caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf, ajeti 28

Mekë · radha e zbritjes 69 · 18:28

وَٱصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِٱلْغَدَوٰةِ وَٱلْعَشِىِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُۥ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُۥ عَن ذِكْرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمْرُهُۥ فُرُطًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterQëndro me ata që i luten Zotit të tyre mëngjes e mbrëmje duke synuar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i hiq sytë nga ata duke kërkuar stolitë e jetës së kësaj bote. Mos iu bind atij që ia kemi bërë zemrën të shkujdesur ndaj përmendjes Sonë e që ndjek dëshirat e veta dhe i ka veprat të humbura.
Albanian Translation - Hassan NahiDhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70