caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf, ajeti 17

Mekë · radha e zbritjes 69 · 18:17

وَتَرَى ٱلشَّمْسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهْفِهِمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقْرِضُهُمْ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمْ فِى فَجْوَةٍ مِّنْهُ ذَٰلِكَ مِنْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ مَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيًّا مُّرْشِدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi mund ta shihje Diellin kur lindte duke anuar nga shpella e tyre në të djathtë dhe kur perëndonte, duke i kaluar ata në të majtë, ndërkohë që ata ndodheshin në brendësinë e saj. Kjo është një ndër shenjat e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuari, kurse për atë që Ai e shpie në humbje, nuk do të mund të gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.
Albanian Translation - Hassan NahiTi (o Muhamed) do ta kishe parë Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë që ata gjendeshin në mesin e saj.[183] Kjo është nga shenjat e Allahut. Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70