سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٌ رَّابِعُهُمْ كَلْبُهُمْ وَيَقُولُونَ خَمْسَةٌ سَادِسُهُمْ كَلْبُهُمْ رَجْمًۢا بِٱلْغَيْبِ وَيَقُولُونَ سَبْعَةٌ وَثَامِنُهُمْ كَلْبُهُمْ قُل رَّبِّىٓ أَعْلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا قَلِيلٌ فَلَا تُمَارِ فِيهِمْ إِلَّا مِرَآءً ظَٰهِرًا وَلَا تَسْتَفْتِ فِيهِم مِّنْهُمْ أَحَدًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa do të thonë: "Ata ishin tre, e i katërti ishte qeni i tyre." Të tjerët do të thonë: "Ishin pesë, e i gjashti ishte qeni i tyre", duke hamendësuar pa dije. Disa do të thonë: "Ishin shtatë, e i teti ishte qeni i tyre." Thuaj: "Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Vetëm pakkush di për ta." Prandaj, mos diskuto lidhur me ta, përveçse në mënyrë të përgjithshme dhe mos kërko njohuri për ta nga asnjëri prej tyre.
Albanian Translation - Hassan NahiDo të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!