Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI patëmeta është Ai që e barti robin e Vet (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) në Xhaminë Aksa, rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t'i treguar disa nga shenjat Tona. Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ia dhamë Musait Librin, të cilin e bëmë udhërrëfyes për bijtë e Israilit (duke u thënë): "Mos merrni ndonjë mbrojtës përveç Meje,
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u shpallëm bijve të Israilit në Libër: "Ju do të bëni dy herë shkatërrime në Tokë dhe do të bëheni shumë mizorë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur erdhi paralajmërimi i parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë të fuqishëm që shkelnin shtëpi më shtëpi. Ky qe një paralajmërim që duhej përmbushur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj ju dhamë sërish fitore kundër tyre, ju ndihmuam me pasuri e djem dhe ju bëmë më të shumtë në numër.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse bëni mirë, e keni për vete, e, nëse bëni keq, e bëni kundër vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së paralajmërimit të dytë, (Ne dërguam robër) që t'i poshtëronin fytyrat tuaja dhe të hynin në xhami, siç kishin hyrë herën e parë, dhe të rrënonin gjithçka që pushtonin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdoshta, Zoti juaj do t'ju mëshirojë, por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), edhe Ne do të kthehemi (në ndëshkim). Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ky Kuran udhëzon në atë që është më e drejta dhe i përgëzon besimtarët që bëjnë vepra të mira se do të kenë shpërblim të madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i bëmë natën dhe ditën dy shenja, por Ne e errësuam treguesin e natës, ndërsa treguesin e ditës e bëmë të ndritshëm, që të kërkoni dhuntitë e Zotit tuaj dhe të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e kohës. Ne kemi shpjeguar çdo gjë në hollësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo njeriu ia kemi lidhur punën e tij në qafë, kurse në Ditën e Kiametit do t'i nxjerrim atij një libër, të cilin do ta gjejë të hapur (e do t'i themi):
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKushdo që ndjek rrugën e drejtë, e ka për të mirën e vet dhe kushdo që humbet, humbet në dëm të vetvetes dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Ne nuk e dënojmë asnjë popull derisa t'i çojmë të dërguar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur duam të shkatërrojmë një qytet, urdhërojmë udhëheqësit e tij (që t'i binden Allahut), por ata tregohen të pabindur në të, prandaj përmbushet vendimi dhe e shkatërrojmë atë tërësisht.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa breza kemi shkatërruar që nga koha e Nuhut! Mjafton që Zoti yt është i Gjithëdijshëm dhe Gjithëvëzhgues për gjynahet e robërve të Vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa i përket atij që dëshiron jetën kalimtare, Ne i japim në të, atij që duam, çfarë të dëshirojmë, pastaj e fusim në Xhehenem, ku do të dënohet i përbuzur e i përzënë (nga mëshira e Allahut).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, sa i përket atij që synon botën tjetër dhe përpiqet për të ashtu siç duhet, duke qenë besimtar, mundi i tij do të vlerësohet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjithë atyre, Ne u japim (në këtë jetë) nga dhuntitë e Zotit tënd, sepse dhuntitë e Zotit tënd nuk mund t'i mohohen askujt.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShih se si i dallojmë disa mbi të tjerët, por në botën tjetër do të ketë dallime më të mëdha në shkallë dhe epërsi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti juaj ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njërin nga ata ose të dy i zë pleqëria pranë teje, mos u thuaj atyre: "Uf!" e as mos i qorto, por thuaju fjalë të mira.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShtriji para tyre krahët e përulësisë e të mëshirës dhe thuaj: "Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më rritën mua kur unë isha i vogël!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti juaj e di më së miri çfarë keni në shpritrat tuaj. Nëse jeni të devotshëm, s'ka dyshim se Ai është Falës i Madh për ata që kthehen të penduar tek Ai.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJepja të afërmit, nevojtarit dhe udhëtarit të mbetur rrugës të drejtën e vet dhe mos u bëj tepër shpërdorues!