caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam الأنعام

165 ajete · Mekë · radha e zbritjes 55

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَجَعَلَ ٱلظُّلُمَٰتِ وَٱلنُّورَ ثُمَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLavdërimi i takon Allahut, i Cili i krijoi qiejt e Tokën dhe e bëri errësirën e dritën. Megjithatë, jobesimtarët barazojnë të tjerë me Zotin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن طِينٍ ثُمَّ قَضَىٰٓ أَجَلًا وَأَجَلٌ مُّسَمًّى عِندَهُۥ ثُمَّ أَنتُمْ تَمْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju krijoi prej baltës e pastaj caktoi një afat (për ju në këtë botë) dhe një afat tjetër tek Ai (për ringjallje), por ju përsëri dyshoni[1].

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱللَّهُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَفِى ٱلْأَرْضِ يَعْلَمُ سِرَّكُمْ وَجَهْرَكُمْ وَيَعْلَمُ مَا تَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Allahu (i Vetmi që adhurohet me të drejtë) në qiej e në Tokë. Ai i di ato që i fshihni e ato që i shfaqni dhe e di çfarë bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا تَأْتِيهِم مِّنْ ءَايَةٍ مِّنْ ءَايَٰتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që u vjen atyre ndonjë shenjë e Zotit të tyre, ata ia kthejnë shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقَدْ كَذَّبُوا۟ بِٱلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ فَسَوْفَ يَأْتِيهِمْ أَنۢبَٰٓؤُا۟ مَا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ata e përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi atyre, por së shpejti do t'u vijnë lajmet e asaj me të cilën talleshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ يَرَوْا۟ كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّن قَرْنٍ مَّكَّنَّٰهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مَا لَمْ نُمَكِّن لَّكُمْ وَأَرْسَلْنَا ٱلسَّمَآءَ عَلَيْهِم مِّدْرَارًا وَجَعَلْنَا ٱلْأَنْهَٰرَ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمْ فَأَهْلَكْنَٰهُم بِذُنُوبِهِمْ وَأَنشَأْنَا مِنۢ بَعْدِهِمْ قَرْنًا ءَاخَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk shohin ata se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar? Ne u patëm dhënë atyre më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë juve dhe patëm lëshuar mbi ta shira me bollëk e u patëm bërë lumenj që rridhnin pranë tyre, por i shkatërruam ata për shkak të gjynaheve të tyre dhe krijuam pas tyre breza të tjerë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ كِتَٰبًا فِى قِرْطَاسٍ فَلَمَسُوهُ بِأَيْدِيهِمْ لَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur të të zbritnim ty një Libër të shkruar në letër e ta preknin me duart e veta, jobesimtarët me siguri do të thoshin: "Kjo s'është gjë tjetër veçse magji e kulluar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ مَلَكٌ وَلَوْ أَنزَلْنَا مَلَكًا لَّقُضِىَ ٱلْأَمْرُ ثُمَّ لَا يُنظَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo ashtu thanë: "Sikur t'i kishte zbritur një melek!" Mirëpo, sikur të zbrisnim ndonjë melek, çështja do të merrte fund dhe nuk do t'u jepej afat (për t'u penduar).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ جَعَلْنَٰهُ مَلَكًا لَّجَعَلْنَٰهُ رَجُلًا وَلَلَبَسْنَا عَلَيْهِم مَّا يَلْبِسُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur ta bënim (të dërguarin) melek, do ta bënim burrë dhe do t'ua shkaktonim të njëjtat mëdyshje që u janë shkaktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدِ ٱسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِّن قَبْلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُوا۟ مِنْهُم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, edhe të dërguar para teje u përqeshën, por ata që përqeshnin i përfshiu dënimi i asaj me të cilën talleshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ سِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ ثُمَّ ٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُكَذِّبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لِّمَن مَّا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ قُل لِّلَّهِ كَتَبَ عَلَىٰ نَفْسِهِ ٱلرَّحْمَةَ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Kujt i takon gjithçka që është në qiej e në Tokë?" Thuaj: "Allahut!" Ai ia ka caktuar Vetes mëshirën. Ai, me siguri, do t'ju tubojë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim. Ata që kanë humbur vetveten nuk do të besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِى ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i përket gjithçka që pushon natën e ditën dhe Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلَا يُطْعَمُ قُلْ إِنِّىٓ أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Si të marr mbrojtës tjetër përveç Allahut, Krijuesit të qiejve e të Tokës, i Cili ushqen dhe nuk ushqehet?!" Thuaj: "Unë jam urdhëruar të jem i pari që nënshtrohet (ndaj Allahut) dhe të mos jem kurrsesi prej idhujtarëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنِّىٓ أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّى عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë i druhem dënimit të një Dite të Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّن يُصْرَفْ عَنْهُ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمَهُۥ وَذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْمُبِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë që i shpëton atij (dënimi) në atë Ditë, vërtet e ka mëshiruar Allahu. Kjo është fitorja e vërtetë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يَمْسَسْكَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَ وَإِن يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë nuk do të mund të ta largojë atë askush përveç Tij, e, nëse të dhuron ndonjë mirësi, atëherë Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِۦ وَهُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْخَبِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Sunduesi i Gjithëfuqishëm sipër robërve të Tij dhe Ai është i Urti e i Gjithëdituri.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَىُّ شَىْءٍ أَكْبَرُ شَهَٰدَةً قُلِ ٱللَّهُ شَهِيدٌۢ بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَأُوحِىَ إِلَىَّ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَ أَئِنَّكُمْ لَتَشْهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخْرَىٰ قُل لَّآ أَشْهَدُ قُلْ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌ وَإِنَّنِى بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Cila është dëshmia më e madhe?" Përgjigju: "Allahu është Dëshmitar mes meje dhe jush. Mua më është shpallur ky Kuran që përmes tij t'jua tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i kumtohet. Mos vallë ju dëshmoni se krahas Allahut ka edhe zota të tjerë (të denjë për adhurim)?!" Thuaju: "Unë nuk dëshmoj." Thuaj: "Me të vërtetë, Ai është Zoti i Vetëm i Vërtetë dhe unë jam i pastër nga gjithçka që ju i shoqëroni Atij."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَعْرِفُونَهُۥ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَآءَهُمُ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që ua kemi dhënë Librin e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e tyre. Ata që kanë humbur vetveten nuk do të besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Me të vërtetë, zullumqarët nuk do të shpëtojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوٓا۟ أَيْنَ شُرَكَآؤُكُمُ ٱلَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto Ditën kur do t'i tubojmë të gjithë dhe pastaj do t'u themi atyre që adhuronin të tjerë përveç Allahut: "Ku janë të adhuruarit tuaj për të cilët thoshit se ishin ortakë të Allahut?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ لَمْ تَكُن فِتْنَتُهُمْ إِلَّآ أَن قَالُوا۟ وَٱللَّهِ رَبِّنَا مَا كُنَّا مُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, nuk kishin shfajësim tjetër veçse të thoshin: "Betohemi në Allahun, në Zotin tonë, se ne nuk ishim idhujtarë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱنظُرْ كَيْفَ كَذَبُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShiko se si e gënjyen vetveten dhe se si u zhdukën prej tyre ata (zotat e rremë) që i trillonin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوكَ يُجَٰدِلُونَكَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e tyre ka të atillë që të dëgjojnë, porse Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Prandaj, edhe sikur të shihnin çdo shenjë, nuk do t'i besonin. Kur vijnë te ti për të të kundërshtuar, jobesimtarët thonë: "Këto janë vetëm trillime të të parëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُمْ يَنْهَوْنَ عَنْهُ وَيَنْـَٔوْنَ عَنْهُ وَإِن يُهْلِكُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta pengojnë (njerëzit) prej tij (Kuranit) dhe largohen nga ai, por në të vërtetë ata e shkatërrojnë vetëm vetveten, pa e ndier fare.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذْ وُقِفُوا۟ عَلَى ٱلنَّارِ فَقَالُوا۟ يَٰلَيْتَنَا نُرَدُّ وَلَا نُكَذِّبَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur t'i shihje ata kur të vihen para Zjarrit e të thonë: "Ah, sikur të ktheheshim (në dynja) e të mos i përgënjeshtronim ajetet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ بَدَا لَهُم مَّا كَانُوا۟ يُخْفُونَ مِن قَبْلُ وَلَوْ رُدُّوا۟ لَعَادُوا۟ لِمَا نُهُوا۟ عَنْهُ وَإِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJo, por atyre u doli në shesh ajo që fshihnin më parë. Edhe nëse do të ktheheshin, sërish do të bënin gjërat që u ishin ndaluar. Ata janë vërtet gënjeshtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوٓا۟ إِنْ هِىَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنْيَا وَمَا نَحْنُ بِمَبْعُوثِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thoshin: "Nuk ka tjetër përveç jetës së kësaj bote dhe ne nuk do të ringjallemi."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذْ وُقِفُوا۟ عَلَىٰ رَبِّهِمْ قَالَ أَلَيْسَ هَٰذَا بِٱلْحَقِّ قَالُوا۟ بَلَىٰ وَرَبِّنَا قَالَ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur t'i shihje kur të dalin para Zotit të tyre! Ai do t'u thotë: "A nuk është kjo (ringjallje) e vërtetë?" Ata do të thonë: "Po, për Zotin tonë." Ai do t'u thotë: "Atëherë, shijoni dënimin për shkak se e mohonit!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدْ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتْهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغْتَةً قَالُوا۟ يَٰحَسْرَتَنَا عَلَىٰ مَا فَرَّطْنَا فِيهَا وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَىٰ ظُهُورِهِمْ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, kanë humbur ata që e përgënjeshtrojnë takimin me Allahun. Kur t'u vijë çasti i Kiametit papritmas, ata do të thonë: "Ah, mjerë ne për atë që kemi lënë pas dore!", ndërsa bartin gjynahet e veta mbi supet e tyre! Eh, sa e shëmtuar që është ajo barrë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَلَلدَّارُ ٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse lojë e dëfrim, kurse bota tjetër, pa dyshim, është shumë më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Pra, a nuk po mendoni?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدْ نَعْلَمُ إِنَّهُۥ لَيَحْزُنُكَ ٱلَّذِى يَقُولُونَ فَإِنَّهُمْ لَا يُكَذِّبُونَكَ وَلَٰكِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ يَجْحَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dimë se të mundon ajo që thonë ata, mirëpo, në të vërtetë, ata nuk të përgënjeshtrojnë ty, por të padrejtët i mohojnë ajetet e Allahut.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِّن قَبْلِكَ فَصَبَرُوا۟ عَلَىٰ مَا كُذِّبُوا۟ وَأُوذُوا۟ حَتَّىٰٓ أَتَىٰهُمْ نَصْرُنَا وَلَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِ وَلَقَدْ جَآءَكَ مِن نَّبَإِى۟ ٱلْمُرْسَلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe para teje janë përgënjeshtruar shumë të dërguar, por ata kanë bërë durim kundrejt mohimit dhe janë lënduar derisa u erdhi fitorja jonë. Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij. Ty të kanë ardhur tashmë lajme për të dërguarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن كَانَ كَبُرَ عَلَيْكَ إِعْرَاضُهُمْ فَإِنِ ٱسْتَطَعْتَ أَن تَبْتَغِىَ نَفَقًا فِى ٱلْأَرْضِ أَوْ سُلَّمًا فِى ٱلسَّمَآءِ فَتَأْتِيَهُم بِـَٔايَةٍ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَمَعَهُمْ عَلَى ٱلْهُدَىٰ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْجَٰهِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse të vjen rëndë shmangia e tyre, atëherë përpiqu të gjesh ndonjë tunel në tokë ose ndonjë shkallë për në qiell që t'u sjellësh atyre ndonjë mrekulli! Sikur të donte Allahu, do t'i mblidhte të gjithë në rrugë të drejtë, kështu që mos u bëj nga të paditurit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا يَسْتَجِيبُ ٱلَّذِينَ يَسْمَعُونَ وَٱلْمَوْتَىٰ يَبْعَثُهُمُ ٱللَّهُ ثُمَّ إِلَيْهِ يُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, të përgjigjen vetëm ata që dëgjojnë, ndërsa të vdekurit Allahu do t'i ngjallë e pastaj tek Ai do të kthehen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ لَوْلَا نُزِّلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌ مِّن رَّبِّهِۦ قُلْ إِنَّ ٱللَّهَ قَادِرٌ عَلَىٰٓ أَن يُنَزِّلَ ءَايَةً وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Sikur t'i zbriste atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij." Thuaju: "Allahu ka mundësi të zbresë mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا مِن دَآبَّةٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا طَٰٓئِرٍ يَطِيرُ بِجَنَاحَيْهِ إِلَّآ أُمَمٌ أَمْثَالُكُم مَّا فَرَّطْنَا فِى ٱلْكِتَٰبِ مِن شَىْءٍ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يُحْشَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjitha gjallesat në tokë dhe të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e vet janë vetëm bashkësi sikurse ju. Ne nuk kemi lënë në Libër[2] asgjë mangët. Pastaj, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا صُمٌّ وَبُكْمٌ فِى ٱلظُّلُمَٰتِ مَن يَشَإِ ٱللَّهُ يُضْلِلْهُ وَمَن يَشَأْ يَجْعَلْهُ عَلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që përgënjeshtrojnë ajetet Tona janë të shurdhër e memecë, janë në errësira. Atë që do Allahu e shpie në humbje dhe atë që do e udhëzon në rrugë të drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتَكُمْ إِنْ أَتَىٰكُمْ عَذَابُ ٱللَّهِ أَوْ أَتَتْكُمُ ٱلسَّاعَةُ أَغَيْرَ ٱللَّهِ تَدْعُونَ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më thoni. Nëse ju godet dënimi i Allahut ose ju vjen Ora e Kiametit, a do të lutnit (për ndihmë) dikë tjetër përveç Allahut, nëse e thoni të vërtetën?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ إِيَّاهُ تَدْعُونَ فَيَكْشِفُ مَا تَدْعُونَ إِلَيْهِ إِن شَآءَ وَتَنسَوْنَ مَا تُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërkundrazi! Atë do ta lutnit, ndërsa Ai do t'jua largonte atë (sprovë) për të cilën e lutnit, nëse do të donte, dhe ju do t'i harronit ata që ia shoqëronit Atij (në adhurim).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٍ مِّن قَبْلِكَ فَأَخَذْنَٰهُم بِٱلْبَأْسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمْ يَتَضَرَّعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u kemi çuar të dërguar edhe popujve para teje dhe i kemi dënuar me skamje e sëmundje, për t'u bërë të përulur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَوْلَآ إِذْ جَآءَهُم بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا۟ وَلَٰكِن قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVeç sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Mirëpo, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shejtani ua hijeshoi atë që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا نَسُوا۟ مَا ذُكِّرُوا۟ بِهِۦ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَٰبَ كُلِّ شَىْءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُوا۟ بِمَآ أُوتُوٓا۟ أَخَذْنَٰهُم بَغْتَةً فَإِذَا هُم مُّبْلِسُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur harruan atë me të cilën këshilloheshin, Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje, derisa kur ata u gëzuan për atë që iu dha, ne i dënuam befas e ata u bënë të dëshpëruar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقُطِعَ دَابِرُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu u shfaros populli keqbërës. Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِنْ أَخَذَ ٱللَّهُ سَمْعَكُمْ وَأَبْصَٰرَكُمْ وَخَتَمَ عَلَىٰ قُلُوبِكُم مَّنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِهِ ٱنظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ ٱلْـَٔايَٰتِ ثُمَّ هُمْ يَصْدِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më thoni, nëse Allahu jua merr dëgjimin e shikimin dhe jua vulos zemrat, cili zot përveç Allahut do t'jua kthente ato?!" Shih se si ua shpjegojmë provat e ata sërish shmangen!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتَكُمْ إِنْ أَتَىٰكُمْ عَذَابُ ٱللَّهِ بَغْتَةً أَوْ جَهْرَةً هَلْ يُهْلَكُ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më thoni: Nëse dënimi i Allahut ju vjen papritmas ose haptazi, a do të shkatërrohet dikush tjetër përveç njerëzve të padrejtë?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا نُرْسِلُ ٱلْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ فَمَنْ ءَامَنَ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dërgojmë të dërguarit vetëm si përgëzues dhe paralajmërues. Prandaj, ata që besojnë dhe bëjnë mirë, as do të kenë frikë, as do të pikëllohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَمَسُّهُمُ ٱلْعَذَابُ بِمَا كَانُوا۟ يَفْسُقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, do t'i kapë dënimi për shkak të mosbindjes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّآ أَقُولُ لَكُمْ عِندِى خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعْلَمُ ٱلْغَيْبَ وَلَآ أَقُولُ لَكُمْ إِنِّى مَلَكٌ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ قُلْ هَلْ يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ أَفَلَا تَتَفَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Nuk po ju them se unë zotëroj thesaret e Allahut, as se e di të fshehtën e as po ju them se jam melek. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet." Thuaju: "A janë njësoj i verbri dhe ai që sheh?! A nuk po mendoni?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنذِرْ بِهِ ٱلَّذِينَ يَخَافُونَ أَن يُحْشَرُوٓا۟ إِلَىٰ رَبِّهِمْ لَيْسَ لَهُم مِّن دُونِهِۦ وَلِىٌّ وَلَا شَفِيعٌ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterParalajmëroji me këtë (Kuran) ata që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, përveç të Cilit nuk kanë mbrojtës e as ndërmjetës, në mënyrë që të kenë frikë (nga Allahu)!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَطْرُدِ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِٱلْغَدَوٰةِ وَٱلْعَشِىِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُۥ مَا عَلَيْكَ مِنْ حِسَابِهِم مِّن شَىْءٍ وَمَا مِنْ حِسَابِكَ عَلَيْهِم مِّن شَىْءٍ فَتَطْرُدَهُمْ فَتَكُونَ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos i përzër ata që i luten Zotit të tyre mëngjes e mbrëmje duke kërkuar kënaqësinë e Tij. Ti nuk do të japësh llogari për ta, as ata nuk do të japin llogari për ty. Nëse i dëbon ata, atëherë do të jesh i padrejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ فَتَنَّا بَعْضَهُم بِبَعْضٍ لِّيَقُولُوٓا۟ أَهَٰٓؤُلَآءِ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيْهِم مِّنۢ بَيْنِنَآ أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَعْلَمَ بِٱلشَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu ne i sprovuam disa nga ata me disa të tjerë, që të thonë: "Vallë, këta i begatoi Allahu nga mesi ynë?!" A nuk është Allahu Ai që i njeh më së miri mirënjohësit?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا جَآءَكَ ٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِـَٔايَٰتِنَا فَقُلْ سَلَٰمٌ عَلَيْكُمْ كَتَبَ رَبُّكُمْ عَلَىٰ نَفْسِهِ ٱلرَّحْمَةَ أَنَّهُۥ مَنْ عَمِلَ مِنكُمْ سُوٓءًۢا بِجَهَٰلَةٍ ثُمَّ تَابَ مِنۢ بَعْدِهِۦ وَأَصْلَحَ فَأَنَّهُۥ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të vijnë te ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: "Paqja qoftë mbi ju! Zoti juaj ia ka caktuar Vetes mëshirën: kushdo nga ju që bën ndonjë të keqe nga padija e pastaj pendohet dhe përmirësohet, do ta gjejë Allahun Falës të Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ وَلِتَسْتَبِينَ سَبِيلُ ٱلْمُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu i shpjegojmë Ne hollësisht ajetet, që të bëhet e qartë rruga e keqbërësve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنِّى نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ قُل لَّآ أَتَّبِعُ أَهْوَآءَكُمْ قَدْ ضَلَلْتُ إِذًا وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلْمُهْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Mua më është ndaluar t'i adhuroj ata që i adhuroni në vend të Allahut." Thuaj: "Unë nuk ndjek dëshirat tuaja, se atëherë do të isha i humbur e nuk do të isha nga të udhëzuarit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنِّى عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّى وَكَذَّبْتُم بِهِۦ مَا عِندِى مَا تَسْتَعْجِلُونَ بِهِۦٓ إِنِ ٱلْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ يَقُصُّ ٱلْحَقَّ وَهُوَ خَيْرُ ٱلْفَٰصِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë jam në një udhëzim të qartë nga Zoti im, ndërsa ju e përgënjeshtroni atë. Nuk është në dorën time ajo që e kërkoni me ngut. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e thotë të vërtetën dhe Ai është Gjykuesi më i mirë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّوْ أَنَّ عِندِى مَا تَسْتَعْجِلُونَ بِهِۦ لَقُضِىَ ٱلْأَمْرُ بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Sikur të ishte në dorën time ajo që e kërkoni me ngut, do të merrte fund puna midis meje dhe jush. Allahu i di më së miri keqbërësit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعِندَهُۥ مَفَاتِحُ ٱلْغَيْبِ لَا يَعْلَمُهَآ إِلَّا هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعْلَمُهَا وَلَا حَبَّةٍ فِى ظُلُمَٰتِ ٱلْأَرْضِ وَلَا رَطْبٍ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِى كِتَٰبٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi i ka çelësat e së fshehtës, të cilën nuk e di askush përveç Tij. Ai e di çfarë ka në tokë dhe çfarë ka në det. Asnjë gjethe nuk bie pa e ditur Ai, as ndonjë kokërr në brendësinë e tokës, madje nuk ka asgjë të njomë e as të thatë që nuk është në një Libër[3] të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى يَتَوَفَّىٰكُم بِٱلَّيْلِ وَيَعْلَمُ مَا جَرَحْتُم بِٱلنَّهَارِ ثُمَّ يَبْعَثُكُمْ فِيهِ لِيُقْضَىٰٓ أَجَلٌ مُّسَمًّى ثُمَّ إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ ثُمَّ يُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që jua merr shpirtrat natën (duke qenë në gjumë) dhe e di se çfarë keni bërë ditën. Pastaj ju zgjon për të përmbushur afatin e caktuar. Më pas, tek Ai do të ktheheni e mandej Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِۦ وَيُرْسِلُ عَلَيْكُمْ حَفَظَةً حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَكُمُ ٱلْمَوْتُ تَوَفَّتْهُ رُسُلُنَا وَهُمْ لَا يُفَرِّطُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Sunduesi i Gjithëfuqishëm sipër robërve të Tij. Ai ju dërgon rojtarë (melekë). Kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë, duke mos bërë kurrfarë lëshimi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ رُدُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ مَوْلَىٰهُمُ ٱلْحَقِّ أَلَا لَهُ ٱلْحُكْمُ وَهُوَ أَسْرَعُ ٱلْحَٰسِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj ata do të kthehen tek Allahu, Mbrojtësi i tyre i vërtetë. Vini re! Vetëm Atij i takon gjykimi dhe Ai është llogaritësi më i shpejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَن يُنَجِّيكُم مِّن ظُلُمَٰتِ ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ تَدْعُونَهُۥ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً لَّئِنْ أَنجَىٰنَا مِنْ هَٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Kush ju shpëton nga errësirat e tokës dhe detit, kur i luteni Atij të përulur e në fshehtësi: "Nëse na shpëton nga kjo, ne do të jemi me të vërtetë mirënjohës?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلِ ٱللَّهُ يُنَجِّيكُم مِّنْهَا وَمِن كُلِّ كَرْبٍ ثُمَّ أَنتُمْ تُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Allahu ju shpëton nga ato dhe nga çdo brengë tjetër, por megjithëkëtë ju adhuroni të tjerë përveç Tij."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ هُوَ ٱلْقَادِرُ عَلَىٰٓ أَن يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِّن فَوْقِكُمْ أَوْ مِن تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُم بَأْسَ بَعْضٍ ٱنظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ ٱلْـَٔايَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Ai ka mundësi t'ju godasë me ndëshkim prej së larti ose poshtë këmbëve tuaja, ose t'ju ndajë në grupe dhe t'ju bëjë të vuani nga njëri-tjetri. Shih si ua shpjegojmë ajetet, që ata të mund të kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَّبَ بِهِۦ قَوْمُكَ وَهُوَ ٱلْحَقُّ قُل لَّسْتُ عَلَيْكُم بِوَكِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë (Kuranin) e përgënjeshtroi populli yt, megjithëqë ai është i vërtetë. Thuaj: "Unë nuk jam mbikëqyrësi juaj."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِّكُلِّ نَبَإٍ مُّسْتَقَرٌّ وَسَوْفَ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo lajm ka kohën e vet dhe së shpejti do ta kuptoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا رَأَيْتَ ٱلَّذِينَ يَخُوضُونَ فِىٓ ءَايَٰتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا۟ فِى حَدِيثٍ غَيْرِهِۦ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ ٱلشَّيْطَٰنُ فَلَا تَقْعُدْ بَعْدَ ٱلذِّكْرَىٰ مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i shohësh ata duke shpërfillur ajetet Tona, largohu prej tyre derisa ta ndërrojnë bisedën! E, nëse djalli të bën të harrosh, sapo të përmendesh, mos rri më me të padrejtët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا عَلَى ٱلَّذِينَ يَتَّقُونَ مِنْ حِسَابِهِم مِّن شَىْءٍ وَلَٰكِن ذِكْرَىٰ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që i frikësohen Allahut nuk kanë përgjegjësi për ta, por vetëm t'ua kujtojnë, në mënyrë që të kenë frikë (nga Allahu).