caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Maryam مريم

98 ajete · Mekë · radha e zbritjes 44

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ كٓهيعٓصٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKaf, ha, ja, ajn, sad.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذِكْرُ رَحْمَتِ رَبِّكَ عَبْدَهُۥ زَكَرِيَّآ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është rrëfimi i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të Tij, Zekerijait.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُۥ نِدَآءً خَفِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ai iu drejtua Zotit të vet me lutje të fshehtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ إِنِّى وَهَنَ ٱلْعَظْمُ مِنِّى وَٱشْتَعَلَ ٱلرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُنۢ بِدُعَآئِكَ رَبِّ شَقِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerduke thënë: "Zoti im, kockat më janë dobësuar dhe koka më është mbushur me thinja, megjithatë nuk jam zhgënjyer kurrë në lutjen time ndaj Teje, o Zoti im!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنِّى خِفْتُ ٱلْمَوَٰلِىَ مِن وَرَآءِى وَكَانَتِ ٱمْرَأَتِى عَاقِرًا فَهَبْ لِى مِن لَّدُنكَ وَلِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë u druhem të afërmve të mi pas meje, ndërkohë gruaja ime është beronjë prandaj më jep nga ana Jote një pasardhës,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَرِثُنِى وَيَرِثُ مِنْ ءَالِ يَعْقُوبَ وَٱجْعَلْهُ رَبِّ رَضِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit (në çështjen e pejgamberisë). Bëje atë, o Zot, të pëlqyeshëm për Ty!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰزَكَرِيَّآ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ ٱسْمُهُۥ يَحْيَىٰ لَمْ نَجْعَل لَّهُۥ مِن قَبْلُ سَمِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Allahu tha:) "O Zekerija, Ne po të japim myzhde për një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja, emër që nuk ia kemi vënë askujt më parë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَٰمٌ وَكَانَتِ ٱمْرَأَتِى عَاقِرًا وَقَدْ بَلَغْتُ مِنَ ٱلْكِبَرِ عِتِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Zoti im, si mund të kem një djalë, kur gruaja ime është beronjë dhe unë kam arritur një moshë të shtyrë?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَىَّ هَيِّنٌ وَقَدْ خَلَقْتُكَ مِن قَبْلُ وَلَمْ تَكُ شَيْـًٔا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (meleku) tha: "Ashtu është, por Zoti yt ka thënë: "Kjo për Mua është e lehtë, Unë të kam krijuar më parë kur nuk ishe asgjë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةً قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَ لَيَالٍ سَوِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZekerijai tha: "Zoti im, më jep një shenjë." Ai tha: "Shenja jote është se nuk do të mund të flasësh me njerëzit tri net."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوْمِهِۦ مِنَ ٱلْمِحْرَابِ فَأَوْحَىٰٓ إِلَيْهِمْ أَن سَبِّحُوا۟ بُكْرَةً وَعَشِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPas kësaj ai doli te populli i tij nga faltorja dhe u bëri me shenjë që ta lavdërojnë Allahun mëngjes e mbrëmje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰيَحْيَىٰ خُذِ ٱلْكِتَٰبَ بِقُوَّةٍ وَءَاتَيْنَٰهُ ٱلْحُكْمَ صَبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"O Jahja, mbaje Librin fort!" Ne i dhamë urtësinë kur ishte ende fëmijë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَحَنَانًا مِّن لَّدُنَّا وَزَكَوٰةً وَكَانَ تَقِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere bëmë të mëshirshëm, të dëlirë dhe ishte i devotshëm

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَبَرًّۢا بِوَٰلِدَيْهِ وَلَمْ يَكُن جَبَّارًا عَصِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere i sjellshëm ndaj prindërve të vet, e nuk ishte mendjemadh e i pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَسَلَٰمٌ عَلَيْهِ يَوْمَ وُلِدَ وَيَوْمَ يَمُوتُ وَيَوْمَ يُبْعَثُ حَيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPaqja qoftë mbi të ditën kur lindi, ditën kur do të vdesë dhe ditën kur do të ringjallet!