وَتَحْسَبُهُمْ أَيْقَاظًا وَهُمْ رُقُودٌ وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَكَلْبُهُم بَٰسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِٱلْوَصِيدِ لَوِ ٱطَّلَعْتَ عَلَيْهِمْ لَوَلَّيْتَ مِنْهُمْ فِرَارًا وَلَمُلِئْتَ مِنْهُمْ رُعْبًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi do të kujtoje se janë zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin, ndërsa qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e përparme në hyrje (të shpellës). Po t'i kishe parë, do të ikje prej tyre i mbushur plot frikë.
Albanian Translation - Hassan NahiDhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të të kaplonte frika.