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَذَرِ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ دِينَهُمْ لَعِبًا وَلَهْوًا وَغَرَّتْهُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَذَكِّرْ بِهِۦٓ أَن تُبْسَلَ نَفْسٌۢ بِمَا كَسَبَتْ لَيْسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِىٌّ وَلَا شَفِيعٌ وَإِن تَعْدِلْ كُلَّ عَدْلٍ لَّا يُؤْخَذْ مِنْهَآ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أُبْسِلُوا۟ بِمَا كَسَبُوا۟ لَهُمْ شَرَابٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLëri ata që fenë e tyre e marrin si lojë e argëtim dhe që mashtrohen nga jeta e kësaj bote! Këshillo me Kuran, që të mos humbasin veten për shkak të veprave të veta (të këqija). Ata, përveç Allahut, nuk do të kenë mbrojtës e as ndërmjetës. Edhe nëse ofrojnë çdo lloj shpagimi (për të shpëtuar nga dënimi), nuk do t'u pranohet. Ata do t'i vuajnë pasojat e asaj që kanë punuar. Për ta do të ketë pije të vluar dhe dënim të dhembshëm për shkak se nuk besonin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَنَدْعُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُنَا وَلَا يَضُرُّنَا وَنُرَدُّ عَلَىٰٓ أَعْقَابِنَا بَعْدَ إِذْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ كَٱلَّذِى ٱسْتَهْوَتْهُ ٱلشَّيَٰطِينُ فِى ٱلْأَرْضِ حَيْرَانَ لَهُۥٓ أَصْحَٰبٌ يَدْعُونَهُۥٓ إِلَى ٱلْهُدَى ٱئْتِنَا قُلْ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلْهُدَىٰ وَأُمِرْنَا لِنُسْلِمَ لِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A të lusim në vend të Allahut ata që nuk na bëjnë dobi e as dëm e të sprapsemi (duke u kthyer në mosbesim) pasi na ka udhëzuar Allahu, sikurse ai që është tunduar nga shejtanët e ka mbetur i hutuar në tokë, megjithëqë ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (duke thënë): "Eja me ne!?!" Thuaj: "Pa dyshim, udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë dhe ne jemi urdhëruar t'i nënshtrohemi Zotit të botëve,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنْ أَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّقُوهُ وَهُوَ ٱلَّذِىٓ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë falim namazin dhe të kemi frikë nga Ai." Është Ai para të Cilit do të tuboheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ وَيَوْمَ يَقُولُ كُن فَيَكُونُ قَوْلُهُ ٱلْحَقُّ وَلَهُ ٱلْمُلْكُ يَوْمَ يُنفَخُ فِى ٱلصُّورِ عَٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ وَهُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْخَبِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ditën kur Ai thotë: Bëhu!" Sakaq bëhet. Fjala e Tij është e vërteta dhe i Tiji është sundimi Ditën kur do t'i fryhet Surit[4]. Ai e di të fshehtën e të dukshmen dhe Ai është i Urti dhe i Gjithëdituri.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ ءَازَرَ أَتَتَّخِذُ أَصْنَامًا ءَالِهَةً إِنِّىٓ أَرَىٰكَ وَقَوْمَكَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: "Vallë, idhujt po i merr për hyjni?! Unë po e shoh se ti dhe populli yt jeni në një humbje të qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ نُرِىٓ إِبْرَٰهِيمَ مَلَكُوتَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلِيَكُونَ مِنَ ٱلْمُوقِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu Ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe Tokës, në mënyrë që të bëhet prej atyre që besojnë bindshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ ٱلَّيْلُ رَءَا كَوْكَبًا قَالَ هَٰذَا رَبِّى فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لَآ أُحِبُّ ٱلْـَٔافِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ra nata, ai pa një yll dhe tha: "Ky është Zoti im." Mirëpo, kur perëndoi ylli, tha: "Nuk më pëlqejnë ata që perëndojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا رَءَا ٱلْقَمَرَ بَازِغًا قَالَ هَٰذَا رَبِّى فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لَئِن لَّمْ يَهْدِنِى رَبِّى لَأَكُونَنَّ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلضَّآلِّينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe, kur pa Hënën të shfaqej, tha: "Ky është Zoti im." Mirëpo, kur u fsheh, tha: "Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem nga të humburit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا رَءَا ٱلشَّمْسَ بَازِغَةً قَالَ هَٰذَا رَبِّى هَٰذَآ أَكْبَرُ فَلَمَّآ أَفَلَتْ قَالَ يَٰقَوْمِ إِنِّى بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur pa Diellin duke lindur, tha: "Ky është zoti im! Ky qenka më i madh!" Mirëpo, kur perëndoi, tha: "O populli im, unë jam i pastër nga gjithçka që i shoqëroni Allahut (në adhurim).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنِّى وَجَّهْتُ وَجْهِىَ لِلَّذِى فَطَرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ حَنِيفًا وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, unë e kam kthyer fytyrën time nga Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, duke qenë besimdrejtë dhe nuk jam idhujtar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَحَآجَّهُۥ قَوْمُهُۥ قَالَ أَتُحَٰٓجُّوٓنِّى فِى ٱللَّهِ وَقَدْ هَدَىٰنِ وَلَآ أَخَافُ مَا تُشْرِكُونَ بِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَشَآءَ رَبِّى شَيْـًٔا وَسِعَ رَبِّى كُلَّ شَىْءٍ عِلْمًا أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPopulli i tij u grindën me të. Ai tha: "A po grindeni me mua për Allahun, ndërkohë që Ai më ka udhëzuar? Unë nuk kam frikë nga ajo që ju i shoqëroni Atij, përveç nëse Zoti im do diçka. Zoti im përfshin çdo gjë me dijen e Tij. A nuk po mendoni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَيْفَ أَخَافُ مَآ أَشْرَكْتُمْ وَلَا تَخَافُونَ أَنَّكُمْ أَشْرَكْتُم بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ عَلَيْكُمْ سُلْطَٰنًا فَأَىُّ ٱلْفَرِيقَيْنِ أَحَقُّ بِٱلْأَمْنِ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE si të frikësohem nga ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, ndërkohë që ju nuk keni frikë të adhuroni të tjerë përveç Allahut, gjë për të cilën nuk ju ka zbritur asnjë dëshmi. Pra, cili grup meriton të jetë më i sigurt, nëse e dini?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَلَمْ يَلْبِسُوٓا۟ إِيمَٰنَهُم بِظُلْمٍ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلْأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që besojnë dhe nuk e përlyejnë besimin e tyre me padrejtësi (shirk), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتِلْكَ حُجَّتُنَآ ءَاتَيْنَٰهَآ إِبْرَٰهِيمَ عَلَىٰ قَوْمِهِۦ نَرْفَعُ دَرَجَٰتٍ مَّن نَّشَآءُ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është prova jonë të cilën ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të vet. Ne ngremë në shkallë të larta atë që duam. Me të vërtetë, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ كُلًّا هَدَيْنَا وَنُوحًا هَدَيْنَا مِن قَبْلُ وَمِن ذُرِّيَّتِهِۦ دَاوُۥدَ وَسُلَيْمَٰنَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَىٰ وَهَٰرُونَ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ia dhamë atij Ishakun e Jakubin dhe secilin nga ata e udhëzuam. Nuhun e patëm udhëzuar më parë, ndërsa prej pasardhësve të tij udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë vepërmirët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَزَكَرِيَّا وَيَحْيَىٰ وَعِيسَىٰ وَإِلْيَاسَ كُلٌّ مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe Zekerijanë, Jahjain, Isain dhe Iljasin. Të gjithë ishin prej të mirëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِسْمَٰعِيلَ وَٱلْيَسَعَ وَيُونُسَ وَلُوطًا وَكُلًّا فَضَّلْنَا عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i dalluam mbi tërë njerëzimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَابَآئِهِمْ وَذُرِّيَّٰتِهِمْ وَإِخْوَٰنِهِمْ وَٱجْتَبَيْنَٰهُمْ وَهَدَيْنَٰهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe disa nga etërit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre i përzgjodhëm dhe i udhëzuam në rrugë të drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهْدِى بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَلَوْ أَشْرَكُوا۟ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është udhëzimi i Allahut, me të cilin përudh këdo që dëshiron nga robërit e Vet. Mirëpo, nëse adhurojnë të tjerë në vend të Allahut, do t'u asgjësohen veprat që i bëjnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ فَإِن يَكْفُرْ بِهَا هَٰٓؤُلَآءِ فَقَدْ وَكَّلْنَا بِهَا قَوْمًا لَّيْسُوا۟ بِهَا بِكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata të cilëve ua kemi dhënë Librin, Urtësinë dhe pejgamberinë. Nëse ata i mohojnë këto, atëherë ne do t'ia besojmë ato një populli që nuk do t'i mohojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُ فَبِهُدَىٰهُمُ ٱقْتَدِهْ قُل لَّآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرَىٰ لِلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata të cilët i ka udhëzuar Allahu, andaj udhëzimin e këtyre ndiqe! Thuaj: "Unë nuk kërkoj shpërblim për këtë. Kjo është vetëm këshillë për njerëzimin."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا قَدَرُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦٓ إِذْ قَالُوا۟ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ بَشَرٍ مِّن شَىْءٍ قُلْ مَنْ أَنزَلَ ٱلْكِتَٰبَ ٱلَّذِى جَآءَ بِهِۦ مُوسَىٰ نُورًا وَهُدًى لِّلنَّاسِ تَجْعَلُونَهُۥ قَرَاطِيسَ تُبْدُونَهَا وَتُخْفُونَ كَثِيرًا وَعُلِّمْتُم مَّا لَمْ تَعْلَمُوٓا۟ أَنتُمْ وَلَآ ءَابَآؤُكُمْ قُلِ ٱللَّهُ ثُمَّ ذَرْهُمْ فِى خَوْضِهِمْ يَلْعَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk e madhëruan Allahun ashtu siç e meriton, kur thanë: "Allahu nuk i ka zbritur asgjë njeriut." Thuaj: "Atëherë, kush e zbriti Librin që e solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit?! Ju e keni shpërndarë atë në fletë, disa prej të cilave i shfaqni, kurse shumicën i fshihni, ndonëse tani keni mësuar diçka që as ju, as etërit tuaj nuk e keni ditur më parë?!" Thuaj: "Allahu (e zbriti atë)! Pastaj lëri ata që të dëfrehen me gënjeshtrat e tyre."