caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf, ajeti 21

Mekë · radha e zbritjes 69 · 18:21

وَكَذَٰلِكَ أَعْثَرْنَا عَلَيْهِمْ لِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيْبَ فِيهَآ إِذْ يَتَنَٰزَعُونَ بَيْنَهُمْ أَمْرَهُمْ فَقَالُوا۟ ٱبْنُوا۟ عَلَيْهِم بُنْيَٰنًا رَّبُّهُمْ أَعْلَمُ بِهِمْ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُوا۟ عَلَىٰٓ أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِم مَّسْجِدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, në mënyrë që (njerëzit) ta dinë se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se nuk ka dyshim për Kiametin. Teksa grindeshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre, thanë: "Ndërtoni një ndërtesë mbi ta. Zoti i tyre di më së miri për ta." Por, ata që kishin më shumë pushtet, lidhur me çështjen e tyre thanë: "Ne do të ndërtojmë mbi ta një faltore."
Albanian Translation - Hassan NahiDhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë). Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70