أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ جَنَّٰتُ عَدْنٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَٰرُ يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍ وَيَلْبَسُونَ ثِيَابًا خُضْرًا مِّن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ نِعْمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتْ مُرْتَفَقًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër ta do të jenë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen aty me byzylykë ari dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, të mbështetur në kolltukë. Sa shpërblim i këndshëm dhe sa vendbanim i shkëlqyer!
Albanian Translation - Hassan NahiPikërisht atyre u përket Xheneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur!