caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf, ajeti 29

Mekë · radha e zbritjes 69 · 18:29

وَقُلِ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَن شَآءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَآءَ فَلْيَكْفُرْ إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا وَإِن يَسْتَغِيثُوا۟ يُغَاثُوا۟ بِمَآءٍ كَٱلْمُهْلِ يَشْوِى ٱلْوُجُوهَ بِئْسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتْ مُرْتَفَقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë, e, kush të dojë, le të mohojë." Ne kemi përgatitur për zullumqarët një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si vaji i vluar që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme dhe sa vendstrehim i shëmtuar!
Albanian Translation - Hassan NahiDhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë”. Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70