caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 99

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:99

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَخْرَجْنَا بِهِۦ نَبَاتَ كُلِّ شَىْءٍ فَأَخْرَجْنَا مِنْهُ خَضِرًا نُّخْرِجُ مِنْهُ حَبًّا مُّتَرَاكِبًا وَمِنَ ٱلنَّخْلِ مِن طَلْعِهَا قِنْوَانٌ دَانِيَةٌ وَجَنَّٰتٍ مِّنْ أَعْنَابٍ وَٱلزَّيْتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُشْتَبِهًا وَغَيْرَ مُتَشَٰبِهٍ ٱنظُرُوٓا۟ إِلَىٰ ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثْمَرَ وَيَنْعِهِۦٓ إِنَّ فِى ذَٰلِكُمْ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që lëshon shiun nga qielli dhe përmes tij nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. Prej tyre Ne nxjerrim jeshile, nga të cilat prodhojmë kokrra të dendura në kallinj dhe nga sythi i hurmës vile të varura. Ne nxjerrim edhe kopshte me vreshta rrushi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Vështroni frytet e tyre kur formohen e piqen! Njëmend, në të gjitha këto ka shenja për njerëzit që besojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiËshtë Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70