقُرَىٰٓ أَهْلَكْنَٰهُمْ لَمَّا ظَلَمُوا۟ وَجَعَلْنَا لِمَهْلِكِهِم مَّوْعِدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ato qytete i shkatërruam kur bënë padrejtësi (duke mos besuar) dhe caktuam një afat për shkatërrimin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَىٰهُ لَآ أَبْرَحُ حَتَّىٰٓ أَبْلُغَ مَجْمَعَ ٱلْبَحْرَيْنِ أَوْ أَمْضِىَ حُقُبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) kur Musai i tha shërbëtorit të vet: "Unë nuk do të ndalem derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse më duhet të udhëtoj për kohë të gjatë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا بَلَغَا مَجْمَعَ بَيْنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِى ٱلْبَحْرِ سَرَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur arritën në vendin ku bashkohen dy detet, harruan peshkun e tyre, i cili mori rrugën për në det, duke e shpuar atë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَىٰهُ ءَاتِنَا غَدَآءَنَا لَقَدْ لَقِينَا مِن سَفَرِنَا هَٰذَا نَصَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur e kaluan atë vend, Musai i tha shërbëtorit të vet: "Na e sill drekën tonë, se jemi lodhur shumë nga ky udhëtim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَرَءَيْتَ إِذْ أَوَيْنَآ إِلَى ٱلصَّخْرَةِ فَإِنِّى نَسِيتُ ٱلْحُوتَ وَمَآ أَنسَىٰنِيهُ إِلَّا ٱلشَّيْطَٰنُ أَنْ أَذْكُرَهُۥ وَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِى ٱلْبَحْرِ عَجَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "A të kujtohet kur ndaluam për të pushuar pranë shkëmbit. Aty e harrova peshkun. Vetëm shejtani më bëri që të harroj të ta përmend se peshku mori rrugën për në det në mënyrë të çuditshme."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبْغِ فَٱرْتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: "Kjo është pikërisht ajo që po kërkonim." Kështu, ata u kthyen prapa, duke ndjekur gjurmët e veta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَوَجَدَا عَبْدًا مِّنْ عِبَادِنَآ ءَاتَيْنَٰهُ رَحْمَةً مِّنْ عِندِنَا وَعَلَّمْنَٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلْمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty gjetën një nga robërit Tanë (Hidrin, alejhi selam), të cilit i kishim dhuruar mëshirë e i kishim mësuar dije nga ana Jonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلْ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمْتَ رُشْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai i tha atij: "A mund të të ndjek që të më mësosh nga urtësia që të është mësuar ty?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِىَ صَبْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ti kurrë nuk do të mund të bësh durim me mua!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَيْفَ تَصْبِرُ عَلَىٰ مَا لَمْ تُحِطْ بِهِۦ خُبْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE si mund të bësh durim për diçka që nuk ke njohuri?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ صَابِرًا وَلَآ أَعْصِى لَكَ أَمْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: "Do të më gjesh durimtar, në dashtë Allahu, dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فَإِنِ ٱتَّبَعْتَنِى فَلَا تَسْـَٔلْنِى عَن شَىْءٍ حَتَّىٰٓ أُحْدِثَ لَكَ مِنْهُ ذِكْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Nëse do të vish pas meje, atëherë mos më pyet për asgjë derisa unë vetë të ta sqaroj!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا رَكِبَا فِى ٱلسَّفِينَةِ خَرَقَهَا قَالَ أَخَرَقْتَهَا لِتُغْرِقَ أَهْلَهَا لَقَدْ جِئْتَ شَيْـًٔا إِمْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ata të dy u nisën derisa, kur hipën në një anije, ai bëri një çarje në të. Musai tha: "Mos e shqeve atë që të fundosen udhëtarët e saj?! Ke bërë vërtet një punë të rëndë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَلَمْ أَقُلْ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِىَ صَبْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "A nuk të thashë se s'do të mund të bësh durim me mua?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ لَا تُؤَاخِذْنِى بِمَا نَسِيتُ وَلَا تُرْهِقْنِى مِنْ أَمْرِى عُسْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Musai) tha: "Mos më qorto për shkak të harresës sime dhe mos ma vështirëso punën!