caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 31

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:31

قَدْ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتْهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغْتَةً قَالُوا۟ يَٰحَسْرَتَنَا عَلَىٰ مَا فَرَّطْنَا فِيهَا وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَىٰ ظُهُورِهِمْ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, kanë humbur ata që e përgënjeshtrojnë takimin me Allahun. Kur t'u vijë çasti i Kiametit papritmas, ata do të thonë: "Ah, mjerë ne për atë që kemi lënë pas dore!", ndërsa bartin gjynahet e veta mbi supet e tyre! Eh, sa e shëmtuar që është ajo barrë!
Albanian Translation - Hassan NahiSigurisht që janë të humbur ata që mohojnë takimin me Allahun! Kur Ora (e Kiametit) t’u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70