قُل لَّآ أَجِدُ فِى مَآ أُوحِىَ إِلَىَّ مُحَرَّمًا عَلَىٰ طَاعِمٍ يَطْعَمُهُۥٓ إِلَّآ أَن يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَّسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍ فَإِنَّهُۥ رِجْسٌ أَوْ فِسْقًا أُهِلَّ لِغَيْرِ ٱللَّهِ بِهِۦ فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلَا عَادٍ فَإِنَّ رَبَّكَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë nuk gjej në atë që më është shpallur asgjë të ndaluar për të ngrënë, përveç ngordhësirës, gjakut të rrjedhshëm, mishit të derrit, – të cilat janë të papastra, – dhe kurbanit që theret në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Mirëpo, nëse ndokush detyrohet të hajë diçka prej tyre, pa dashur të mëkatojë dhe pa i kaluar kufijtë, atëherë Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirues.
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua asgjë që e ndalon njeriun të hajë çfarë të dojë, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur, mishit të derrit – se këto janë të ndyta – dhe mishit që është therur në emër të dikujt tjetër në vend të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.