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ مُبَارَكٌ مُّصَدِّقُ ٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ وَهُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është një Libër i bekuar që e kemi zbritur për të vërtetuar atë që ishte më parë dhe për të paralajmëruar qytetin mëmë (Mekën) dhe ata që janë përreth saj. Ata që besojnë në botën tjetër, besojnë edhe në këtë (Kuran) dhe janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ قَالَ أُوحِىَ إِلَىَّ وَلَمْ يُوحَ إِلَيْهِ شَىْءٌ وَمَن قَالَ سَأُنزِلُ مِثْلَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِى غَمَرَٰتِ ٱلْمَوْتِ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ بَاسِطُوٓا۟ أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُوٓا۟ أَنفُسَكُمُ ٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ ٱلْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ غَيْرَ ٱلْحَقِّ وَكُنتُمْ عَنْ ءَايَٰتِهِۦ تَسْتَكْبِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që thotë: "Mua më vjen shpallje", ndonëse asgjë nuk i është shpallur atij, ose që thotë: "Unë do të shpall (diçka) si ajo që ka shpallur Allahu?" Ah, sikur t'i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët i zgjasin duart (duke thënë): "Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak se thoshit për Allahun të pavërteta dhe tregoheshit mendjemëdhenj kundrejt ajeteve të Tij."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ جِئْتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقْنَٰكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَتَرَكْتُم مَّا خَوَّلْنَٰكُمْ وَرَآءَ ظُهُورِكُمْ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمْ شُفَعَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ زَعَمْتُمْ أَنَّهُمْ فِيكُمْ شُرَكَٰٓؤُا۟ لَقَد تَّقَطَّعَ بَيْنَكُمْ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمْ تَزْعُمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTashmë ju keni ardhur te Ne të vetmuar, ashtu si ju krijuam herën e parë dhe keni lënë pas vete gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj për të cilët thoshit se ishin ortakë të Allahut. Pa dyshim, çdo lidhje mes jush është shkëputur tashmë dhe ka humbur ajo që shpresonit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ فَالِقُ ٱلْحَبِّ وَٱلنَّوَىٰ يُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَمُخْرِجُ ٱلْمَيِّتِ مِنَ ٱلْحَىِّ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Allahu është Ai që bën farën dhe bërthamën të mbijë. Ai e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe nxjerr të vdekurën prej së gjallës. Pra, ky është Allahu. Atëherë, përse shmangeni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَالِقُ ٱلْإِصْبَاحِ وَجَعَلَ ٱلَّيْلَ سَكَنًا وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ حُسْبَانًا ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi bën të shkëlqejë drita e agimit. Ai e bëri natën për pushim, kurse Diellin dhe Hënën për të llogaritur kohën. Ky është përcaktimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلنُّجُومَ لِتَهْتَدُوا۟ بِهَا فِى ظُلُمَٰتِ ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ قَدْ فَصَّلْنَا ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që bëri yjet për ju, që të orientoheni nëpërmjet tyre në errësirën e tokës dhe detit. Ne ua kemi sqaruar hollësisht shenjat Tona njerëzve që dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنشَأَكُم مِّن نَّفْسٍ وَٰحِدَةٍ فَمُسْتَقَرٌّ وَمُسْتَوْدَعٌ قَدْ فَصَّلْنَا ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, duke ju bërë vendqëndrim e vendstrehim. Ne ua kemi shpjeguar qartë shenjat Tona njerëzve që kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَخْرَجْنَا بِهِۦ نَبَاتَ كُلِّ شَىْءٍ فَأَخْرَجْنَا مِنْهُ خَضِرًا نُّخْرِجُ مِنْهُ حَبًّا مُّتَرَاكِبًا وَمِنَ ٱلنَّخْلِ مِن طَلْعِهَا قِنْوَانٌ دَانِيَةٌ وَجَنَّٰتٍ مِّنْ أَعْنَابٍ وَٱلزَّيْتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُشْتَبِهًا وَغَيْرَ مُتَشَٰبِهٍ ٱنظُرُوٓا۟ إِلَىٰ ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثْمَرَ وَيَنْعِهِۦٓ إِنَّ فِى ذَٰلِكُمْ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që lëshon shiun nga qielli dhe përmes tij nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. Prej tyre Ne nxjerrim jeshile, nga të cilat prodhojmë kokrra të dendura në kallinj dhe nga sythi i hurmës vile të varura. Ne nxjerrim edhe kopshte me vreshta rrushi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Vështroni frytet e tyre kur formohen e piqen! Njëmend, në të gjitha këto ka shenja për njerëzit që besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ ٱلْجِنَّ وَخَلَقَهُمْ وَخَرَقُوا۟ لَهُۥ بَنِينَ وَبَنَٰتٍۭ بِغَيْرِ عِلْمٍ سُبْحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMegjithatë, ata i shohin xhinët si ortakë të Allahut, ndonëse Ai i ka krijuar ata. Po ashtu, ata i veshin Allahut djem e vajza, pa pasur dijeni. I patëmeta dhe i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُۥ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُن لَّهُۥ صَٰحِبَةٌ وَخَلَقَ كُلَّ شَىْءٍ وَهُوَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Si mund të ketë fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ فَٱعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, Ky është Allahu, Zoti juaj! S'ka zot që adhurohet me të drejtë përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا تُدْرِكُهُ ٱلْأَبْصَٰرُ وَهُوَ يُدْرِكُ ٱلْأَبْصَٰرَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلْخَبِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë nuk e arrijnë shikimet, ndërsa Ai përfshin të gjitha shikimet. Ai është i Buti dhe i Gjithëdituri.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدْ جَآءَكُم بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمْ فَمَنْ أَبْصَرَ فَلِنَفْسِهِۦ وَمَنْ عَمِىَ فَعَلَيْهَا وَمَآ أَنَا۠ عَلَيْكُم بِحَفِيظٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Thuaju, o Muhamed): "Juve ju kanë ardhur tashmë prova të qarta nga Zoti juaj. Kush i sheh ato, e ka për vete, e kush bëhet i verbër, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtar juaji."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلْـَٔايَٰتِ وَلِيَقُولُوا۟ دَرَسْتَ وَلِنُبَيِّنَهُۥ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu i shtjellojmë Ne ajetet në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: "Ti i ke mësuar këto!" dhe që t'ua sqarojmë ato njerëzve që dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱتَّبِعْ مَآ أُوحِىَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdiqe atë që të është shpallur nga Zoti yt! Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Shmangu prej idhujtarëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشْرَكُوا۟ وَمَا جَعَلْنَٰكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të donte Allahu, ata nuk do t'i shoqëronin Atij asgjë (në adhurim). Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَسُبُّوا۟ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَسُبُّوا۟ ٱللَّهَ عَدْوًۢا بِغَيْرِ عِلْمٍ كَذَٰلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمْ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِم مَّرْجِعُهُمْ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos i shani ata që i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht e pa dije! Kështu Ne ua kemi hijeshuar çdo populli veprat e veta, pastaj ata do të kthehen te Zoti i tyre dhe Ai do t'i njoftojë ata lidhur me atë që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَقْسَمُوا۟ بِٱللَّهِ جَهْدَ أَيْمَٰنِهِمْ لَئِن جَآءَتْهُمْ ءَايَةٌ لَّيُؤْمِنُنَّ بِهَا قُلْ إِنَّمَا ٱلْـَٔايَٰتُ عِندَ ٱللَّهِ وَمَا يُشْعِرُكُمْ أَنَّهَآ إِذَا جَآءَتْ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta betoheshin fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë mrekulli, ata me siguri do ta besojnë. Thuaju: "Mrekullitë janë vetëm tek Allahu." E çfarë ju bën ta dini se, kur t'u vijnë ato, ata do të besojnë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنُقَلِّبُ أَفْـِٔدَتَهُمْ وَأَبْصَٰرَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُوا۟ بِهِۦٓ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَنَذَرُهُمْ فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do t'ua largojmë zemrat dhe sytë e tyre (nga e vërteta), ashtu siç nuk e besuan atë herën e parë dhe do t'i lëmë të bredhin verbërisht në humbjen e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّنَا نَزَّلْنَآ إِلَيْهِمُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ وَكَلَّمَهُمُ ٱلْمَوْتَىٰ وَحَشَرْنَا عَلَيْهِمْ كُلَّ شَىْءٍ قُبُلًا مَّا كَانُوا۟ لِيُؤْمِنُوٓا۟ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ يَجْهَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur t'ua zbritnim melekët e t'u flisnin atyre të vdekurit dhe t'i mblidhnim të gjitha gjërat para (syve të) tyre, ata nuk do të besonin, përveç nëse do të donte Allahu. Por, shumica e tyre nuk dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِىٍّ عَدُوًّا شَيَٰطِينَ ٱلْإِنسِ وَٱلْجِنِّ يُوحِى بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ زُخْرُفَ ٱلْقَوْلِ غُرُورًا وَلَوْ شَآءَ رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, çdo pejgamberi Ne i kemi caktuar armiq shejtanët e njerëzve dhe të xhinëve, të cilët i pëshpëritin njëri-tjetrit fjalë të zbukuruara për t'i mashtruar. Sikur të kishte dashur Zoti yt (që të mos e bënin), ata nuk do ta bënin atë; prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِتَصْغَىٰٓ إِلَيْهِ أَفْـِٔدَةُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ وَلِيَرْضَوْهُ وَلِيَقْتَرِفُوا۟ مَا هُم مُّقْتَرِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Vepruam kështu) në mënyrë që zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër të anojnë nga ajo dhe të jenë të kënaqura me të dhe të bëjnë atë që bëjnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَغَيْرَ ٱللَّهِ أَبْتَغِى حَكَمًا وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ إِلَيْكُمُ ٱلْكِتَٰبَ مُفَصَّلًا وَٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَعْلَمُونَ أَنَّهُۥ مُنَزَّلٌ مِّن رَّبِّكَ بِٱلْحَقِّ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُمْتَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Thuaj:) "Vallë, a të kërkoj ndonjë gjykatës tjetër përveç Allahut, kur Ai është i Cili jua ka zbritur Librin e shpjeguar hollësisht?" Ata të cilëve u dhamë Librat[5], e dinë se ai është shpallur nga Zoti yt me të vërtetën, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ صِدْقًا وَعَدْلًا لَّا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFjala e Zotit tënd është e përsosur në vërtetësi e drejtësi. Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij. Ai është Gjithëdëgjuesi dhe i Gjithëdijshmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِى ٱلْأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse u bindesh shumicës së atyre që janë në Tokë, do të të shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe vetëm gënjejnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ مَن يَضِلُّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe i di më së miri të udhëzuarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكُلُوا۟ مِمَّا ذُكِرَ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ إِن كُنتُم بِـَٔايَٰتِهِۦ مُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHani atë (mish) që theret me emrin e Allahut, nëse vërtet besoni në ajetet e Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا لَكُمْ أَلَّا تَأْكُلُوا۟ مِمَّا ذُكِرَ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ وَقَدْ فَصَّلَ لَكُم مَّا حَرَّمَ عَلَيْكُمْ إِلَّا مَا ٱضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ وَإِنَّ كَثِيرًا لَّيُضِلُّونَ بِأَهْوَآئِهِم بِغَيْرِ عِلْمٍ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُعْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE përse të mos hani nga ajo që theret me emrin e Allahut, kur Ai jua ka shpjeguar hollësisht atë që është e ndaluar për ju, përveç kur jeni të detyruar? Në të vërtetë, shumë njerëz i çojnë të tjerët në humbje me dëshirat e tyre, pa kurrfarë dijeje. Zoti yt i njeh më së miri ata që i kalojnë kufijtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَذَرُوا۟ ظَٰهِرَ ٱلْإِثْمِ وَبَاطِنَهُۥٓ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْسِبُونَ ٱلْإِثْمَ سَيُجْزَوْنَ بِمَا كَانُوا۟ يَقْتَرِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShmanguni nga gjynahet e hapura dhe të fshehta, se, vërtet, ata që bëjnë gjynahe, do të shpërblehen për atë që vepruan.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَأْكُلُوا۟ مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسْقٌ وَإِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰٓ أَوْلِيَآئِهِمْ لِيُجَٰدِلُوكُمْ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos hani nga ajo që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është mosbindje e rëndë. Njëmend shejtanët cytin miqtë e tyre (nga njerëzit) që të grinden me ju. E, nëse do t'u bindeshit atyre, me të vërtetë do të bëheshit idhujtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَمَن كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَٰهُ وَجَعَلْنَا لَهُۥ نُورًا يَمْشِى بِهِۦ فِى ٱلنَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُۥ فِى ٱلظُّلُمَٰتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْكَٰفِرِينَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA është njësoj ai që ishte i vdekur e Ne e ngjallëm e i dhamë dritë me të cilën ecën mes njerëzve me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kështu u janë hijeshuar jobesimtarëve punët që bëjnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا فِى كُلِّ قَرْيَةٍ أَكَٰبِرَ مُجْرِمِيهَا لِيَمْكُرُوا۟ فِيهَا وَمَا يَمْكُرُونَ إِلَّا بِأَنفُسِهِمْ وَمَا يَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu Ne kemi bërë në çdo qytet udhëheqës keqbërës që të ngrenë kurthe atje, porse, në të vërtetë, ata ngrenë kurthe vetëm kundër vetvetes, ndonëse nuk e ndiejnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا جَآءَتْهُمْ ءَايَةٌ قَالُوا۟ لَن نُّؤْمِنَ حَتَّىٰ نُؤْتَىٰ مِثْلَ مَآ أُوتِىَ رُسُلُ ٱللَّهِ ٱللَّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُۥ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ صَغَارٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعَذَابٌ شَدِيدٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَمْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kur atyre u vjen ndonjë shenjë, thonë: "Ne nuk do të besojmë derisa të na jepet ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut." Allahu e di më së miri kujt t'ia japë shpalljen e Tij. Ata që bënin keq do t'i godasë një poshtërim nga Allahu dhe një dënim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrinin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يَهْدِيَهُۥ يَشْرَحْ صَدْرَهُۥ لِلْإِسْلَٰمِ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُۥ يَجْعَلْ صَدْرَهُۥ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِى ٱلسَّمَآءِ كَذَٰلِكَ يَجْعَلُ ٱللَّهُ ٱلرِّجْسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia hap gjoksin për (të pranuar) Islamin, ndërsa atë që dëshiron ta humbasë, ia ngushton e ia rëndon gjoksin, sikur të ngjitej në qiell. Pra, kështu i dënon Allahu ata që nuk besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهَٰذَا صِرَٰطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيمًا قَدْ فَصَّلْنَا ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne i kemi shpjeguar hollësisht ajetet për njerëzit që marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُمْ دَارُ ٱلسَّلَٰمِ عِندَ رَبِّهِمْ وَهُوَ وَلِيُّهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër ta është Shtëpia e Paqes te Zoti i tyre dhe Ai është Mbrojtësi i tyre, (si shpërblim) për veprat që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا يَٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ قَدِ ٱسْتَكْثَرْتُم مِّنَ ٱلْإِنسِ وَقَالَ أَوْلِيَآؤُهُم مِّنَ ٱلْإِنسِ رَبَّنَا ٱسْتَمْتَعَ بَعْضُنَا بِبَعْضٍ وَبَلَغْنَآ أَجَلَنَا ٱلَّذِىٓ أَجَّلْتَ لَنَا قَالَ ٱلنَّارُ مَثْوَىٰكُمْ خَٰلِدِينَ فِيهَآ إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur Allahu do t'i tubojë të gjithë, do të thotë: "Oj shoqëri e xhinëve! Ju keni mashtruar shumë njerëz." Ndërkaq, miqtë e tyre nga mesi i njerëzve do të thonë: "Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri dhe e arritëm afatin që na e ke caktuar." Allahu do të thotë: "Zjarri është vendbanimi juaj, ku do të qëndroni përgjithmonë, përveç aq sa dëshiron Allahu. Me të vërtetë, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ نُوَلِّى بَعْضَ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعْضًۢا بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu Ne u japim pushtet disa zullumqarëve ndaj të tjerëve për shkak të veprave që bëjnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِى وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا قَالُوا۟ شَهِدْنَا عَلَىٰٓ أَنفُسِنَا وَغَرَّتْهُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَشَهِدُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا۟ كَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO shoqëria e xhinëve dhe njerëzve, a nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj për t'jua treguar ajetet e Mia dhe për t'ju paralajmëruar për takimin e kësaj dite? Ata do të thonë: "Ne dëshmojmë kundër vetvetes." Ata i mashtroi jeta e kësaj bote, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se ishin jobesimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ أَن لَّمْ يَكُن رَّبُّكَ مُهْلِكَ ٱلْقُرَىٰ بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا غَٰفِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është kështu, sepse Zoti yt nuk shkatërron asnjë vend për shkak të padrejtësive të bëra, pa i paralajmëruar banorët e tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِكُلٍّ دَرَجَٰتٌ مِّمَّا عَمِلُوا۟ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSecili do të ketë shkallën sipas veprave që ka bërë, sepse Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj asaj që bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَرَبُّكَ ٱلْغَنِىُّ ذُو ٱلرَّحْمَةِ إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَسْتَخْلِفْ مِنۢ بَعْدِكُم مَّا يَشَآءُ كَمَآ أَنشَأَكُم مِّن ذُرِّيَّةِ قَوْمٍ ءَاخَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti yt është i Panevoji, Zotëruesi i mëshirës. Nëse do, Ai mund t'ju zhdukë dhe të sjellë pas jush kë të dojë, ashtu siç ju krijoi nga pasardhësit e popujve të tjerë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ مَا تُوعَدُونَ لَـَٔاتٍ وَمَآ أَنتُم بِمُعْجِزِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, ajo që ju është premtuar do të vijë patjetër e ju nuk do të mund t'i shpëtoni asaj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ يَٰقَوْمِ ٱعْمَلُوا۟ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّى عَامِلٌ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O populli im! Vazhdoni ju të bëni atë që jeni duke bërë, e unë po e bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se kujt do t'i takojë fundi i mirë. Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të gjejnë shpëtim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ ٱلْحَرْثِ وَٱلْأَنْعَٰمِ نَصِيبًا فَقَالُوا۟ هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعْمِهِمْ وَهَٰذَا لِشُرَكَآئِنَا فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمْ فَلَا يَصِلُ إِلَى ٱللَّهِ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَآئِهِمْ سَآءَ مَا يَحْكُمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kanë caktuar për Allahun një pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake që Ai i krijoi, duke thënë: "Kjo është për Allahun", - siç pandehin ata, - "ndërsa kjo është për idhujt tanë." Mirëpo pjesa e caktuar për idhujt e tyre nuk arrin tek Allahu, kurse ajo që është caktuar për Allahun arrin tek idhujt e tyre. Sa i shëmtuar që është gjykimi i tyre!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٍ مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ قَتْلَ أَوْلَٰدِهِمْ شُرَكَآؤُهُمْ لِيُرْدُوهُمْ وَلِيَلْبِسُوا۟ عَلَيْهِمْ دِينَهُمْ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَا فَعَلُوهُ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo kështu, shumë idhujtarëve bashkëpunëtorët e tyre ua hijeshuan vrasjen e fëmijëve të tyre për t'i shkatërruar dhe për t'ua ngatërruar fenë. Po të kishte dashur Allahu, ata nuk do ta kishin bërë këtë. Prandaj, lërini ata dhe trillimet e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ هَٰذِهِۦٓ أَنْعَٰمٌ وَحَرْثٌ حِجْرٌ لَّا يَطْعَمُهَآ إِلَّا مَن نَّشَآءُ بِزَعْمِهِمْ وَأَنْعَٰمٌ حُرِّمَتْ ظُهُورُهَا وَأَنْعَٰمٌ لَّا يَذْكُرُونَ ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَيْهَا ٱفْتِرَآءً عَلَيْهِ سَيَجْزِيهِم بِمَا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Këto bagëti dhe të korra janë të ndaluara, nuk mund t'i hajë askush, përveç atyre që dëshirojmë ne", - siç pohojnë ata. Disa bagëtive u ndalohet kurrizi[6] dhe disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke sajuar gënjeshtra për Të. Ai do t'i ndëshkojë ata për trillimet e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ مَا فِى بُطُونِ هَٰذِهِ ٱلْأَنْعَٰمِ خَالِصَةٌ لِّذُكُورِنَا وَمُحَرَّمٌ عَلَىٰٓ أَزْوَٰجِنَا وَإِن يَكُن مَّيْتَةً فَهُمْ فِيهِ شُرَكَآءُ سَيَجْزِيهِمْ وَصْفَهُمْ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë gjithashtu: "Ajo që gjendet në barqet e këtyre bagëtive është vetëm për meshkujt tanë, ndërkohë që është e ndaluar për femrat tona. Mirëpo, nëse lind e ngordhur, të gjithë do të kenë pjesë në të. Ai do t'i ndëshkojë ata për sajimet e tyre. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدْ خَسِرَ ٱلَّذِينَ قَتَلُوٓا۟ أَوْلَٰدَهُمْ سَفَهًۢا بِغَيْرِ عِلْمٍ وَحَرَّمُوا۟ مَا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُ ٱفْتِرَآءً عَلَى ٱللَّهِ قَدْ ضَلُّوا۟ وَمَا كَانُوا۟ مُهْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë të humbur janë ata që vranë fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e padija dhe e bënë të ndaluar atë që ua ka dhënë Allahu, duke trilluar gënjeshtra për Allahun. Njëmend, ata kanë humbur rrugën dhe nuk janë të udhëzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنشَأَ جَنَّٰتٍ مَّعْرُوشَٰتٍ وَغَيْرَ مَعْرُوشَٰتٍ وَٱلنَّخْلَ وَٱلزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُۥ وَٱلزَّيْتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُتَشَٰبِهًا وَغَيْرَ مُتَشَٰبِهٍ كُلُوا۟ مِن ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثْمَرَ وَءَاتُوا۟ حَقَّهُۥ يَوْمَ حَصَادِهِۦ وَلَا تُسْرِفُوٓا۟ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْمُسْرِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ka krijuar kopshte të ulëta e të larta, hurma dhe bimë me shije të llojllojshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e të ndryshme! Hani nga frutat e tyre kur të japin fruta dhe jepeni detyrimin për to ditën e vjeljes së tyre. Por, mos shpërdoroni, sepse vërtet Allahu nuk i do shpërdoruesit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنَ ٱلْأَنْعَٰمِ حَمُولَةً وَفَرْشًا كُلُوا۟ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَٰنِ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi krijoi disa bagëti për ngarkim e disa jo për ngarkim. Hani nga ajo që ju ka dhënë Allahu dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit, sepse ai është armik i hapur juaji.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثَمَٰنِيَةَ أَزْوَٰجٍ مِّنَ ٱلضَّأْنِ ٱثْنَيْنِ وَمِنَ ٱلْمَعْزِ ٱثْنَيْنِ قُلْ ءَآلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلْأُنثَيَيْنِ أَمَّا ٱشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ ٱلْأُنثَيَيْنِ نَبِّـُٔونِى بِعِلْمٍ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi krijoi tetë lloje bagëtish (në çifte): një çift nga delet dhe një çift nga dhitë. Thuaju: "A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt apo dy femrat, apo atë që mbajnë në barqe dy femrat? Pra, më tregoni në bazë të diturisë, nëse e thoni të vërtetën!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنَ ٱلْإِبِلِ ٱثْنَيْنِ وَمِنَ ٱلْبَقَرِ ٱثْنَيْنِ قُلْ ءَآلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلْأُنثَيَيْنِ أَمَّا ٱشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ ٱلْأُنثَيَيْنِ أَمْ كُنتُمْ شُهَدَآءَ إِذْ وَصَّىٰكُمُ ٱللَّهُ بِهَٰذَا فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا لِّيُضِلَّ ٱلنَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo ashtu një çift nga devetë dhe një çift nga lopët. Thuaju: "A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt a dy femrat, apo atë që mbajnë në barqe dy femrat? Apo, mos vallë, ishit të pranishëm kur Allahu ju porositi për këtë?" E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun për t'i çuar njerëzit në humbje nga padija?! Me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّآ أَجِدُ فِى مَآ أُوحِىَ إِلَىَّ مُحَرَّمًا عَلَىٰ طَاعِمٍ يَطْعَمُهُۥٓ إِلَّآ أَن يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَّسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍ فَإِنَّهُۥ رِجْسٌ أَوْ فِسْقًا أُهِلَّ لِغَيْرِ ٱللَّهِ بِهِۦ فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلَا عَادٍ فَإِنَّ رَبَّكَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë nuk gjej në atë që më është shpallur asgjë të ndaluar për të ngrënë, përveç ngordhësirës, gjakut të rrjedhshëm, mishit të derrit, – të cilat janë të papastra, – dhe kurbanit që theret në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Mirëpo, nëse ndokush detyrohet të hajë diçka prej tyre, pa dashur të mëkatojë dhe pa i kaluar kufijtë, atëherë Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ حَرَّمْنَا كُلَّ ذِى ظُفُرٍ وَمِنَ ٱلْبَقَرِ وَٱلْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ شُحُومَهُمَآ إِلَّا مَا حَمَلَتْ ظُهُورُهُمَآ أَوِ ٱلْحَوَايَآ أَوْ مَا ٱخْتَلَطَ بِعَظْمٍ ذَٰلِكَ جَزَيْنَٰهُم بِبَغْيِهِمْ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ua ndaluam hebrenjve të gjitha kafshët njëthundrake, ndërsa nga lopët dhe delet ua ndaluam dhjamin e tyre, përveç dhjamit të shpinës ose të zorrëve ose atij të përzier me eshtra. Kështu i dënuam ata për shkeljen e tyre, e Ne gjithnjë themi të vërtetën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل رَّبُّكُمْ ذُو رَحْمَةٍ وَٰسِعَةٍ وَلَا يُرَدُّ بَأْسُهُۥ عَنِ ٱلْقَوْمِ ٱلْمُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, nëse ata të quajnë gënjeshtar (o Muhamed), atëherë thuaju: "Zoti juaj është zotërues i mëshirës së gjerë, por ndëshkimi i Tij ndaj keqbërësve nuk mund të zmbrapset."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا۟ لَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشْرَكْنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِن شَىْءٍ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ حَتَّىٰ ذَاقُوا۟ بَأْسَنَا قُلْ هَلْ عِندَكُم مِّنْ عِلْمٍ فَتُخْرِجُوهُ لَنَآ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنْ أَنتُمْ إِلَّا تَخْرُصُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që i bëjnë shok Allahut, do të thonë: "Sikur të kishte dashur Allahu, as ne e as baballarët tanë nuk do t'i bënim shok Atij dhe nuk do të ndalonim asgjë. Kështu e përgënjeshtruan të vërtetën edhe ata që ishin para tyre derisa e shijuan dënimin Tonë. Thuaju: "A keni ndonjë dëshmi që mund të na paraqitni? Ju ndiqni vetëm hamendjen dhe jeni vetëm gënjeshtarë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ فَلِلَّهِ ٱلْحُجَّةُ ٱلْبَٰلِغَةُ فَلَوْ شَآءَ لَهَدَىٰكُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Vetëm Allahu ka dëshminë e prerë. Po të donte Ai, do t'ju udhëzonte të gjithë në rrugën e drejtë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ هَلُمَّ شُهَدَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ يَشْهَدُونَ أَنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَ هَٰذَا فَإِن شَهِدُوا۟ فَلَا تَشْهَدْ مَعَهُمْ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ وَهُم بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu i ka ndaluar këto." Nëse ata dëshmojnë, ti mos dëshmo me ta dhe mos ndiq dëshirat e atyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona, që nuk besojnë botën tjetër dhe që barazojnë të tjerë me Zotin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ تَعَالَوْا۟ أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلَّا تُشْرِكُوا۟ بِهِۦ شَيْـًٔا وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَٰنًا وَلَا تَقْتُلُوٓا۟ أَوْلَٰدَكُم مِّنْ إِمْلَٰقٍ نَّحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ وَلَا تَقْرَبُوا۟ ٱلْفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَلَا تَقْتُلُوا۟ ٱلنَّفْسَ ٱلَّتِى حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلْحَقِّ ذَٰلِكُمْ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj (o Muhamed): "Ejani t'ju lexoj çfarë ju ka ndaluar Zoti juaj: mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim) dhe nderoni prindërit tuaj! Mos i vritni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata. Mos iu afroni punëve të turpshme, qoftë haptazi, qoftë fshehurazi. Mos vritni askënd që e ka ndaluar Allahu të vritet, përveçse me të drejtë. Kjo është ajo me të cilën ju porosit Ai, që të kuptoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَقْرَبُوا۟ مَالَ ٱلْيَتِيمِ إِلَّا بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ حَتَّىٰ يَبْلُغَ أَشُدَّهُۥ وَأَوْفُوا۟ ٱلْكَيْلَ وَٱلْمِيزَانَ بِٱلْقِسْطِ لَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا وَإِذَا قُلْتُمْ فَٱعْدِلُوا۟ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ وَبِعَهْدِ ٱللَّهِ أَوْفُوا۟ ذَٰلِكُمْ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë. Kryeni matjen dhe peshimin me drejtësi. Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij. Kur flisni, thoni të vërtetën, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë të afërm. Dhe përmbushni besëlidhjen e Allahut. Kjo është ajo me të cilën ju porosit Ai, në mënyrë që të kujtoheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنَّ هَٰذَا صِرَٰطِى مُسْتَقِيمًا فَٱتَّبِعُوهُ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ ٱلسُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِۦ ذَٰلِكُمْ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është rruga Ime e drejtë; pra, ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo me të cilën ju porosit Ai, që të ruheni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ تَمَامًا عَلَى ٱلَّذِىٓ أَحْسَنَ وَتَفْصِيلًا لِّكُلِّ شَىْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لَّعَلَّهُم بِلِقَآءِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusait i dhamë Librin, si plotësim të dhuntisë ndaj atij që vepron mirë, si shpjegim për çdo gjë dhe si udhërrëfyes e mëshirë, në mënyrë që ata të besonin takimin me Zotin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ مُبَارَكٌ فَٱتَّبِعُوهُ وَٱتَّقُوا۟ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është një libër i bekuar që Ne e kemi shpallur, andaj ndiqeni atë dhe druani kundërshtimit, që të mëshiroheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَن تَقُولُوٓا۟ إِنَّمَآ أُنزِلَ ٱلْكِتَٰبُ عَلَىٰ طَآئِفَتَيْنِ مِن قَبْلِنَا وَإِن كُنَّا عَن دِرَاسَتِهِمْ لَغَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(E shpallëm Kuranin) që të mos thoni: "Shkrimet e shenjta u janë shpallur vetëm dy bashkësive para nesh (hebrenjve dhe të krishterëve), ndërsa ne nuk dinim çfarë mësonin ata."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ تَقُولُوا۟ لَوْ أَنَّآ أُنزِلَ عَلَيْنَا ٱلْكِتَٰبُ لَكُنَّآ أَهْدَىٰ مِنْهُمْ فَقَدْ جَآءَكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَصَدَفَ عَنْهَا سَنَجْزِى ٱلَّذِينَ يَصْدِفُونَ عَنْ ءَايَٰتِنَا سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ بِمَا كَانُوا۟ يَصْدِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse që të mos thoni: "Sikur të na ishin shpallur neve Shkrimet, ne do të ishim më të udhëzuar se ata." Tashmë ju ka ardhur nga Zoti juaj dëshmi e qartë dhe udhëzim e mëshirë. Kush është më mizor se ai që i përgënjeshtron ajetet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre?! Ne do t'i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga ajetet Tona, për shkak se kthenin shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن تَأْتِيَهُمُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ أَوْ يَأْتِىَ رَبُّكَ أَوْ يَأْتِىَ بَعْضُ ءَايَٰتِ رَبِّكَ يَوْمَ يَأْتِى بَعْضُ ءَايَٰتِ رَبِّكَ لَا يَنفَعُ نَفْسًا إِيمَٰنُهَا لَمْ تَكُنْ ءَامَنَتْ مِن قَبْلُ أَوْ كَسَبَتْ فِىٓ إِيمَٰنِهَا خَيْرًا قُلِ ٱنتَظِرُوٓا۟ إِنَّا مُنتَظِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a mos janë duke pritur ata që t'u venë melekët ose t'u vete Zoti yt ose të venë disa shenja të Zotit tënd? Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, askujt nuk do t'i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij. Thuaj: "Pritni, se edhe ne po presim!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَرَّقُوا۟ دِينَهُمْ وَكَانُوا۟ شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِى شَىْءٍ إِنَّمَآ أَمْرُهُمْ إِلَى ٱللَّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَفْعَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ti s'ke të bësh asgjë me ata që bënë përçarje në fenë e tyre dhe u shndërruan në sekte. Tek Allahu është çështja e tyre, pastaj Ai do t'i njoftojë ata për atë që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن جَآءَ بِٱلْحَسَنَةِ فَلَهُۥ عَشْرُ أَمْثَالِهَا وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَىٰٓ إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish, por kush bën një vepër të keqe, do të ndëshkohet vetëm sipas saj dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنَّنِى هَدَىٰنِى رَبِّىٓ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ دِينًا قِيَمًا مِّلَّةَ إِبْرَٰهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj (o Muhamed): "Vërtet, Zoti im më përudhi në rrugën e drejtë, në fenë e vërtetë, në besimin e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنَّ صَلَاتِى وَنُسُكِى وَمَحْيَاىَ وَمَمَاتِى لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Vërtet, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, të gjitha janë për Allahun, Zotin e botëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا شَرِيكَ لَهُۥ وَبِذَٰلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْمُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi nuk ka ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَبْغِى رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَىْءٍ وَلَا تَكْسِبُ كُلُّ نَفْسٍ إِلَّا عَلَيْهَا وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A të kërkoj tjetër zot përveç Allahut, kur Ai është Zot i gjithçkaje?" Çdokush do të llogaritet vetëm për punën e vet dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Pastaj kthimi juaj është te Zoti juaj dhe Ai do t'ju tregojë për atë me të cilën kundërshtoheshit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى جَعَلَكُمْ خَلَٰٓئِفَ ٱلْأَرْضِ وَرَفَعَ بَعْضَكُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَٰتٍ لِّيَبْلُوَكُمْ فِى مَآ ءَاتَىٰكُمْ إِنَّ رَبَّكَ سَرِيعُ ٱلْعِقَابِ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌۢ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju bëri pasardhës (të njëri-tjetrit) në tokë dhe ngriti në shkallë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju provuar në atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt është i shpejtë në ndëshkim dhe është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70