أَفَغَيْرَ ٱللَّهِ أَبْتَغِى حَكَمًا وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ إِلَيْكُمُ ٱلْكِتَٰبَ مُفَصَّلًا وَٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَعْلَمُونَ أَنَّهُۥ مُنَزَّلٌ مِّن رَّبِّكَ بِٱلْحَقِّ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُمْتَرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Thuaj:) "Vallë, a të kërkoj ndonjë gjykatës tjetër përveç Allahut, kur Ai është i Cili jua ka zbritur Librin e shpjeguar hollësisht?" Ata të cilëve u dhamë Librat[5], e dinë se ai është shpallur nga Zoti yt me të vërtetën, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “Vallë, a të kërkoj tjetër gjykatës përveç Allahut, kur është Ai që ju ka zbritur këtë Libër të hollësishëm?!” Ata që Ne u kemi dhënë Shkrimet e shenjta, e dinë se Kurani është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Prandaj, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë!