caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Kahf, ajeti 50

Mekë · radha e zbritjes 69 · 18:50

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِۦٓ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِى وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّۢ بِئْسَ لِلظَّٰلِمِينَ بَدَلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili ishte nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Vallë, a do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vend Timin, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për të padrejtët!
Albanian Translation - Hassan NahiKur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Atëherë, a do ta merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70