caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hijr الحجر

99 ajete · Mekë · radha e zbritjes 54

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ وَقُرْءَانٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, ra.[1] Këto janë ajetet e Librit, Kuranit të qartë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْ كَانُوا۟ مُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë do të dëshirojnë që të kishin qenë muslimanë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا۟ وَيَتَمَتَّعُوا۟ وَيُلْهِهِمُ ٱلْأَمَلُ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLëri ata të hanë, të gëzohen e të mashtrohen nga shpresat (e rreme), se do ta kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٌ مَّعْلُومٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsnjë vend nuk e kemi shkatërruar e të mos e ketë pasur kohën e caktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّا تَسْبِقُ مِنْ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسْتَـْٔخِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsnjë popull nuk mund ta përshpejtojë afatin e (shkatërrimit të) vet e as ta vonojë atë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِى نُزِّلَ عَلَيْهِ ٱلذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti përnjëmend je i marrë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّوْ مَا تَأْتِينَا بِٱلْمَلَٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërse nuk na i sjell melekët, nëse e thua të vërtetën?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا نُنَزِّلُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَمَا كَانُوٓا۟ إِذًا مُّنظَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMelekët i zbresim vetëm me të vërtetën (për t'i dënuar keqbërësit), e atëherë nuk u jepet afat.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا ٱلذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Ne e e shpallëm Kuranin dhe, pa dyshim, Ne do ta ruajmë atë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِى شِيَعِ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, para teje kemi çuar të dërguar te bashkësitë e mëparshme.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që u vinte ndonjë i dërguar, talleshin me të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ نَسْلُكُهُۥ فِى قُلُوبِ ٱلْمُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu pra, Ne fusim përgënjeshtrimin në zemrat e keqbërësve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا يُؤْمِنُونَ بِهِۦ وَقَدْ خَلَتْ سُنَّةُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk besojnë në të, përkundër shembujve të popujve të mëparshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّوا۟ فِيهِ يَعْرُجُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur t'ua çelnim një portë nga qielli, do të ngjiteshin në të

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَالُوٓا۟ إِنَّمَا سُكِّرَتْ أَبْصَٰرُنَا بَلْ نَحْنُ قَوْمٌ مَّسْحُورُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere do të thoshin: "Në të vërtetë, na janë marrë sytë, madje na është bërë magji."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِى ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًا وَزَيَّنَّٰهَا لِلنَّٰظِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar për vështruesit,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَحَفِظْنَٰهَا مِن كُلِّ شَيْطَٰنٍ رَّجِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi dhe i ruajmë prej çdo shejtani të mallkuar,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا مَنِ ٱسْتَرَقَ ٱلسَّمْعَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç atij që dëgjon vjedhurazi dhe ndiqet nga ndonjë shigjetë flakëruese.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْأَرْضَ مَدَدْنَٰهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَىْءٍ مَّوْزُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e shtrimë Tokën dhe vumë në të male të patundshme. Po ashtu Ne bëmë që të mbijë në të çdo gjë në masë të drejtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَٰيِشَ وَمَن لَّسْتُمْ لَهُۥ بِرَٰزِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi dhe bëmë mjete jetese për ju dhe për ata që nuk i mbani ju.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن مِّن شَىْءٍ إِلَّا عِندَنَا خَزَآئِنُهُۥ وَمَا نُنَزِّلُهُۥٓ إِلَّا بِقَدَرٍ مَّعْلُومٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka asnjë send që thesaret e tij të mos jenë te Ne, por Ne i dërgojmë në sasi të caktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَرْسَلْنَا ٱلرِّيَٰحَ لَوَٰقِحَ فَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَسْقَيْنَٰكُمُوهُ وَمَآ أَنتُمْ لَهُۥ بِخَٰزِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dërgojmë erërat pllenuese dhe lëshojmë shi nga qielli e ju japim për të pirë, e ju nuk mund ta grumbulloni atë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّا لَنَحْنُ نُحْىِۦ وَنُمِيتُ وَنَحْنُ ٱلْوَٰرِثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVetëm Ne japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëguesit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَقْدِمِينَ مِنكُمْ وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَـْٔخِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dimë ata që qenë para jush dhe ata që do të vijnë pas jush.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحْشُرُهُمْ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Zoti yt do t'i tubojë ata. Ai është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن صَلْصَٰلٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne e krijuam njeriun prej një balte të tharë, të zezë e të ndryshuar,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْجَآنَّ خَلَقْنَٰهُ مِن قَبْلُ مِن نَّارِ ٱلسَّمُومِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerndërsa xhinët i krijuam më parë nga një flakë e fortë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّى خَٰلِقٌۢ بَشَرًا مِّن صَلْصَٰلٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Zoti u tha melekëve: "Unë do të krijoj një njeri prej një balte të tharë, të zezë e të ndryshuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِذَا سَوَّيْتُهُۥ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِى فَقَعُوا۟ لَهُۥ سَٰجِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i jap formë e t'i fryj shpirtin, bjerini atij në sexhde[2]!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَسَجَدَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjithë melekët i ranë në sexhde së bashku,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰٓ أَن يَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç Iblisit, i cili nuk pranoi të ishte prej atyre që bënë sexhde.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰٓإِبْلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu i tha: "O Iblis, ç'ke që nuk iu bashkove atyre që bënë sexhde?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ لَمْ أَكُن لِّأَسْجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقْتَهُۥ مِن صَلْصَٰلٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Unë nuk kam për t'i rënë në sexhde një njeriu që e krijove prej një balte të tharë, të zezë e të ndryshuar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فَٱخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu i tha: "Atëherë, dil prej aty, sepse ti je i mallkuar