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, shpërdoruesit janë vëllezërit e shejtanëve, ndërsa shejtani është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti yt ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos i vritni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, sepse Ne i furnizojmë ata dhe ju. S'ka dyshim se vrasja e tyre është gjynah i madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vritni askënd që e ka ndaluar Allahu të vritet, përveçse me të drejtë. Nëse dikush vritet padrejtësisht, Ne i kemi dhënë trashëgimtarit të tij pushtet (për shpagim), por ai nuk duhet të kalojë kufijtë në vrasje, sepse ai tashmë është i ndihmuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos iu afroni pasurisë së jetimit, përveçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë dhe përmbushni zotimet, se për zotimet do të merreni gjithsesi në pyetje.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur matni, kryeni matjen me përpikëri dhe peshoni me peshore të saktë! Kjo është më mirë për ju dhe përfundimi më i bukur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos ndiq atë për të cilën nuk ke njohuri, se vërtet për dëgjimin, shikimin dhe zemrën, për të gjitha këto do të merreni në përgjegjësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos ec në tokë me mendjemadhësi, se ti, me siguri, s'do të mund ta çash tokën e as do të mund të arrish majat e maleve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është nga urtësia që ta ka shpallur ty Zoti yt. Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem i qortuar e i përzënë (nga mëshira e Tij).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos zgjodhi Zoti juaj djem për ju e për vete mori melekët për vajza?! Ju, me të vërtetë, thoni një fjalë të rëndë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi bërë shpjegime të hollësishme në këtë Kuran, në mënyrë që ata të marrin mësim. Megjithatë, kjo vetëm ua shtoi largimin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, siç thonë ata, atëherë, ata gjithsesi do të kërkonin rrugë për te Zoti i Arshit."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe të gjithë ata që janë në to. Nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë me lavdërim, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është shumë i Butë dhe Falës i Madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ti lexon Kuranin, Ne vendosim një perde mbuluese mes teje dhe atyre që nuk besojnë në botën tjetër.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Kur ti përmend Zotin tënd në Kuran si një Zot të Vetëm (duke mos i përmendur idhujt e tyre), ata largohen me neveri.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dimë mirë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë kur të dëgjojnë ty, dhe çfarë thonë kur bisedojnë në fshehtësi, kur zullumqarët thonë: "Ju jeni duke ndjekur vetëm një njeri të magjepsur."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShih se çfarë përngjasimesh të bëjnë ata ty! Ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerose çfarëdo krijesë që ju duket e madhe!" Atëherë do të thonë: "Kush do të na kthejë (në jetë)?" Thuaj: "Ai që ju krijoi herën e parë." Ata do të tundin kokën e do të thonë: "E kur do të ndodhë kjo?" Thuaj: "Ndoshta së shpejti."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur Ai do t'ju thërrasë e ju do të përgjigjeni duke e lavdëruar Atë dhe duke menduar se nuk keni qëndruar (në Tokë) përveçse pak.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju robërve të Mi që të thonë atë që është më e mira, sepse shejtani mbjell përçarje mes tyre! Në të vërtetë, shejtani është armik i hapur i njeriut.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti juaj ju njeh më së miri. Nëse do, Ai ju mëshiron, por nëse do, ju ndëshkon. Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed) si mbikëqyrës të tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti yt i di më së miri të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë ndaj të tjerëve dhe Davudit i kemi dhënë Zeburin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Thirrni ata që ju i quanit zota pos Tij! Ata as mund t'jua heqin fatkeqësinë e as ta zhvendosin atë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVetë ata të cilëve u luten këta, kërkojnë të afrohen te Zoti i tyre, duke garuar për të qenë sa më afër, dhe shpresojnë mëshirën e Tij, si dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, nga dënimi i Zotit tënd duhet ruajtur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk ka asnjë qytet që Ne nuk do ta shkatërrojmë para Ditës së Kiametit ose që nuk do t'i japim dënim të ashpër. Kjo është e shkruar në Libër.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsgjë nuk na pengon të dërgojmë shenja, por të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë themudëve devenë si shenjë të qartë, por ata u treguan të padrejtë kundrejt saj. Ne i dërgojmë shenjat vetëm për t'ju frikësuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur të thamë: "Zoti yt i përfshin të gjithë njerëzit (me fuqinë e Tij)." Pamjen që ta treguam ty e bëmë vetëm si sprovë për njerëzit, e edhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran. Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre mosbindjen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili tha: "Si t'i bie në sexhde atij që e ke krijuar prej baltës?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj tha: "E sheh këtë që e nderove mbi mua? Nëse më jep afat deri në Ditën e Kiametit, unë patjetër do t'i bëj për vete pasardhësit e tij, përveç një pakice."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Ik! Kushdo prej tyre që të ndjek ty, Xhehenemi do të jetë ndëshkimi juaj, një ndëshkim i plotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJosh me zërin tënd këdo që mundesh nga ata; lësho kundër tyre gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde; bëhu pjesëtar në pasurinë e fëmijët e tyre, si dhe jepu premtime!" Por, shejtani nuk u premton gjë tjetër përveç mashtrimit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Zoti juaj Ai që i bën anijet të lundrojnë për ju nëpër det, në mënyrë që të kërkoni begatitë e Tij. Vërtet, Ai është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'ju godet vështirësia në det, ju i harroni ata që i adhuronit përveç Tij. Por, sapo ju shpëton duke ju sjellë në tokë, ju ktheni shpinën. Njeriu është shumë mosmirënjohës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA ndiheni të sigurt se Ai nuk do ta bëjë tokën t'ju përpijë ose që nuk do të lëshojë kundër jush rrebesh gurësh? Atëherë nuk do të mund të gjeni asnjë mbrojtës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo ndiheni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë përsëri në det dhe se nuk do t'ju dërgojë ndonjë stuhi të furishme e t'ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj? Atëherë nuk do të gjeni askënd që mund të na marrë në llogari.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i kemi nderuar bijtë e Ademit, ua kemi mundësuar të udhëtojnë në tokë e në det, u kemi dhuruar ushqime të mira dhe i kemi dalluar mbi shumë prej atyre që i kemi krijuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Ditën kur Ne do të thërrasim çdo popull me prijësin e tyre. Ata që do ta marrin librin nga e djathta, do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi asnjë fije.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ai që ishte i verbër në këtë jetë, në botën tjetër do të jetë edhe më i verbër e më i humbur nga rruga e drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta desh të shmangën nga ajo që ta shpallëm, që të sajoje në emrin Tonë diçka tjetër. Atëherë, me siguri, do të të merrnin për mik.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, Ne do të bënim të shijoje dënim të dyfishtë, si në këtë jetë, ashtu dhe pas vdekjes. Pastaj nuk do të gjeje asnjë ndihmës kundër Nesh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta ishin gati të të provokojnë për të të dëbuar nga vendi, por atëherë nuk do të kishin mbetur pas teje, përveç një kohe të shkurtër.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy qe ligji Ynë me të dërguarit Tanë që i dërguam para teje, e ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në ligjin Tonë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFale namazin prej animit të Diellit (pas zenitit) deri në errësirën e natës dhe lexo Kuran në namazin e sabahut, sepse Kurani që lexohet në namazin e sabahut është i dëshmuar (nga melekët).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe zgjohu e falu gjatë natës, duke e lexuar atë (Kuranin), si namaz shtesë për ty, që Zoti yt të të ngrejë në një vend të lavdëruar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O Zoti im, më fut në një hyrje të nderuar, më nxirr nga një dalje e nderuar dhe më jep nga ana Jote një fuqi ndihmëse!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e shpallim Kuranin si shërim dhe mëshirë për besimtarët, ndërsa zullumqarëve ua shton vetëm humbjen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Ne i japim mirësi njeriut, ai kthen shpinën e largohet, por, kur e godet e keqja, ai dëshpërohet plotësisht.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Secili vepron sipas mënyrës së vet, por Zoti yt e di më së miri se kush është në rrugën më të drejtë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë pyesin ty për shpirtin. Thuaju: "Shpirti është çështje që i përket Zotit tim, ndërsa juve ju është dhënë vetëm pak dituri."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo të dëshironim, do ta hiqnim atë që ta shpallëm ty, e pastaj nuk do të mund të gjeje asnjë mbrojtës kundër Nesh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nuk do ta heqim atë, për shkak të mëshirës së Zotit tënd. Vërtet, mirësia e Tij ndaj teje është e madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit e xhinët për të sjellë një Kuran të këtillë, ata nuk do të mund të sillnin një të ngjashëm me të, edhe sikur të ndihmonin njëri-tjetrin."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi shpjeguar çdo lloj shembulli për njerëzimin në këtë Kuran, megjithatë shumica e njerëzve këmbëngulin në mosbesim.
