caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ibrahim ابراهيم

52 ajete · Mekë · radha e zbritjes 72

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ ٱلنَّاسَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, ra.[1] Këtë Libër ta zbritëm ty, që t'i nxjerrësh njerëzit nga errësirat në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهِ ٱلَّذِى لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَوَيْلٌ لِّلْكَٰفِرِينَ مِنْ عَذَابٍ شَدِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahut, të Cilit i takon gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Mjerë jobesimtarët për dënimin e rëndë (që do t'i gjejë),

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَسْتَحِبُّونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا عَلَى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا أُو۟لَٰٓئِكَ فِى ضَلَٰلٍۭ بَعِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj tjetrës dhe pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë. Këta janë në një humbje të largët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوْمِهِۦ لِيُبَيِّنَ لَهُمْ فَيُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk çuam asnjë të Dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, që t'ua sqarojë atyre (fenë). Por, Allahu e humb atë që do dhe e udhëzon atë që do. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَكَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَذَكِّرْهُم بِأَيَّىٰمِ ٱللَّهِ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Musain me provat Tona (e i thamë): "Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe kujtojua atyre ditët e Allahut!" Me të vërtetë, në këtë ka shenja për këdo që është njëmend durimtar e falënderues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ أَنجَىٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ وَيُذَبِّحُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Musai i tha popullit të vet: "Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, të cilët ju shkaktonin shumë vuajtje: jua thernin djemtë dhe jua linin të gjalla vajzat. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِن شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ وَلَئِن كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِى لَشَدِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur Zoti jua shpalli: "Nëse falënderoni, Unë do t'jua shtoj (të mirat), por, nëse mohoni, ta dini se dënimi Im është me të vërtetë i rëndë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكْفُرُوٓا۟ أَنتُمْ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِىٌّ حَمِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha gjithashtu: "Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, ta dini se Allahu është njëmend i Panevojë dhe i Lavdëruar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَؤُا۟ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِمْ لَا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا ٱللَّهُ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَرَدُّوٓا۟ أَيْدِيَهُمْ فِىٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَقَالُوٓا۟ إِنَّا كَفَرْنَا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ وَإِنَّا لَفِى شَكٍّ مِّمَّا تَدْعُونَنَآ إِلَيْهِ مُرِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk ju ka ardhur lajmi për ata që ishin para jush, për popullin e Nuhut, për adët, për themudët dhe për ata pas tyre, të cilët i di vetëm Allahu? Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata i vunë duart në gojë (nga zemërimi) dhe thanë: "Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe vërtet jemi në mëdyshje të madhe lidhur me atë në të cilën na thërrisni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَتْ رُسُلُهُمْ أَفِى ٱللَّهِ شَكٌّ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى قَالُوٓا۟ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا تُرِيدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë dërguarit e tyre thanë: "Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve e të Tokës?! Ai ju thërret që t'jua falë gjynahet dhe t'ju japë afat deri në një kohë të caktuar." Ata thanë: "Ju jeni vetëm njerëz sikurse ne! Ju doni të na largoni nga ajo që adhuronin të parët tanë. Na sillni atëherë një provë të qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَتْ لَهُمْ رُسُلُهُمْ إِن نَّحْنُ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَمَا كَانَ لَنَآ أَن نَّأْتِيَكُم بِسُلْطَٰنٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë dërguarit e tyre u thanë: "Ne vërtet jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep dhunti kujt të dojë prej robërve të Tij. E, ne nuk kemi fuqi t'ju sjellim prova përveçse me lejen e Allahut. Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدْ هَدَىٰنَا سُبُلَنَا وَلَنَصْبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيْتُمُونَا وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE përse të mos i mbështetemi Allahut, ndërkohë që Ai na ka udhëzuar në rrugë të drejtë?! Ne njëmend do të bëjmë durim kundrejt vuajtjeve që na i shkaktoni ju. Vetëm Allahut le t'i mbështeten ata që mbështeten."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِرُسُلِهِمْ لَنُخْرِجَنَّكُم مِّنْ أَرْضِنَآ أَوْ لَتَعُودُنَّ فِى مِلَّتِنَا فَأَوْحَىٰٓ إِلَيْهِمْ رَبُّهُمْ لَنُهْلِكَنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që mohuan u thanë të dërguarve të tyre: "Do t'ju dëbojmë nga Toka jonë ose do të ktheheni në fenë tonë." Atëherë, atyre u shpalli Zoti i tyre: "Ne, gjithsesi do t'i shkatërrojmë zullumqarët