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ عَلَيْكَ ٱللَّعْنَةَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلدِّينِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe mallkimi do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Zoti im! Më jep afat deri në ditën që do të ringjallen!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Atëherë, ty do të të jepet afat

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْوَقْتِ ٱلْمَعْلُومِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerderi në një ditë të caktuar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِى لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Iblisi) tha: "Zoti im, meqë më çove në humbje, unë do t'ua hijeshoj atyre të pavërtetën në Tokë dhe do t'i shmang të gjithë nga rruga e drejtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ ٱلْمُخْلَصِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç robërve të Tu të përkushtuar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَىَّ مُسْتَقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ عِبَادِى لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi nuk ke pushtet mbi robërit e Mi, përveç mbi të humburit që të ndjekin ty.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوْعِدُهُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Xhehenemi është vendi i premtuar i të gjithë atyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَٰبٍ لِّكُلِّ بَابٍ مِّنْهُمْ جُزْءٌ مَّقْسُومٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ka shtatë porta e në çdo portë hyn një pjesë e caktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte të Xhenetit, pranë burimeve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱدْخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Hyni në të të shpëtuar e të sigurt!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٍ مُّتَقَٰبِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do të shkulim mërinë nga zemrat e tyre e do të jenë vëllezër të ulur në divane përballë njëri-tjetrit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا يَمَسُّهُمْ فِيهَا نَصَبٌ وَمَا هُم مِّنْهَا بِمُخْرَجِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do t'i prekë lodhja në të e as do të nxirren prej aty.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

نَبِّئْ عِبَادِىٓ أَنِّىٓ أَنَا ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTregoju robërve të Mi se Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëploti

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنَّ عَذَابِى هُوَ ٱلْعَذَابُ ٱلْأَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe se dënimi Im është i dhembshëm!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَبِّئْهُمْ عَن ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTregoju atyre edhe për mysafirët e Ibrahimit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًا قَالَ إِنَّا مِنكُمْ وَجِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta hynë tek ai dhe i thanë: "Selam (paqe)!" Ai (më pas) u tha: "Në të vërtetë, ne kemi frikë nga ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ لَا تَوْجَلْ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i thanë: "Mos ki frikë, se ne po të japim myzhde se do të kesh një djalë të ditur!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَبَشَّرْتُمُونِى عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِىَ ٱلْكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "A po më jepni këtë myzhde, përkundër pleqërisë që më ka kapluar?! Për çfarë myzhdeje po flisni?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ بَشَّرْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْقَٰنِطِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Po të japim myzhde me vërtetësi, prandaj mos u bëj i pashpresë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ وَمَن يَقْنَطُ مِن رَّحْمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "E kush e këput shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç të humburve?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Ibrahimi) tha: "Për çfarë pune keni ardhur, o të dërguar?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç familjes së Lutit (dhe pasuesve të tij). Ne do t'i shpëtojmë të gjithë ata,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ قَدَّرْنَآ إِنَّهَا لَمِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerme përjashtim të gruas së tij, për të cilën kemi caktuar që të mbetet pas (me të dënuarit)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَآءَ ءَالَ لُوطٍ ٱلْمُرْسَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur i erdhën Lutit të dërguarit,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerai u tha: "Unë nuk po ju njoh!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ بَلْ جِئْنَٰكَ بِمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَمْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i thanë: "Në të vërtetë, ne kemi sjellë atë në të cilën dyshonin