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا لَقِيَا غُلَٰمًا فَقَتَلَهُۥ قَالَ أَقَتَلْتَ نَفْسًا زَكِيَّةًۢ بِغَيْرِ نَفْسٍ لَّقَدْ جِئْتَ شَيْـًٔا نُّكْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj ata të dy vazhduan rrugën derisa takuan një fëmijë, të cilin ai e mbyti. Musai tha: "Si vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Ke bërë një punë tepër të shëmtuar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكَ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِىَ صَبْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "A nuk të thashë se s'do të mund të bësh kurrë durim me mua?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِن سَأَلْتُكَ عَن شَىْءٍۭ بَعْدَهَا فَلَا تُصَٰحِبْنِى قَدْ بَلَغْتَ مِن لَّدُنِّى عُذْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Musai) tha: "Nëse të pyes për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më lejo të të shoqëroj. Tashmë je i arsyetuar nga unë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَيَآ أَهْلَ قَرْيَةٍ ٱسْتَطْعَمَآ أَهْلَهَا فَأَبَوْا۟ أَن يُضَيِّفُوهُمَا فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارًا يُرِيدُ أَن يَنقَضَّ فَأَقَامَهُۥ قَالَ لَوْ شِئْتَ لَتَّخَذْتَ عَلَيْهِ أَجْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj ata të dy vazhduan derisa, kur arritën te banorët e një qyteti, u kërkuan banorëve diçka për të ngrënë, por ata nuk i pranuan si mysafirë. Pastaj në të ata gjetën një mur që donte të shembej dhe ai e drejtoi. Musai tha: "Po të doje, mund të merrje shpërblim për të."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ هَٰذَا فِرَاقُ بَيْنِى وَبَيْنِكَ سَأُنَبِّئُكَ بِتَأْوِيلِ مَا لَمْ تَسْتَطِع عَّلَيْهِ صَبْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Kjo është ndarja mes meje e teje. Tash do të të tregoj shpjegimin e asaj për të cilën nuk pate durim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمَّا ٱلسَّفِينَةُ فَكَانَتْ لِمَسَٰكِينَ يَعْمَلُونَ فِى ٱلْبَحْرِ فَأَرَدتُّ أَنْ أَعِيبَهَا وَكَانَ وَرَآءَهُم مَّلِكٌ يَأْخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصْبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa i përket anijes, ajo u përkiste disa të varfërve që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse mbrapa tyre ndodhej një mbret që merrte çdo anije (të mirë) me forcë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمَّا ٱلْغُلَٰمُ فَكَانَ أَبَوَاهُ مُؤْمِنَيْنِ فَخَشِينَآ أَن يُرْهِقَهُمَا طُغْيَٰنًا وَكُفْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, sa i përket fëmijës, prindërit e tij ishin besimtarë, ndërkohë që nuk donim që ai t'i mundonte me të këqija e mosbesim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَرَدْنَآ أَن يُبْدِلَهُمَا رَبُّهُمَا خَيْرًا مِّنْهُ زَكَوٰةً وَأَقْرَبَ رُحْمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj deshëm që Zoti i tyre t'u japë atyre një më të dëlirë e më të mëshirshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمَّا ٱلْجِدَارُ فَكَانَ لِغُلَٰمَيْنِ يَتِيمَيْنِ فِى ٱلْمَدِينَةِ وَكَانَ تَحْتَهُۥ كَنزٌ لَّهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَٰلِحًا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَن يَبْلُغَآ أَشُدَّهُمَا وَيَسْتَخْرِجَا كَنزَهُمَا رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ وَمَا فَعَلْتُهُۥ عَنْ أَمْرِى ذَٰلِكَ تَأْوِيلُ مَا لَمْ تَسْطِع عَّلَيْهِ صَبْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshëve jetimë në qytet dhe nën të ndodhej një thesar që u përkiste atyre. Babai i tyre ishte njeri i mirë, prandaj Zoti yt deshi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë nuk e bëra këtë nga vetvetja. Ky është shpjegimi i asaj për të cilën nuk pate durim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَسْـَٔلُونَكَ عَن ذِى ٱلْقَرْنَيْنِ قُلْ سَأَتْلُوا۟ عَلَيْكُم مِّنْهُ ذِكْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta të pyesin për Dhulkarnejnin. Thuaju: "Unë do t'ju rrëfej diçka për të."