وَرَبُّكَ ٱلْغَفُورُ ذُو ٱلرَّحْمَةِ لَوْ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُوا۟ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلْعَذَابَ بَل لَّهُم مَّوْعِدٌ لَّن يَجِدُوا۟ مِن دُونِهِۦ مَوْئِلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirues. Nëse do t'i dënonte (në këtë botë) për atë që bëjnë, do t'ua shpejtonte dënimin, por ata kanë një afat të caktuar, nga i cili nuk do të gjejnë strehim.
Albanian Translation - Hassan NahiPor Zoti yt është Falësi plot mëshirë. Sikur t’i dënonte ata për çfarë kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin. Por ata i pret një çast i caktuar, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë.