وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا يَٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ قَدِ ٱسْتَكْثَرْتُم مِّنَ ٱلْإِنسِ وَقَالَ أَوْلِيَآؤُهُم مِّنَ ٱلْإِنسِ رَبَّنَا ٱسْتَمْتَعَ بَعْضُنَا بِبَعْضٍ وَبَلَغْنَآ أَجَلَنَا ٱلَّذِىٓ أَجَّلْتَ لَنَا قَالَ ٱلنَّارُ مَثْوَىٰكُمْ خَٰلِدِينَ فِيهَآ إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur Allahu do t'i tubojë të gjithë, do të thotë: "Oj shoqëri e xhinëve! Ju keni mashtruar shumë njerëz." Ndërkaq, miqtë e tyre nga mesi i njerëzve do të thonë: "Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri dhe e arritëm afatin që na e ke caktuar." Allahu do të thotë: "Zjarri është vendbanimi juaj, ku do të qëndroni përgjithmonë, përveç aq sa dëshiron Allahu. Me të vërtetë, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiDitën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” - Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.