أَمَّا ٱلسَّفِينَةُ فَكَانَتْ لِمَسَٰكِينَ يَعْمَلُونَ فِى ٱلْبَحْرِ فَأَرَدتُّ أَنْ أَعِيبَهَا وَكَانَ وَرَآءَهُم مَّلِكٌ يَأْخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصْبًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa i përket anijes, ajo u përkiste disa të varfërve që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse mbrapa tyre ndodhej një mbret që merrte çdo anije (të mirë) me forcë.
Albanian Translation - Hassan NahiSa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë.