Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUrdhri i Allahut do të vijë patjetër, prandaj mos kërkoni përshpejtimin e tij! I Patëmeta e i Lartësuar është Ai mbi çdo gjë që i shoqërojnë Atij.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi, me urdhrin e Tij, ia dërgon melekët me shpallje kujt të dojë nga robërit e Vet (duke u thënë): "Paralajmëroni se askush nuk meriton të adhurohet përveç Meje, prandaj kini frikë nga Unë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi i krijoi edhe bagëtitë, të cilat i keni si burim ngrohjeje e përfitimesh të tjera dhe prej tyre ushqeheni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë to gjeni bukurinë kur i ktheni nga kullota (në mbrëmje) dhe kur i çoni për të kullotur (në mëngjes).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAto bartin barrët tuaja deri në vende në të cilat ju s'do të mund të arrinit, përveçse me vështirësi të madhe. Me të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe kuajt, mushkat e gomarët (i krijoi Ai), për t'u hipur dhe për hijeshi. Ai krijon edhe gjëra që nuk i dini.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahut i takon t'jua tregojë rrugën e drejtë, ndërsa të tjerat janë të shtrembra. E, sikur të donte Ai, do t'ju udhëzonte të gjithë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që e lëshon shiun nga qielli, prej të cilit keni për të pirë dhe me të cilin rriten bimët, ku i kullotni bagëtitë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi bën që nëpërmjet tij të mbijnë drithërat, ullinjtë, hurmat, rrushi dhe të gjitha llojet e frutave. Pa dyshim, këtu ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi nënshtroi për ju natën, ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë të nënshtruara me urdhrin e Tij. Me të vërtetë në këto ka shenja për njerëzit që kuptojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi nënshtroi për ju edhe çdo gjë që krijoi me ngjyra të ndryshme. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që marrin mësim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi jua nënshtroi detin që të hani prej tij mish të njomë dhe të nxirrni nga ai stolitë që i mbani. Ti sheh anijet se si e çajnë ujin, që ju të mund të kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe që të jeni falënderues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi vuri në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ju, dhe bëri lumenj e rrugë që të mund të orientoheni,
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe nëse do të përpiqeshit t'i numëronit mirësitë e Allahut, s'do të mund t'i numëronit. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërsa ata që i adhurojnë në vend të Allahut nuk krijojnë asgjë; përkundrazi, ata vetë janë të krijuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti juaj është Një dhe i Vetëm. Ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat i kanë mohuese dhe janë mendjemëdhenj.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se Allahu e di çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin haptas. Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, në Ditën e Kiametit, ata do të bartin gjynahet e tyre të plota, si dhe disa gjynahe të atyre që i humbën pa dituri. Ah, sa barrë e keqe që është ajo!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe ata që ishin më parë thurën kurthe, por Allahu ua shembi ndërtesën që në themel, kështu që çatia ra mbi ta dhe u erdhi dënimi nga nuk e prisnin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t'i poshtërojë ata dhe do t'u thotë: "Ku janë ortakët e Mi, për shkak të të cilëve kundërshtonit?" Ata që u është dhënë dituria do të thonë: "Me të vërtetë, sot, poshtërimi dhe dënimi do të bjerë mbi jobesimtarët,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilëve melekët ua marrin shpirtin, duke qenë të padrejtë ndaj vetvetes. Ata do të nënshtrohen (e do të thonë): "S'kemi bërë asgjë të keqe!" (Atyre do t'u thuhet:) "Përkundrazi! Allahu e di mirë çfarë keni bërë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë!" Ah, sa i keq që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, atyre që i frikësohen Allahut, do t'u thuhet: "Çfarë shpalli Zoti juaj?" Ata do të thonë: "Mirësi." Ata që bëjnë punë të mira do të kenë mirësi në këtë botë, kurse në botën tjetër do ta kenë edhe më mirë. Sa i mirë që është vendi i të devotshmëve!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të hyjnë në Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të kenë çfarëdo që dëshirojnë. Kështu i shpërblen Allahu të devotshmit,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilëve melekët ua marrin shpirtin, duke qenë të dëlirë. (Ata do t'u thonë:) "Paqja qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet për shkak të asaj që punuat!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a mos janë duke pritur ata që t'u vijnë melekët ose t'u vijë urdhri i Zotit tënd? Kështu vepruan edhe ata para tyre. Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, ata i goditi dënimi për shkak të veprave të këqija që bënë dhe i zuri ajo me të cilën talleshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që i veshin Allahut ortakë thonë: "Sikur të donte Allahu, as ne, as etërit tanë nuk do të adhuronim asgjë në vend të Allahut, e as që do të ndalonim diçka pa dëshirën e Tij." Kështu bënë edhe ata që ishin para tyre. Por, të dërguarit s'kanë detyrë tjetër veç kumtimit të qartë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, çdo populli i kemi çuar të dërguar, të cilët u thoshin: "Adhurojeni Allahun dhe largojuni zotave të rremë!" Disa i udhëzoi Allahu në rrugë të drejtë e disa e merituan humbjen. Prandaj, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSado që përpiqesh për udhëzimin e tyre, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do ta lërë në humbje dhe për ta s'do të ketë ndihmëtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta betoheshin fuqishëm në Allahun se Allahu nuk do t'i ringjallë të vdekurit. Përkundrazi! Ky është premtim më se i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Allahu do t'i ringjallë ata) që t'ua bëjë të qartë të vërtetën lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin dhe që jobesimtarët ta kuptojnë se ishin gënjeshtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që mërguan për hir të Allahut, pasi iu bë zullum, do t'i vendosim në një vend të mirë në këtë botë, por shpërblimi i botës tjetër do të jetë më i madh, - veç sikur ta dinin, -
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe para teje Ne kemi dërguar vetëm burra, të cilëve ua kemi dhënë shpalljen. Prandaj, pyetni ata që kanë njohuri, nëse ju nuk e dini!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(I dërguam) me prova të qarta dhe libra, ndërsa ty ta zbritëm Këshillën, që t'ua sqarosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a janë të sigurt ata që kurdisën kurthe se Allahu nuk do ta bëjë tokën t'i përpijë ose se nuk do t'u vijë dënimi prej nga nuk e presin?!
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerose se nuk do t'i kaplojë dënimi duke qenë të frikësuar. Zoti yt, në të vërtetë, është Përdëllimtar e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i shohin ata gjërat që ka krijuar Allahu, se si hijet e tyre anojnë djathtas e majtas, duke i bërë sexhde Allahut me përulësi të plotë?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahut i bie në sexhde çdo gjallesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e edhe melekët, të cilët nuk janë mendjemëdhenj
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka thënë: "Mos adhuroni dy zota, se pa dyshim, Ai është një Zot i Vetëm, prandaj vetëm nga Unë frikësohuni!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i takon gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i takon përkushtimi përherë. Vallë, a do t'i frikësoheni ndokujt tjetër përveç Allahut?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo mirësi që keni është prej Allahut, e, kur ju godet e keqja, vetëm tek Ai ktheheni për të kërkuar ndihmë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta ua ndajnë idhujve, – të cilët nuk dinë asgjë, – një pjesë të asaj që Ne ua kemi dhënë. Betohem në Allahun se do të pyeteni për atë që keni trilluar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i veshin Allahut vajza, – i Patëmeta është Ai, – ndërsa për vete zgjedhin atë që e pëlqejnë (djemtë).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi për lindjen e ndonjë vajze, i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që i është dhënë, duke menduar a ta mbajë atë përkundër turpit, apo ta varrosë në dhé! Ah, sa keq që gjykojnë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që nuk besojnë në botën tjetër u takon shembulli i keq (cilësitë e përbuzura), ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë (cilësitë më të larta). Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse Allahu do t'i ndëshkonte njerëzit për padrejtësitë e tyre, Ai nuk do të linte asnjë gjallesë në Tokë, por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. E, kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i veshin Allahut atë që për vete e urrejnë, kurse gjuhët e tyre thonë gënjeshtra se gjoja ata do të kenë shpërblimin e mirë. S'ka dyshim se ata do të kenë Zjarrin dhe se aty do të lihen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBetohem për Allahun se Ne kemi çuar të dërguar edhe te popujt para teje, por shejtani ua hijeshoi punët e tyre (të shëmtuara). Sot, ai është ndihmësi i tyre, por ata do të kenë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ta kemi zbritur Librin vetëm që t'ua sqarosh atyre atë për të cilën ranë në kundërshti dhe si udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e zbret nga qielli shiun me të cilin gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Vërtet në këtë ka shenjë të qartë për njerëzit që dëgjojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, për ju ka mësim te bagëtitë: nga ajo që del nga barqet e tyre, ndërmjet bajgave e gjakut, Ne ju japim qumësht të pastër e të shijshëm për ata që e pinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe nga frutat e palmave dhe hardhisë ju merrni pije dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se në këtë ka shenjë të qartë për njerëzit që kuptojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti yt i frymëzoi bletët (duke thënë): "Ngrini shtëpi në male, në pemë dhe në ato (koshere) që ndërtojnë (njerëzit)!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj hani nga çdo frutë dhe ndiqni të nënshtruara rrugët e Zotit tuaj!" Nga barqet e tyre del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit. Vërtet, në këtë ka shenjë të qartë për njerëzit që mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju krijoi, pastaj ju bën të vdisni. Disa nga ju arrijnë moshën më të mjerë, saqë, pas dijes që kishin, nuk dinë më asgjë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka dalluar disa prej jush mbi të tjerët në furnizim. Por, ata që janë dalluar nuk e ndajnë furnizimin me robërit e tyre, në mënyrë që të jenë të barabartë me ta. Atëherë, si i mohojnë dhuntitë e Allahut?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, e nëpërmjet bashkëshorteve tuaja ju dha fëmijë dhe nipa e mbesa, si dhe ju begatoi me të mira. Vallë, si mund ta besojnë të pavërtetën e t'i mohojnë dhuntitë e Allahut?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta, në vend të Allahut adhurojnë ata që nuk mund t'u sjellin kurrfarë rrizku nga qielli e as nga Toka e as që mund të zotërojnë gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju sjell si shembull një rob që është pronë e dikujt tjetër, i cili s'ka asgjë në dorë dhe atë që i kemi dhënë rrizk të mirë, prej të cilit jep fshehurazi e haptazi. A mund të jenë të barabartë? Lavdërimi i takon Allahut, por shumica e tyre nuk dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu sjell edhe shembullin e dy burrave, njëri prej të cilëve është shurdhmemec dhe s'mund të bëjë asgjë, madje është barrë për të zotin e vet: kudo që e çon, nuk i sjell asnjë dobi. A mund të jetë njësoj ky me atë që urdhëron drejtësinë, duke qenë në rrugë të drejtë?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës, ndërsa çështja e Kiametit është vetëm sa çel e mbyll sytë, ose edhe më afër. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja, ndërkohë që ju nuk dinit asgjë, dhe jua dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat, që të falënderoni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i kanë parë zogjtë se si u është mundësuar të fluturojnë në hapësirën ajrore? Ata i mban vetëm Allahu. Vërtet në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu jua bëri shtëpitë për të banuar dhe nga lëkurat e bagëtive ju bëri tenda, që t'i përdorni lehtësisht kur udhëtoni dhe kur vendoseni në ndonjë vend, e prej leshit, gëzofit dhe qimeve të tyre Ai bëri për ju shtroja e veshje, që t'i gëzoni për një kohë të caktuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju ka bërë hije nga ajo që ka krijuar dhe ka bërë për ju strehë në male. Ai ka bërë për ju rroba që ju mbrojnë nga nxehtësia dhe parzmore që ju mbrojnë në betejë. Kështu, Ai i plotëson dhuntitë e Tij ndaj jush, që t'i nënshtroheni Atij.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Ditën kur nga çdo popull do të sjellim nga një dëshmitar, pastaj jobesimtarëve nuk do t'u lejohet të shfajësohen e as do të kërkohet prej tyre që të kthehen (në dynja për të bërë vepra të mira).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur idhujtarët të shohin ata që i adhuruan në vend të Allahut, do të thonë: "Zoti ynë, këta janë ortakët që ne i lutnim në vend Tëndin." Por, ata do t'u kundërvihen duke thënë: "Ju jeni vërtet gënjeshtarë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta ditë, ata do të nënshtrohen plotësisht para Allahut dhe do t'u humbasin ata ata (zotat e rremë) që kanë sajuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që nuk besuan dhe penguan (të tjerët) nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim, për shkak të paudhësive që bënin.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Ditën kur do të sjellim dëshmitarë kundër çdo populli nga mesi i tyre dhe ty do të të sjellim dëshmitar kundër këtyre. Ne ta shpallëm ty Librin si shpjegim për çdo gjë dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe përgëzim për muslimanët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë e ndihmën ndaj të afërmve dhe ndalon turpërinë, punët e këqija e padrejtësinë. Ai ju këshillon që të merrni mësim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbani premtimet e Allahut kur t'i jepni dhe mos i shkilni betimet pasi t'i keni bërë ato, ndërkohë që e keni marrë Allahun për dorëzanë. Njëmend, Allahu e di çfarë bëni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos u bëni si ajo gruaja që e prish tjerrën e saj pasi ta ketë penjëzuar fort, duke i përdorur betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin, që një grup të jetë më i madh se tjetri! Në të vërtetë, Allahu me këtë ju vë në sprovë, ndërsa në Ditën e Kijametit do t'ju bëjë të qartë çdo gjë për të cilën kundërshtoheshit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të donte Allahu, do t'ju kishte bërë një bashkësi të vetme, por Ai çon në humbje atë që do dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ju, gjithsesi do të merreni në pyetje për atë që bënit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos i përdorni betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin, që të mos ju rrëshqasin këmbët (nga rruga e drejtë) pasi qenë të qëndrueshme e të shijoni dënimin për shkak të pengimit (të njerëzve) nga rruga e Allahut dhe të keni dënim të madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos e këmbeni besën e Allahut me diçka të pavlerë, se s'ka dyshim se ajo që është tek Allahu është më e mirë për ju, në qoftë se e dini.