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَٰبِ مَرْيَمَ إِذِ ٱنتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًا شَرْقِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe përmend në Libër Merjemen, kur ajo u largua nga familja e saj në një vend në lindje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱتَّخَذَتْ مِن دُونِهِمْ حِجَابًا فَأَرْسَلْنَآ إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo u fsheh prej tyre, pastaj Ne i dërguam asaj Shpirtin Tonë (Xhibrilin), i cili iu shfaq asaj si njeri i plotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَتْ إِنِّىٓ أَعُوذُ بِٱلرَّحْمَٰنِ مِنكَ إِن كُنتَ تَقِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo tha: "Unë kërkoj nga i Gjithëmëshirshmi të më mbrojë nga ti, nëse i frikësohesh Atij!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنَّمَآ أَنَا۠ رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَٰمًا زَكِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Në të vërtetë, Unë jam një i dërguar i Zotit tënd, për të të dhuruar një djalë të dëlirë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَتْ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَٰمٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌ وَلَمْ أَكُ بَغِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo tha: "Si mund të kem unë djalë kur nuk më ka prekur njeri e as jam e pandershme?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَىَّ هَيِّنٌ وَلِنَجْعَلَهُۥٓ ءَايَةً لِّلنَّاسِ وَرَحْمَةً مِّنَّا وَكَانَ أَمْرًا مَّقْضِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ashtu është, por Zoti yt ka thënë: "Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzimin dhe mëshirë nga ana Jonë." Kjo tashmë është çështje e mbaruar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَحَمَلَتْهُ فَٱنتَبَذَتْ بِهِۦ مَكَانًا قَصِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, ajo u bë me barrë dhe u largua me të në një vend të largët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَجَآءَهَا ٱلْمَخَاضُ إِلَىٰ جِذْعِ ٱلنَّخْلَةِ قَالَتْ يَٰلَيْتَنِى مِتُّ قَبْلَ هَٰذَا وَكُنتُ نَسْيًا مَّنسِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhimbjet e lindjes e detyruan të shkonte te trungu i një palme. Ajo tha: "Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar plotësisht!'

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَنَادَىٰهَا مِن تَحْتِهَآ أَلَّا تَحْزَنِى قَدْ جَعَلَ رَبُّكِ تَحْتَكِ سَرِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë zë e thirri nga poshtë: "Mos u pikëllo, se Zoti yt ka bërë një përrua poshtë teje!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُزِّىٓ إِلَيْكِ بِجِذْعِ ٱلنَّخْلَةِ تُسَٰقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًا جَنِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكُلِى وَٱشْرَبِى وَقَرِّى عَيْنًا فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلْبَشَرِ أَحَدًا فَقُولِىٓ إِنِّى نَذَرْتُ لِلرَّحْمَٰنِ صَوْمًا فَلَنْ أُكَلِّمَ ٱلْيَوْمَ إِنسِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHa, pi dhe gëzohu! Nëse sheh ndonjë njeri, thuaji: "Unë jam zotuar para të Gjithëmëshirshmit se do të përmbahem nga të folurit, prandaj nuk do t'i flas sot asnjë njeriu."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَتَتْ بِهِۦ قَوْمَهَا تَحْمِلُهُۥ قَالُوا۟ يَٰمَرْيَمُ لَقَدْ جِئْتِ شَيْـًٔا فَرِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, ajo erdhi te populli i saj duke e mbajtur atë. Ata i thanë: "Oj Merjeme, paske bërë diçka të tmerrshme!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأُخْتَ هَٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i keq, as nëna jote nuk ishte e pandershme."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ قَالُوا۟ كَيْفَ نُكَلِّمُ مَن كَانَ فِى ٱلْمَهْدِ صَبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo bëri me shenjë drejt të birit. Ata thanë: "Si t'i flasim një foshnje në djep?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنِّى عَبْدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِىَ ٱلْكِتَٰبَ وَجَعَلَنِى نَبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Isai) tha: "Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلَنِى مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنتُ وَأَوْصَٰنِى بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمْتُ حَيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi më ka bërë të bekuar kudo që të jem, më ka urdhëruar me namaz e zekat sa të jem gjallë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَبَرًّۢا بِوَٰلِدَتِى وَلَمْ يَجْعَلْنِى جَبَّارًا شَقِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe më ka bërë të sjellshëm ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e të padëgjueshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPaqja qoftë mbi mua ditën që linda, ditën që do të vdes dhe ditën që do të ringjallem."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ قَوْلَ ٱلْحَقِّ ٱلَّذِى فِيهِ يَمْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy pra është Isai, i biri i Merjemes, është fjala e vërtetë në të cilën dyshojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا كَانَ لِلَّهِ أَن يَتَّخِذَ مِن وَلَدٍ سُبْحَٰنَهُۥٓ إِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk i takon Allahut të ketë fëmijë. I patëmeta është Ai! Kur vendos të bëjë diçka, vetëm i thotë: "Bëhu!" dhe bëhet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ هَٰذَا صِرَٰطٌ مُّسْتَقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱخْتَلَفَ ٱلْأَحْزَابُ مِنۢ بَيْنِهِمْ فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن مَّشْهَدِ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, sektet nga mesi i tyre u përçanë (lidhur me të). Pra, mjerë jobesimtarët nga ndodhitë e një Dite të madhe!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَسْمِعْ بِهِمْ وَأَبْصِرْ يَوْمَ يَأْتُونَنَا لَٰكِنِ ٱلظَّٰلِمُونَ ٱلْيَوْمَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa mirë do të dëgjojnë e do të shohin Ditën që do të vijnë te Ne, por sot zullumqarët janë në një humbje të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنذِرْهُمْ يَوْمَ ٱلْحَسْرَةِ إِذْ قُضِىَ ٱلْأَمْرُ وَهُمْ فِى غَفْلَةٍ وَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterParalajmëroji ata për Ditën e Pendimit, kur të gjitha çështjet do të vendosen, por ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا نَحْنُ نَرِثُ ٱلْأَرْضَ وَمَنْ عَلَيْهَا وَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, jemi Ne që e trashëgojmë Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të dhe ata te Ne do të kthehen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَٰبِ إِبْرَٰهِيمَ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërmende në Libër Ibrahimin. Ai ishte besnik i vërtetë dhe pejgamber.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِى عَنكَ شَيْـًٔا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i tha babait të tij: "O babushi im, përse adhuron diçka që as dëgjon, as sheh e as të bën ndonjë dobi?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَبَتِ إِنِّى قَدْ جَآءَنِى مِنَ ٱلْعِلْمِ مَا لَمْ يَأْتِكَ فَٱتَّبِعْنِىٓ أَهْدِكَ صِرَٰطًا سَوِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO babushi im, mua më ka ardhur dije që nuk të ka ardhur ty, prandaj më ndiq, që të të udhëzoj në rrugë të drejtë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَبَتِ لَا تَعْبُدِ ٱلشَّيْطَٰنَ إِنَّ ٱلشَّيْطَٰنَ كَانَ لِلرَّحْمَٰنِ عَصِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO babushi im, mos e adhuro shejtanin, se njëmend shejtani është i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَبَتِ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يَمَسَّكَ عَذَابٌ مِّنَ ٱلرَّحْمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيْطَٰنِ وَلِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO babushi im, me të vërtetë kam frikë se do të të godasë një dënim nga i Gjithëmëshirshmi e të bëhesh shoqërues i shejtanit (në Xhehenem)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَرَاغِبٌ أَنتَ عَنْ ءَالِهَتِى يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ لَئِن لَّمْ تَنتَهِ لَأَرْجُمَنَّكَ وَٱهْجُرْنِى مَلِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "A po largohesh nga zotat e mi, o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë, me siguri do të të mbys me gurë, prandaj largohu nga unë për një kohë të gjatë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ سَلَٰمٌ عَلَيْكَ سَأَسْتَغْفِرُ لَكَ رَبِّىٓ إِنَّهُۥ كَانَ بِى حَفِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterIbrahimi tha: "Paqja qoftë me ty! Unë do të kërkoj falje për ty nga Zoti im. Vërtet, Ai është i Mëshirshëm ndaj meje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَعْتَزِلُكُمْ وَمَا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَأَدْعُوا۟ رَبِّى عَسَىٰٓ أَلَّآ أَكُونَ بِدُعَآءِ رَبِّى شَقِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë do të largohem nga ju dhe nga ajo që adhuroni në vend të Allahut dhe do t'i lutem (vetëm) Zotit tim, meqë shpresoj se nuk do të jem i zhgënjyer me lutjet e mia ndaj Zotit tim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا ٱعْتَزَلَهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ وَكُلًّا جَعَلْنَا نَبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u largua prej tyre dhe prej asaj që adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Ishakun e Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوَهَبْنَا لَهُم مِّن رَّحْمَتِنَا وَجَعَلْنَا لَهُمْ لِسَانَ صِدْقٍ عَلِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që të jenë shumë të lavdëruar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَٰبِ مُوسَىٰٓ إِنَّهُۥ كَانَ مُخْلَصًا وَكَانَ رَسُولًا نَّبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërmend në Libër edhe Musain. Ai ishte njëmend i zgjedhur dhe ishte i dërguar e pejgamber.