caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 146

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:146

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ حَرَّمْنَا كُلَّ ذِى ظُفُرٍ وَمِنَ ٱلْبَقَرِ وَٱلْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ شُحُومَهُمَآ إِلَّا مَا حَمَلَتْ ظُهُورُهُمَآ أَوِ ٱلْحَوَايَآ أَوْ مَا ٱخْتَلَطَ بِعَظْمٍ ذَٰلِكَ جَزَيْنَٰهُم بِبَغْيِهِمْ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ua ndaluam hebrenjve të gjitha kafshët njëthundrake, ndërsa nga lopët dhe delet ua ndaluam dhjamin e tyre, përveç dhjamit të shpinës ose të zorrëve ose atij të përzier me eshtra. Kështu i dënuam ata për shkeljen e tyre, e Ne gjithnjë themi të vërtetën.
Albanian Translation - Hassan NahiNe ua ndaluam hebrenjve (të hanin) të gjitha kafshët që kanë kthetra (ose njëthundrakët), ndërsa nga lopët e delet, atyre ua ndaluam dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës ose të zorrëve, ose atë që është i lidhur me eshtra. Me këtë, Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosbindjes së tyre. Ne, pa dyshim, themi të vërtetën.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70