وَوُضِعَ ٱلْكِتَٰبُ فَتَرَى ٱلْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَٰوَيْلَتَنَا مَالِ هَٰذَا ٱلْكِتَٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحْصَىٰهَا وَوَجَدُوا۟ مَا عَمِلُوا۟ حَاضِرًا وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë do të vihet Libri (i veprave) e do të shohësh fajtorët të frikësuar për atë që gjendet në të dhe do të thonë: "O mjerë ne! Ç'është ky libër që nuk paska lënë asgjë të vogël e as të madhe pa përfshirë!" Ata do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
Albanian Translation - Hassan NahiDhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.