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا مَكَّنَّا لَهُۥ فِى ٱلْأَرْضِ وَءَاتَيْنَٰهُ مِن كُلِّ شَىْءٍ سَبَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dhamë atij pushtet në tokë dhe i dhamë rrugë e mjete për të arritur çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَتْبَعَ سَبَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ai mori një rrugë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَغْرِبَ ٱلشَّمْسِ وَجَدَهَا تَغْرُبُ فِى عَيْنٍ حَمِئَةٍ وَوَجَدَ عِندَهَا قَوْمًا قُلْنَا يَٰذَا ٱلْقَرْنَيْنِ إِمَّآ أَن تُعَذِّبَ وَإِمَّآ أَن تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur arriti në vendin e perëndimit të Diellit, e gjeti atë duke perënduar te një burim me baltë të zezë dhe aty gjeti një popull. Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, po deshe, ndëshkoji ata, e, po deshe, sillu mirë me ta."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَمَّا مَن ظَلَمَ فَسَوْفَ نُعَذِّبُهُۥ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَىٰ رَبِّهِۦ فَيُعَذِّبُهُۥ عَذَابًا نُّكْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Sa i përket atij që bën padrejtësi, ne do ta ndëshkojmë atë, pastaj do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do ta dënojë me një dënim të rëndë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمَّا مَنْ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحًا فَلَهُۥ جَزَآءً ٱلْحُسْنَىٰ وَسَنَقُولُ لَهُۥ مِنْ أَمْرِنَا يُسْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, atij që beson dhe bën vepra të mira, do t'i takojë shpërblimi më i mirë (Xheneti) dhe do t'i themi fjalë të buta."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَتْبَعَ سَبَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, ai ndoqi një rrugë tjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَطْلِعَ ٱلشَّمْسِ وَجَدَهَا تَطْلُعُ عَلَىٰ قَوْمٍ لَّمْ نَجْعَل لَّهُم مِّن دُونِهَا سِتْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur arriti në vendin e lindjes së Diellit, e gjeti atë duke lindur mbi një popull, të cilit nuk i kishim bërë strehë për t'u mbrojtur prej tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ وَقَدْ أَحَطْنَا بِمَا لَدَيْهِ خُبْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu ngjau dhe Ne kishim njohuri të plotë për të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَتْبَعَ سَبَبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, ai mori një rrugë tjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ ٱلسَّدَّيْنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوْمًا لَّا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur arriti mes dy maleve, aty gjeti një popull që mezi kuptonte ndonjë fjalë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰذَا ٱلْقَرْنَيْنِ إِنَّ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ مُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ فَهَلْ نَجْعَلُ لَكَ خَرْجًا عَلَىٰٓ أَن تَجْعَلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ سَدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O Dhulkarnejn, me të vërtetë jexhuxhët e mexhuxhët po bëjnë shkatërrime në tokë. A mund të të paguajmë që mes nesh dhe tyre të ndërtosh një pendë?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ مَا مَكَّنِّى فِيهِ رَبِّى خَيْرٌ فَأَعِينُونِى بِقُوَّةٍ أَجْعَلْ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ رَدْمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ajo që më ka dhënë Zoti im është më e mirë, por ju më ndihmoni me fuqi punëtore, që të bëj një pengesë mes jush dhe tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ءَاتُونِى زُبَرَ ٱلْحَدِيدِ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيْنَ ٱلصَّدَفَيْنِ قَالَ ٱنفُخُوا۟ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارًا قَالَ ءَاتُونِىٓ أُفْرِغْ عَلَيْهِ قِطْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMë sillni blloqe hekuri!" Kur mbushi hapësirën ndërmjet dy vargmaleve, tha: "Fryjini zjarrit!" Kur hekuri u skuq fort nga zjarri, tha: "Më sillni bakër të shkrirë, që ta derdh mbi të!