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerose ta bësh qiellin të bjerë mbi ne copë-copë, siç thua, ose të na e sjellësh Allahun dhe melekët para nesh;
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh në qiell, por ne nuk do të të besojmë edhe nëse ngjitesh derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë!" Thuaj: "I patëmeta është Zoti im! A mos jam unë tjetër, përveçse njeri i dërguar?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsgjë nuk i pengoi njerëzit që të besojnë kur u erdhi udhëzimi, përveçse thoshin: "A thua, Allahu ka dërguar një njeri si të dërguar?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Sikur në Tokë të kishte melekë që ecin të qetë, Ne do t'u dërgonim atyre nga qielli një melek si të dërguar."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi të cilin e udhëzon Allahu është vërtet i udhëzuar, ndërsa për atë që Allahu e humb nuk do të gjesh mbrojtës të tjerë pos Tij. Ditën e Kiametit, Ne do t'i tubojmë (duke i tërhequr zvarrë) me fytyra përmbys, të verbër, memecë e të shurdhër. Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi; sa herë zbehet zjarri, Ne ia shtojmë flakërimin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është ndëshkimi i tyre, sepse ata i mohuan ajetet Tona dhe thanë: "A thua, kur të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi në një krijim të ri?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën, është në gjendje të krijojë të ngjashëm me ta?! Ai u ka caktuar atyre një afat, për të cilin nuk ka dyshim, por keqbërësit këmbëngulin në mosbesim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Edhe sikur t'i zotëronit thesaret e begative të Zotit tim, do të tregoheshit dorështrënguar nga frika se mos harxhohen. Njeriu është njëmend koprrac."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne i patëm dhënë Musait nëntë mrekulli të qarta. Pra, pyeti bijtë e Israilit (për këtë)! Kur vajti tek ata, Faraoni i tha: "Unë mendoj se ti, o Musa, je i magjepsur."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Musai) tha: "Ti e di tashmë se ato (mrekulli) nuk i ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës, si prova të qarta, ndërsa unë jam i bindur se ti, o Faraon, je i shkatërruar!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPas kësaj, Ne u thamë bijve të Israilit: "Banoni në Tokë e, kur të vijë premtimi i fundit (Ditën e Gjykimit), Ne do t'ju sjellim të gjithë së bashku.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetën e kemi shpallur atë (Kuranin) e me të vërtetën ka zbritur dhe Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si përgëzues dhe paralajmërues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është një Kuran të cilin e kemi shtjelluar në hollësi, që t'ua lexosh njerëzve dalëngadalë dhe e kemi zbritur pjesë-pjesë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Besoni në të (në Kuran) ose mos besoni! Ata që u është dhënë dituri para (shpalljes) së tij, kur u lexohet, bien me fytyrë në sexhde
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Thirrni: "O Allah", ose thirrni: "O Rrahman – i Gjithëmëshirshëm", me cilindo emër që ta lutni, Ai i ka emrat më të bukur." Mos e ngri zërin tepër gjatë namazit e as mos e ul shumë, por kërko një rrugë të mesme.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili nuk ka fëmijë, nuk ka ortak në sundimin e Tij dhe nuk ka nevojë për ndonjë mbrojtës nga dobësia. Dhe madhëroje shumë Atë!"