أَوْ تَقُولُوا۟ لَوْ أَنَّآ أُنزِلَ عَلَيْنَا ٱلْكِتَٰبُ لَكُنَّآ أَهْدَىٰ مِنْهُمْ فَقَدْ جَآءَكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَصَدَفَ عَنْهَا سَنَجْزِى ٱلَّذِينَ يَصْدِفُونَ عَنْ ءَايَٰتِنَا سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ بِمَا كَانُوا۟ يَصْدِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse që të mos thoni: "Sikur të na ishin shpallur neve Shkrimet, ne do të ishim më të udhëzuar se ata." Tashmë ju ka ardhur nga Zoti juaj dëshmi e qartë dhe udhëzim e mëshirë. Kush është më mizor se ai që i përgënjeshtron ajetet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre?! Ne do t'i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga ajetet Tona, për shkak se kthenin shpinën.
Albanian Translation - Hassan NahiOse që të mos thoni: “Sikur Shkrimet e shenjta të na ishin shpallur neve, ne do të ishim më të udhëzuar se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj provë e qartë, udhërrëfim dhe mëshirë! Atëherë, kush është më keqbërës se ai që i përgënjeshtron shpalljet e Allahut dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga shpalljet Tona, për shkak se u larguan.