قُلْ أَىُّ شَىْءٍ أَكْبَرُ شَهَٰدَةً قُلِ ٱللَّهُ شَهِيدٌۢ بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَأُوحِىَ إِلَىَّ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَ أَئِنَّكُمْ لَتَشْهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخْرَىٰ قُل لَّآ أَشْهَدُ قُلْ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌ وَإِنَّنِى بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Cila është dëshmia më e madhe?" Përgjigju: "Allahu është Dëshmitar mes meje dhe jush. Mua më është shpallur ky Kuran që përmes tij t'jua tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i kumtohet. Mos vallë ju dëshmoni se krahas Allahut ka edhe zota të tjerë (të denjë për adhurim)?!" Thuaju: "Unë nuk dëshmoj." Thuaj: "Me të vërtetë, Ai është Zoti i Vetëm i Vërtetë dhe unë jam i pastër nga gjithçka që ju i shoqëroni Atij."
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” dhe përgjigju: “Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush”. Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet. A mos vallë ju dëshmoni se, përveç Allahut ka edhe zota tjerë? Thuaj: “Unë nuk dëshmoj”. Thuaj: “Vërtet, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju ia shoqëroni Allahut (në adhurim)”.