caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf, ajeti 57

Mekë · radha e zbritjes 69 · 18:57

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعْرَضَ عَنْهَا وَنَسِىَ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ إِنَّا جَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا وَإِن تَدْعُهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ فَلَن يَهْتَدُوٓا۟ إِذًا أَبَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai të cilit, kur i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën dhe harron atë që kanë bërë duart e veta? Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre, që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Edhe nëse i thërrisni në udhëzim, ata kurrë nuk do të udhëzohen.
Albanian Translation - Hassan NahiKush është më i padrejtë se ai që, kur ia kujtojnë shpalljet e Zotit të vet, largohet nga ato dhe harron se ç’kanë bërë duart e tij më parë?! Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi rënduar veshët. Edhe sikur ti t’i thërrasësh ata në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të udhëzohen.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70