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَتَيْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe kemi sjellë të vërtetën, e, pa dyshim, ne po e themi të vërtetën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَٱتَّبِعْ أَدْبَٰرَهُمْ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌ وَٱمْضُوا۟ حَيْثُ تُؤْمَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterIk me familjen tënde në një pjesë të natës, shko pas tyre, le të mos shikojë mbrapa askush nga ju, por shkoni aty ku jeni urdhëruar!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَضَيْنَآ إِلَيْهِ ذَٰلِكَ ٱلْأَمْرَ أَنَّ دَابِرَ هَٰٓؤُلَآءِ مَقْطُوعٌ مُّصْبِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i kumtuam atij se ata do të shfaroseshin në mëngjes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَآءَ أَهْلُ ٱلْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë, banorët e qytetit erdhën të gëzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ ضَيْفِى فَلَا تَفْضَحُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi u tha: "Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFrikësojuni Allahut e mos më poshtëroni!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أَوَلَمْ نَنْهَكَ عَنِ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i thanë: "A nuk ta kemi ndaluar që të pranosh njerëz (si mysafirë)?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِىٓ إِن كُنتُمْ فَٰعِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ja bijat e mia, (martohuni me to), nëse tashmë keni vendosur të bëni diçka.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِى سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBetohem për jetën tënde (o Muhamed) se ata bridhnin të humbur në dehjen e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُشْرِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i mori gjëmimi i tmerrshëm në kohën e lindjes së Diellit,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَجَعَلْنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن سِجِّيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe përmbysëm vendin e tyre, duke kthyer poshtë pjesën e sipërme të tij dhe lëshuam mbi ta rrebesh gurësh prej baltës së pjekur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّلْمُتَوَسِّمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, në këtë ka shenja për ata që u kushtojnë vëmendje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٍ مُّقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAto (qytetet e rrënuara) gjendeshin pranë një rruge që ekziston ende.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةً لِّلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, në këtë ka shenja për besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن كَانَ أَصْحَٰبُ ٱلْأَيْكَةِ لَظَٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe banorët e Ejkes[3] ishin zullumqarë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerprandaj u hakmorëm ndaj tyre dhe që të dyja (këto vende) janë në rrugë të dukshme.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ كَذَّبَ أَصْحَٰبُ ٱلْحِجْرِ ٱلْمُرْسَلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, edhe banorët e Hixhrit[4] i quajtën gënjeshtarë të dërguarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَءَاتَيْنَٰهُمْ ءَايَٰتِنَا فَكَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ua dhamë shenjat Tona, por ata ua kthyen shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَانُوا۟ يَنْحِتُونَ مِنَ ٱلْجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta gdhendnin shtëpi në male, duke qenë të sigurt.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُصْبِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, gjëmimi i tmerrshëm i goditi në mëngjes

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe ajo që fituan nuk u bëri dobi aspak.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَـَٔاتِيَةٌ فَٱصْفَحِ ٱلصَّفْحَ ٱلْجَمِيلَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe krijuam qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre vetëm me urtësi. Ndërkaq, Ora e Kiametit do të vijë patjetër, prandaj fal me dashamirësi!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلْخَلَّٰقُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Zoti yt është Krijuesi i gjthçkaje, i Gjithëdijshmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَٰكَ سَبْعًا مِّنَ ٱلْمَثَانِى وَٱلْقُرْءَانَ ٱلْعَظِيمَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Ne të dhamë ty shtatë ajetet e përsëritura dhe Kuranin e madhërishëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِۦٓ أَزْوَٰجًا مِّنْهُمْ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَٱخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos i kthe sytë nga të mirat (e përkohshme) me të cilat i kemi begatuar disa prej tyre, as mos u brengos për ta dhe ji i butë me besimtarët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُلْ إِنِّىٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلْمُبِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë, me të vërtetë, jam paralajmërues i qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَمَآ أَنزَلْنَا عَلَى ٱلْمُقْتَسِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAshtu siç u dërguam dënimin ndarësve,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ جَعَلُوا۟ ٱلْقُرْءَانَ عِضِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët e ndanë Kuranin në pjesë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَوَرَبِّكَ لَنَسْـَٔلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, betohem për Zotin tënd se do t'i pyesim të gjithë ata

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

عَمَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpër gjithçka që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKumto haptas atë që të urdhërohet dhe mos ua vër veshin idhujtarëve,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا كَفَيْنَٰكَ ٱلْمُسْتَهْزِءِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerse Ne të mjaftojmë ty kundër tallësve,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَجْعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët adhurojnë krahas Allahut zot tjetër. Por, së shpejti do ta kuptojnë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dimë mirë se ty të ngushtohet gjoksi për shkak të asaj që thonë ata,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor ti lartësoje Zotin tënd me lavdërim e ji prej atyre që bëjnë sexhde

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70