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَا ٱسْطَٰعُوٓا۟ أَن يَظْهَرُوهُ وَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ لَهُۥ نَقْبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ata nuk mund ta kapërcenin e as ta shponin atë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ هَٰذَا رَحْمَةٌ مِّن رَّبِّى فَإِذَا جَآءَ وَعْدُ رَبِّى جَعَلَهُۥ دَكَّآءَ وَكَانَ وَعْدُ رَبِّى حَقًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Kjo është mëshirë nga Zoti im. Por, kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Premtimi i Zotit tim është i vërtetë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَرَكْنَا بَعْضَهُمْ يَوْمَئِذٍ يَمُوجُ فِى بَعْضٍ وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَجَمَعْنَٰهُمْ جَمْعًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë Ne do t'i lëmë ata të vërshojnë mbi njëri-tjetrin dhe do t'i fryhet Surit, e pastaj do t'i tubojmë që të gjithë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَرَضْنَا جَهَنَّمَ يَوْمَئِذٍ لِّلْكَٰفِرِينَ عَرْضًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë Ne do t'ua shfaqim Xhehenemin jobesimtarëve haptazi,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ كَانَتْ أَعْيُنُهُمْ فِى غِطَآءٍ عَن ذِكْرِى وَكَانُوا۟ لَا يَسْتَطِيعُونَ سَمْعًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeratyre, sytë e të cilëve ishin të verbër ndaj këshillave të Mia dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin (të vërtetën).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَن يَتَّخِذُوا۟ عِبَادِى مِن دُونِىٓ أَوْلِيَآءَ إِنَّآ أَعْتَدْنَا جَهَنَّمَ لِلْكَٰفِرِينَ نُزُلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mendojnë jobesimtarët se mund t'i marrin robërit e Mi për mbrojtës në vend Timin? Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendbanim për jobesimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُم بِٱلْأَخْسَرِينَ أَعْمَٰلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A t'ju tregoj për më punëhumburit?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJanë ata që u ka humbur mundi që bënë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bëjnë mirë?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمْ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ فَلَا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَزْنًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJanë ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre dhe takimin me Të, prandaj atyre do t'u asgjësohen veprat dhe Ne nuk do t'u japim kurrfarë peshe në Ditën e Kiametit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُمْ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُوا۟ وَٱتَّخَذُوٓا۟ ءَايَٰتِى وَرُسُلِى هُزُوًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy pra, Xhehenemi, është shpërblimi i tyre, për shkak se mohonin dhe i merrnin për tallje ajetet e Mia dhe të dërguarit e Mi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّٰتُ ٱلْفِرْدَوْسِ نُزُلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë Xhenetin Firdeus për vendbanim,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يَبْغُونَ عَنْهَا حِوَلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerku do të qëndrojnë përgjithmonë, pa dashur të bëjnë ndonjë ndërrim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّوْ كَانَ ٱلْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَٰتِ رَبِّى لَنَفِدَ ٱلْبَحْرُ قَبْلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَٰتُ رَبِّى وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِۦ مَدَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Sikur deti të ishte ngjyrë për (të shkruar) fjalët e Zotit tim, pa dyshim se deti do të shterohej para se të mbaronin fjalët e Zotit tim, edhe sikur të sillnim edhe dete të tjera si plotësim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَىٰٓ إِلَىَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُوا۟ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَٰلِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدًۢا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë jam vetëm një njeri si ju; më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Prandaj, kushdo që shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70