caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf, ajeti 19

Mekë · radha e zbritjes 69 · 18:19

وَكَذَٰلِكَ بَعَثْنَٰهُمْ لِيَتَسَآءَلُوا۟ بَيْنَهُمْ قَالَ قَآئِلٌ مِّنْهُمْ كَمْ لَبِثْتُمْ قَالُوا۟ لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ قَالُوا۟ رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثْتُمْ فَٱبْعَثُوٓا۟ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمْ هَٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلْمَدِينَةِ فَلْيَنظُرْ أَيُّهَآ أَزْكَىٰ طَعَامًا فَلْيَأْتِكُم بِرِزْقٍ مِّنْهُ وَلْيَتَلَطَّفْ وَلَا يُشْعِرَنَّ بِكُمْ أَحَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne i zgjuam ata që të mund të pyesin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: "Sa keni qëndruar?" Thanë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës." Atëherë thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni qëndruar. Dërgoni njërin nga ju në qytet me këto monedha argjendi, që të shohë se cili ushqim është më i pastër dhe që t'ju sjellë diçka prej tij. Por, le të tregohet i kujdesshëm dhe le të mos marrë vesh askush për ju.
Albanian Translation - Hassan NahiKështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë?)” - U përgjigjën: “Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës”. Disa thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër. Le t’ju sjellë diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70