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَنُسْكِنَنَّكُمُ ٱلْأَرْضَ مِنۢ بَعْدِهِمْ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَافَ مَقَامِى وَخَافَ وَعِيدِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe pas tyre do t'ju bëjmë ju banorë të asaj toke. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje dhe nga paralajmërimi Im.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱسْتَفْتَحُوا۟ وَخَابَ كُلُّ جَبَّارٍ عَنِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta (të dërguarit) u lutën për fitore dhe u shkatërrua çdo tiran kokëfortë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مِّن وَرَآئِهِۦ جَهَنَّمُ وَيُسْقَىٰ مِن مَّآءٍ صَدِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilin e pret Xhehenemi, ku do t'i jepet të pijë ujë të qelbur,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَتَجَرَّعُهُۥ وَلَا يَكَادُ يُسِيغُهُۥ وَيَأْتِيهِ ٱلْمَوْتُ مِن كُلِّ مَكَانٍ وَمَا هُوَ بِمَيِّتٍ وَمِن وَرَآئِهِۦ عَذَابٌ غَلِيظٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilin do ta gëlltisë, por mezi do ta kapërdijë, ndërkohë që vdekja i vjen nga çdo anë, por ai nuk do të vdesë. Atë e pret një dënim i rëndë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ أَعْمَٰلُهُمْ كَرَمَادٍ ٱشْتَدَّتْ بِهِ ٱلرِّيحُ فِى يَوْمٍ عَاصِفٍ لَّا يَقْدِرُونَ مِمَّا كَسَبُوا۟ عَلَىٰ شَىْءٍ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلْبَعِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVeprat e atyre që mohuan Zotin e tyre i ngjajnë një hiri që e shpluhuron një erë e fortë në një ditë të stuhishme. Atyre s'do t'u bëjë dobi asgjë që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍ جَدِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Allahu krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi? Nëse do, Ai ju zhduk ju dhe krijon të tjerë (që e adhurojnë Atë).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kjo nuk është e vështirë për Allahun.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ جَمِيعًا فَقَالَ ٱلضُّعَفَٰٓؤُا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا مِنْ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ قَالُوا۟ لَوْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيْنَٰكُمْ سَوَآءٌ عَلَيْنَآ أَجَزِعْنَآ أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjithë do të dalin para Allahut. Atëherë, të dobëtit do t'u thonë mendjemëdhenjve: "Ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a nuk do të na e lehtësoni sadopak dënimin e Allahut?" Ata thanë: "Sikur të na udhëzonte Allahu në rrugë të drejtë, edhe ne do t'ju udhëzonim ju. Është krejt njësoj, u ankuam apo duruam, për ne nuk ka shpëtim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلشَّيْطَٰنُ لَمَّا قُضِىَ ٱلْأَمْرُ إِنَّ ٱللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ ٱلْحَقِّ وَوَعَدتُّكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ وَمَا كَانَ لِىَ عَلَيْكُم مِّن سُلْطَٰنٍ إِلَّآ أَن دَعَوْتُكُمْ فَٱسْتَجَبْتُمْ لِى فَلَا تَلُومُونِى وَلُومُوٓا۟ أَنفُسَكُم مَّآ أَنَا۠ بِمُصْرِخِكُمْ وَمَآ أَنتُم بِمُصْرِخِىَّ إِنِّى كَفَرْتُ بِمَآ أَشْرَكْتُمُونِ مِن قَبْلُ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur çështja mori fund, shejtani tha: "Vërtet Allahu ju bëri premtim të vërtetë, ndërsa unë ju premtova e ju mashtrova, por unë nuk pata pushtet mbi ju, vetëm se ju thirra dhe ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni vetveten! Unë s'mund t'ju ndihmoj juve e as ju s'mund të më ndihmoni mua." Unë e mohoj adhurimin që ma bëtë më parë krahas Allahut. Sigurisht që për zullumqarët do të ketë dënim të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُدْخِلَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ تَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَٰمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, me lejen e Zotit të tyre, do të futen në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të banojnë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre do të jetë: "Selam (Paqe)!