caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 124

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:124

وَإِذَا جَآءَتْهُمْ ءَايَةٌ قَالُوا۟ لَن نُّؤْمِنَ حَتَّىٰ نُؤْتَىٰ مِثْلَ مَآ أُوتِىَ رُسُلُ ٱللَّهِ ٱللَّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُۥ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ صَغَارٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعَذَابٌ شَدِيدٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَمْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kur atyre u vjen ndonjë shenjë, thonë: "Ne nuk do të besojmë derisa të na jepet ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut." Allahu e di më së miri kujt t'ia japë shpalljen e Tij. Ata që bënin keq do t'i godasë një poshtërim nga Allahu dhe një dënim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrinin.
Albanian Translation - Hassan NahiKur atyre u vjen ndonjë mrekulli, thonë: “Ne nuk do të besojmë derisa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet. Atyre që kanë bërë gjynahe, do t’u vijë një poshtërim nga ana e Allahut dhe ndëshkim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrinin.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70