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَٰدَيْنَٰهُ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ ٱلْأَيْمَنِ وَقَرَّبْنَٰهُ نَجِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, e afruam për t'i folur nga afër

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوَهَبْنَا لَهُۥ مِن رَّحْمَتِنَآ أَخَاهُ هَٰرُونَ نَبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe, nga mëshira Jonë, i dhamë vëllanë e tij, Harunin, si pejgamber.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَٰبِ إِسْمَٰعِيلَ إِنَّهُۥ كَانَ صَادِقَ ٱلْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولًا نَّبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërmend në Libër edhe Ismailin! Ai ishte besnik ndaj premtimit dhe ishte i dërguar e pejgamber.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُۥ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ وَكَانَ عِندَ رَبِّهِۦ مَرْضِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e urdhëronte familjen e vet që të falnin namazin e të jepnin zekatin dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَٰبِ إِدْرِيسَ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërmend në Libër edhe Idrisin. Ai ishte besnik i vërtetë dhe pejgamber.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَرَفَعْنَٰهُ مَكَانًا عَلِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e ngritëm atë në një vend të lartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِن ذُرِّيَّةِ ءَادَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْرَٰٓءِيلَ وَمِمَّنْ هَدَيْنَا وَٱجْتَبَيْنَآ إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُ ٱلرَّحْمَٰنِ خَرُّوا۟ سُجَّدًا وَبُكِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë pejgamberët që Allahu i ka begatuar nga pasardhësit e Ademit, nga ata që i bartëm me Nuhun e nga pasardhësit e Ibrahimit e të Israilit (Jakubit) dhe nga ata që i udhëzuam e i zgjodhëm. Sa herë që u lexoheshin ajetet e të Gjithëmëshirshmit, ata binin në sexhde duke qarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَخَلَفَ مِنۢ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّبَعُوا۟ ٱلشَّهَوَٰتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, pas tyre erdhën breza që lanë pas dore namazin dhe ndoqën epshet e veta, kështu që ata do të gjejnë dënimin,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحًا فَأُو۟لَٰٓئِكَ يَدْخُلُونَ ٱلْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْـًٔا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira, të atillët do të hyjnë në Xhenet dhe atyre nuk u bëhet asnjë padrejtësi,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

جَنَّٰتِ عَدْنٍ ٱلَّتِى وَعَدَ ٱلرَّحْمَٰنُ عِبَادَهُۥ بِٱلْغَيْبِ إِنَّهُۥ كَانَ وَعْدُهُۥ مَأْتِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë Xhenetet e Përjetësisë, që nuk i kanë parë, të cilat ua ka premtuar i Gjithëmëshirshmi robërve të Tij. Premtimi i Tij gjithsesi do të përmbushet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا إِلَّا سَلَٰمًا وَلَهُمْ رِزْقُهُمْ فِيهَا بُكْرَةً وَعَشِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do të dëgjojnë në të asnjë fjalë të kotë, përveç selamit (përshëndetjes së paqes) dhe do t'u sillet ushqimi në mëngjes e në mbrëmje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تِلْكَ ٱلْجَنَّةُ ٱلَّتِى نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy pra është Xheneti, të cilin do t'ua japim si trashëgim robërve Tanë që janë të devotshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمْرِ رَبِّكَ لَهُۥ مَا بَيْنَ أَيْدِينَا وَمَا خَلْفَنَا وَمَا بَيْنَ ذَٰلِكَ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Xhibrili tha:) "Ne zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Zoti yt nuk harron kurrë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَٱعْبُدْهُ وَٱصْطَبِرْ لِعِبَٰدَتِهِۦ هَلْ تَعْلَمُ لَهُۥ سَمِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre. Pra, adhuroje vetëm Atë dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurim ndaj Tij. A njeh ndonjë të ngjashëm me Të?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَقُولُ ٱلْإِنسَٰنُ أَءِذَا مَا مِتُّ لَسَوْفَ أُخْرَجُ حَيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjeriu thotë: "Vallë, pasi të kem vdekur, do të ringjallem përsëri?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَا يَذْكُرُ ٱلْإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقْنَٰهُ مِن قَبْلُ وَلَمْ يَكُ شَيْـًٔا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e kujton njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai s'ishte gjë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَوَرَبِّكَ لَنَحْشُرَنَّهُمْ وَٱلشَّيَٰطِينَ ثُمَّ لَنُحْضِرَنَّهُمْ حَوْلَ جَهَنَّمَ جِثِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë ata dhe shejtanët e pastaj do t'i sjellim të gjithë të gjunëzuar rreth Xhehenemit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ لَنَنزِعَنَّ مِن كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمْ أَشَدُّ عَلَى ٱلرَّحْمَٰنِ عِتِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj Ne do t'i kapim prej secilit grup ata që ishin më të pabindurit ndaj të Gjithëmëshirshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ لَنَحْنُ أَعْلَمُ بِٱلَّذِينَ هُمْ أَوْلَىٰ بِهَا صِلِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithsesi, Ne e dimë më së miri se cilët meritojnë të digjen në të (në Xhehenem)

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن مِّنكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتْمًا مَّقْضِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe çdokush nga ju do të kalojë mbi të. Ky është një vendim i prerë nga Zoti yt.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ نُنَجِّى ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوا۟ وَّنَذَرُ ٱلظَّٰلِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj do t'i shpëtojmë ata që ishin të devotshëm, ndërsa zullumqarët do t'i lëmë të gjunjëzuar në të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٍ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَىُّ ٱلْفَرِيقَيْنِ خَيْرٌ مَّقَامًا وَأَحْسَنُ نَدِيًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen ajetet Tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që besuan: "Cili grup ka pozitë më fisnike dhe rreth më të mirë?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّن قَرْنٍ هُمْ أَحْسَنُ أَثَٰثًا وَرِءْيًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa breza që ishin më lart sa i përket pasurisë dhe pamjes së jashtme Ne i kemi shkatërruar para tyre!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَن كَانَ فِى ٱلضَّلَٰلَةِ فَلْيَمْدُدْ لَهُ ٱلرَّحْمَٰنُ مَدًّا حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوْا۟ مَا يُوعَدُونَ إِمَّا ٱلْعَذَابَ وَإِمَّا ٱلسَّاعَةَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضْعَفُ جُندًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Atyre që janë në humbje, i Gjithëmëshirshmi ua zgjattë jetën, në mënyrë që të shohin atë që u është premtuar: ose dënimin (në këtë botë), ose Kiametin, e atëherë do ta kuptojnë se cilët janë në pozitë më të keqe dhe kanë ushtri më të dobët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَزِيدُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱهْتَدَوْا۟ هُدًى وَٱلْبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيْرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ مَّرَدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ua shton udhëzimin atyre që janë të udhëzuar. Veprat e mira, të cilat mbesin, janë më të mira te Zoti yt si shpërblim dhe më të mira si përfundim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَرَءَيْتَ ٱلَّذِى كَفَرَ بِـَٔايَٰتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالًا وَوَلَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA e ke parë atë që i mohon ajetet Tona dhe thotë: "Me siguri mua do të më jepet pasuri dhe fëmijë (nëse ringjallem)?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَطَّلَعَ ٱلْغَيْبَ أَمِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحْمَٰنِ عَهْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos e di gajbin[2] apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَلَّا سَنَكْتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُۥ مِنَ ٱلْعَذَابِ مَدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi! Ne do t'i shkruajmë ato që ai thotë dhe do t'ia zgjatim dënimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَرِثُهُۥ مَا يَقُولُ وَيَأْتِينَا فَرْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do të trashëgojmë atë për të cilën flet dhe ai do të vijë te Ne i vetëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةً لِّيَكُونُوا۟ لَهُمْ عِزًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kanë marrë zota të tjerë në vend të Allahut, që të jenë ndihmës të tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَلَّا سَيَكْفُرُونَ بِعِبَادَتِهِمْ وَيَكُونُونَ عَلَيْهِمْ ضِدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi! Ata do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të jenë armiq të tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّآ أَرْسَلْنَا ٱلشَّيَٰطِينَ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ تَؤُزُّهُمْ أَزًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Ne dërguam shejtanët kundër jobesimtarëve, për t'i shtyrë vazhdimisht në gjynahe?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَا تَعْجَلْ عَلَيْهِمْ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمْ عَدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, mos kërko shkatërrimin e shpejtë të tyre, se, në të vërtetë, Ne po ua numërojmë atyre ditët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ نَحْشُرُ ٱلْمُتَّقِينَ إِلَى ٱلرَّحْمَٰنِ وَفْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur do t'i tubojmë të devotshmit para të Gjithëmëshirshmit si mysafirë të nderuar,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَسُوقُ ٱلْمُجْرِمِينَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ وِرْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerkurse keqbërësit do t'i çojmë në Xhehenem si një tufë e etur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا يَمْلِكُونَ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَنِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحْمَٰنِ عَهْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAskush nuk do të ketë mundësi të ndërmjetësojë, përveç atyre që kanë marrë premtim nga i Gjithëmëshirshmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحْمَٰنُ وَلَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّقَدْ جِئْتُمْ شَيْـًٔا إِدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu keni thënë diçka të tmerrshme,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنشَقُّ ٱلْأَرْضُ وَتَخِرُّ ٱلْجِبَالُ هَدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernga e cila veç sa nuk copëtohen qiejt, Toka veç sa nuk çahet dhe malet veç sa nuk bien të thërrmuara,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَن دَعَوْا۟ لِلرَّحْمَٰنِ وَلَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersepse ata i veshin të Gjithëmëshirshmit fëmijë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يَنۢبَغِى لِلرَّحْمَٰنِ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë Gjithëmëshirshmit nuk i shkon të ketë fëmijë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن كُلُّ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ إِلَّآ ءَاتِى ٱلرَّحْمَٰنِ عَبْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdokush që është në qiej e në Tokë, patjetër do të vijë tek i Gjithëmëshirshmi si rob.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّقَدْ أَحْصَىٰهُمْ وَعَدَّهُمْ عَدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi i ka përfshirë dhe i ka numëruar të gjithë me saktësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكُلُّهُمْ ءَاتِيهِ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فَرْدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSecili prej tyre do të vete i vetëm para Tij në Ditën e Kiametit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ ٱلرَّحْمَٰنُ وُدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t'u dhurojë dashuri.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِنَّمَا يَسَّرْنَٰهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ ٱلْمُتَّقِينَ وَتُنذِرَ بِهِۦ قَوْمًا لُّدًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që t'i përgëzosh nëpërmjet tij të devotshmit dhe t'i paralajmërosh njerëzit kryeneçë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّن قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُم مِّنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًۢا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar! A ndien ndonjë prej tyre apo a dëgjon, qoftë dhe një pëshpëritje të tyre?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70