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِى ٱلسَّمَآءِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e ke parë se si Zoti shëmbëllen fjalën e mirë me një pemë të mirë, rrënja e së cilës është e fortë e dega e saj është në qiell?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تُؤْتِىٓ أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍۭ بِإِذْنِ رَبِّهَا وَيَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo i jep frutat e saj në çdo kohë me lejen e Zotit të vet. Allahu u sjell shembuj njerëzve që ata të mendojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٍ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ ٱجْتُثَّتْ مِن فَوْقِ ٱلْأَرْضِ مَا لَهَا مِن قَرَارٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, fjala e keqe është si pema e keqe që është shkulur nga toka dhe është e paqëndrueshme.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱلْقَوْلِ ٱلثَّابِتِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّٰلِمِينَ وَيَفْعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu i forcon besimtarët me Fjalën e qëndrueshme, si në këtë jetë, ashtu dhe në botën tjetër, dhe Allahu i humb keqbërësit. Allahu bën çfarë të dojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ كُفْرًا وَأَحَلُّوا۟ قَوْمَهُمْ دَارَ ٱلْبَوَارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kthyen me mohim dhe e çuan popullin e tyre në vendin e shkatërrimit,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا وَبِئْسَ ٱلْقَرَارُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë Xhehenem, ku do të hyjnë ata? Ah, sa vendqëndrim i keq!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ أَندَادًا لِّيُضِلُّوا۟ عَن سَبِيلِهِۦ قُلْ تَمَتَّعُوا۟ فَإِنَّ مَصِيرَكُمْ إِلَى ٱلنَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i sajuan Allahut ortakë, që t'i largojnë (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaju: "Kënaquni, se s'ka dyshim se fundi juaj është në Zjarr!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لِّعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُنفِقُوا۟ مِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌ لَّا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خِلَٰلٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju robërve të Mi që besuan, që të falin namazin dhe të japin fshehtas e haptas nga ajo që u kemi dhënë, para se të vijë një Ditë në të cilën nuk do të ketë as tregti e as miqësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَخْرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزْقًا لَّكُمْ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلْفُلْكَ لِتَجْرِىَ فِى ٱلْبَحْرِ بِأَمْرِهِۦ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلْأَنْهَٰرَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që krijoi qiejt e Tokën dhe lëshoi shi nga qielli, përmes të cilit nxori fruta si ushqim për ju. Ai nënshtroi për ju anijet që lundrojnë në det me urdhrin e Tij dhe jua nënshtroi lumenjtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ دَآئِبَيْنِ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi nështroi për ju Diellin dhe Hënën, që lundrojnë pandërprerë në rrjedhën e tyre, dhe jua nënshtroi natën e ditën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَءَاتَىٰكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِن تَعُدُّوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ لَا تُحْصُوهَآ إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ju dha gjithçka që kërkuat. Edhe nëse do të përpiqeshit t'i numëronit dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t'i numëronit. Njëmend njeriu është shumë i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَٰذَا ٱلْبَلَدَ ءَامِنًا وَٱجْنُبْنِى وَبَنِىَّ أَن نَّعْبُدَ ٱلْأَصْنَامَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيرًا مِّنَ ٱلنَّاسِ فَمَن تَبِعَنِى فَإِنَّهُۥ مِنِّى وَمَنْ عَصَانِى فَإِنَّكَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti im, ata çuan në humbje shumë njerëz! Kushdo që më ndjek mua, ai është prej meje, ndërsa për atë që më kundërshton, Ti je vërtet Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَّبَّنَآ إِنِّىٓ أَسْكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِى بِوَادٍ غَيْرِ ذِى زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ ٱلْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱجْعَلْ أَفْـِٔدَةً مِّنَ ٱلنَّاسِ تَهْوِىٓ إِلَيْهِمْ وَٱرْزُقْهُم مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë, unë kam vendosur një pjesë të pasardhësve të mi në një luginë pa bimësi pranë Shtëpisë Sate të shenjtë, që të falin namazin, o Zoti ynë! Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të anojnë nga ata dhe furnizoji me fruta, që të jenë mirënjohës!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعْلَمُ مَا نُخْفِى وَمَا نُعْلِنُ وَمَا يَخْفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë, Ti e di çfarë fshehim dhe çfarë shfaqim hapatazi. Allahut nuk mund t'i fshihet asgjë, as në Tokë e as në qiell.