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo që gjendet te ju do të mbarojë, ndërsa ajo që gjendet tek Allahu është e përhershme. Gjithsesi, Ne do t'i shpërblejmë durimtarët sipas punëve më të mira që kanë bërë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull, qoftë femër, duke qenë besimtar, Ne do t'i japim jetë të mirë dhe do ta shpërblejmë sipas punëve më të mira që ka bërë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPushteti i tij është vetëm mbi ata që e marrin për mik dhe që, për shkak të tij, adhurojnë të tjerë (përveç Allahut).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Ne zëvendësojmë një ajet me ndonjë tjetër, - ndërkohë Allahu e di mirë çfarë shpall, - ata thonë: "Ti je njëmend trillues!" Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Atë (Kuranin) e zbriti Shpirti i Dëlirë (Xhibrili) nga Zoti yt, me të vërtetën, për t'i forcuar ata që besojnë dhe si udhërrëfyes e përgëzim për muslimanët."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dimë fort mirë që ata thonë: "Atë (Muhamedin) është duke e mësuar një njeri!" Por, gjuha e atij për të cilin flasin është e huaj, ndërsa ky (Kuran) është në gjuhën e pastër arabe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që nuk u besojnë ajeteve të Allahut dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, gënjeshtra trillojnë ata që nuk u besojnë ajeteve të Allahut. Mu ata janë gënjeshtarët e vërtetë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi që e mohon Allahun pasi të ketë besuar, - me përjashtim të atij që është i detyruar, ndërsa zemra e tij është e mbushur me iman, - pra, ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do t'i kapë zemërimi i Allahut dhe do të kenë dënim të madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, për shkak se ata më shumë e deshën jetën e kësaj bote sesa botën tjetër dhe ngaqë Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata të cilëve Allahu ua ka vulosur zemrat, dëgjimin dhe shikimin dhe mu këta janë të shkujdesurit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Zoti yt, për ata që mërguan, pasi u sprovuan e më pas luftuan (në rrugën e Allahut) e bënë durim, pas gjithë kësaj, Zoti yt, është gjithsesi Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur çdo njeri do të vijë duke u munduar ta mbrojë vetveten dhe secili do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu sjell si shembull qytetin (e Mekës) që ishte i sigurt e i qetë, të cilit i vinte rrizku me bollëk nga çdo anë, por më pas i mohuan dhuntitë e Allahut, ndërkohë që Allahu i bëri të shijojnë urinë e frikën për shkak të asaj që bënin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre u erdhi një i dërguar nga mesi i tyre, por e quajtën gënjeshtar, prandaj i kapi dënimi, sepse ishin të padrejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHani nga gjërat e lejuara e të mira që jua ka dhënë Allahu dhe falënderoni për të mirat e Allahut, nëse njëmend e adhuroni vetëm Atë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ai jua ka ndaluar vetëm ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur jo në emër të Allahut. Por, nëse ndokush detyrohet të hajë diçka prej tyre, pa dashur të mëkatojë dhe pa i kaluar kufijtë, atëherë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE mos thoni duke gënjyer me gjuhët tuaja: "Kjo është e lejuar e kjo e ndaluar", me qëllim që të trilloni gënjeshtra për Allahun, se, pa dyshim, ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun, nuk do të shpëtojnë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHebrenjve ua ndaluam atë që të treguam më parë. Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Zoti yt, për ata që bëjnë të këqija nga padija e pastaj pendohen dhe përmirësohen, pas kësaj, Zoti yt është gjithsesi Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, Ibrahimi ishte shembull i përkryer, i përkushtuar ndaj Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ishte idhujtar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, e shtuna u qe caktuar atyre që ranë në kundërshti lidhur me të. Por, Zoti yt, gjithsesi, do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që nuk pajtoheshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe diskuto me ta në mënyrën më të mirë! Gjithsesi, Allahu e di më së miri se kush i është shmangur rrugës së Tij dhe Ai i di më së miri të udhëzuarit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa ju kanë ndëshkuar. Por, nëse duroni, kjo, pa dyshim, është më mirë për durimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDuro, - e durimi yt vjen vetëm nga Allahu, - dhe mos u pikëllo për ta, as mos u brengos për shkak të kurtheve të tyre!