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى وَهَبَ لِى عَلَى ٱلْكِبَرِ إِسْمَٰعِيلَ وَإِسْحَٰقَ إِنَّ رَبِّى لَسَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLavdërimi i takon Allahut, i Cili në pleqëri më dha Ismailin dhe Is'hakun. Vërtet, Zoti im është Dëgjuesi i lutjeve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبِّ ٱجْعَلْنِى مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِى رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَآءِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që e falin namazin. Zoti ynë! Ma prano lutjen!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبَّنَا ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ ٱلْحِسَابُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë! Më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën që do të jepet llogaria!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ غَٰفِلًا عَمَّا يَعْمَلُ ٱلظَّٰلِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ ٱلْأَبْصَٰرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos mendo se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë zullumqarët. Ai thjesht po i lë ata deri në një Ditë kur sytë e tyre do të shtangen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مُهْطِعِينَ مُقْنِعِى رُءُوسِهِمْ لَا يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ وَأَفْـِٔدَتُهُمْ هَوَآءٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere do të çohen (nga varret) me rrëmbim, duke ngritur kokat (për të parë ç'po ndodh). Ata s'do të mund t'i lëvizin sytë dhe zemrat do t'i kenë të zbrazëta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنذِرِ ٱلنَّاسَ يَوْمَ يَأْتِيهِمُ ٱلْعَذَابُ فَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ رَبَّنَآ أَخِّرْنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٍ قَرِيبٍ نُّجِبْ دَعْوَتَكَ وَنَتَّبِعِ ٱلرُّسُلَ أَوَلَمْ تَكُونُوٓا۟ أَقْسَمْتُم مِّن قَبْلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe paralajmëroji njerëzit për ditën kur do t'u vijë dënimi! Atëherë ata që ishin të padrejtë do të thonë: "Zoti ynë, na e shtyj edhe pak afatin, që t'i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t'i pasojmë të dërguarit." A nuk betoheshit më parë se nuk do të kishte zhdukje për ju?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَسَكَنتُمْ فِى مَسَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَتَبَيَّنَ لَكُمْ كَيْفَ فَعَلْنَا بِهِمْ وَضَرَبْنَا لَكُمُ ٱلْأَمْثَالَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu banuat në vendbanimet e atyre që i bënë zullum vetvetes, madje ju ishte bërë e qartë se si vepruam me ta, dhe ju sollëm shembuj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَدْ مَكَرُوا۟ مَكْرَهُمْ وَعِندَ ٱللَّهِ مَكْرُهُمْ وَإِن كَانَ مَكْرُهُمْ لِتَزُولَ مِنْهُ ٱلْجِبَالُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kurdisën kurthet e tyre, por Allahu i ka në dorë kurthet e tyre, edhe po të ishin kurthet e tyre të atilla që të rrafshonin malet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَا تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ مُخْلِفَ وَعْدِهِۦ رُسُلَهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ ذُو ٱنتِقَامٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos mendo se Allahu do ta thyejë premtimin e Tij ndaj të dërguarve. Me të vërtetë Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ تُبَدَّلُ ٱلْأَرْضُ غَيْرَ ٱلْأَرْضِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ ٱلْوَٰحِدِ ٱلْقَهَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur Toka do të zëvendësohet me një Tokë tjetër, por edhe qiejt, e (krijesat) do të dalin para Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit të Pamposhtur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَرَى ٱلْمُجْرِمِينَ يَوْمَئِذٍ مُّقَرَّنِينَ فِى ٱلْأَصْفَادِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë do t'i shohësh keqbërësit të lidhur në zinxhirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَرَابِيلُهُم مِّن قَطِرَانٍ وَتَغْشَىٰ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterRrobat do t'i kenë prej katrani e zjarri do t'ua mbulojë fytyrat,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيَجْزِىَ ٱللَّهُ كُلَّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë Allahu të shpërblejë çdokënd për atë që ka punuar. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَٰذَا بَلَٰغٌ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُوا۟ بِهِۦ وَلِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌ وَلِيَذَّكَّرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy (Kuran) është shpallje për njerëzit, që t'u tërhiqet vërejtja përmes tij dhe që ta dinë se në të vërtetë Ai (Allahu) është një Zot i Vetëm, si dhe që të marrin mësim ata që kanë mend.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70