caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf الأعراف

206 ajete · Mekë · radha e zbritjes 39

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓمٓصٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, mim, sad.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كِتَٰبٌ أُنزِلَ إِلَيْكَ فَلَا يَكُن فِى صَدْرِكَ حَرَجٌ مِّنْهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është një Libër që të është shpallur ty, andaj le të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd për shkak të tij, (meqë të është shpallur) që të paralajmërosh me të dhe si këshillë për besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱتَّبِعُوا۟ مَآ أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdiqni atë që ju është shpallur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës (të tjerë) përveç Tij! Sa pak që merrni mësim!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَم مِّن قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَٰهَا فَجَآءَهَا بَأْسُنَا بَيَٰتًا أَوْ هُمْ قَآئِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa shumë qytete Ne i kemi shkatërruar! Atyre u erdhi dënimi Ynë natën ose teksa ishin duke pushuar në mesditë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَا كَانَ دَعْوَىٰهُمْ إِذْ جَآءَهُم بَأْسُنَآ إِلَّآ أَن قَالُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThirrja e tyre e vetme, kur i goditi dënimi Ynë, ishte: "Ne ishim vërtet keqbërës!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلْمُرْسَلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe, patjetër, do t'i marrim në pyetje ata të cilëve u janë dërguar të dërguarit dhe sigurisht do t'i pyesim edhe vetë të dërguarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيْهِم بِعِلْمٍ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj Ne do t'ua paraqesim atyre çdo gjë (që kanë bërë) me dije (të plotë), sepse Ne nuk kemi qenë të papranishëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ ٱلْحَقُّ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPeshimi në atë ditë do të jetë i drejtë. Ata, peshorja e të cilëve do të jetë e rëndë, mu ata janë të shpëtuarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata, peshorja e të cilëve do të jetë e lehtë, mu ata janë që e kanë humbur vetveten, sepse i mohonin padrejtësisht ajetet Tona.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ مَكَّنَّٰكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَٰيِشَ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ju vendosëm në Tokë dhe ju siguruam mjete jetese në të. Sa pak që jeni mirënjohës!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ خَلَقْنَٰكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَٰكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلَٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ لَمْ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ju krijuam e pastaj ju dhamë formën tuaj, mandej u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai nuk qe nga ata që bënë sexhde.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسْجُدَ إِذْ أَمَرْتُكَ قَالَ أَنَا۠ خَيْرٌ مِّنْهُ خَلَقْتَنِى مِن نَّارٍ وَخَلَقْتَهُۥ مِن طِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Ç'të pengoi të bëje sexhde kur të urdhërova?" Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai; mua më krijove prej zjarrit, kurse atë e krijove prej baltës."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فَٱهْبِطْ مِنْهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَن تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَٱخْرُجْ إِنَّكَ مِنَ ٱلصَّٰغِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Atëherë, zbrit që andej (nga Xheneti)! Ty nuk të takon të tregohesh mendjemadh në të. Dil, se ti je nga të poshtëruarit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen (njerëzit)".

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu i tha: "Ti je nga ata që u është dhënë afat."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فَبِمَآ أَغْوَيْتَنِى لَأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَٰطَكَ ٱلْمُسْتَقِيمَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Meqë më çove në humbje, unë do t'u zë pritë në rrugën Tënde të drejtë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ لَـَٔاتِيَنَّهُم مِّنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَٰنِهِمْ وَعَن شَمَآئِلِهِمْ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe do t'u qasem nga para e nga mbrapa, nga e djathta e nga e majta dhe shumicën e tyre nuk do t'i gjesh mirënjohës."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱخْرُجْ مِنْهَا مَذْءُومًا مَّدْحُورًا لَّمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Largohu nga këtu i përbuzur e i dëbuar! Sigurisht që Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰٓـَٔادَمُ ٱسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ ٱلْجَنَّةَ فَكُلَا مِنْ حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kurse Ademit i tha): "O Adem, ti dhe gruaja jote jetoni në Xhenet dhe hani çfarë të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, sepse përndryshe do të bëheni të padrejtë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَوَسْوَسَ لَهُمَا ٱلشَّيْطَٰنُ لِيُبْدِىَ لَهُمَا مَا وُۥرِىَ عَنْهُمَا مِن سَوْءَٰتِهِمَا وَقَالَ مَا نَهَىٰكُمَا رَبُّكُمَا عَنْ هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةِ إِلَّآ أَن تَكُونَا مَلَكَيْنِ أَوْ تَكُونَا مِنَ ٱلْخَٰلِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShejtani u pëshpëriti atyre për të zbuluar pjesët e tyre të turpshme që i kishin të mbuluara dhe u tha: "Zoti juaj jua ka ndaluar këtë pemë vetëm që të mos bëheni melekë ose të pavdekshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَاسَمَهُمَآ إِنِّى لَكُمَا لَمِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMadje ai iu betua atyre (duke thënë): "Njëmend, unë jam këshillues për ju!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَدَلَّىٰهُمَا بِغُرُورٍ فَلَمَّا ذَاقَا ٱلشَّجَرَةَ بَدَتْ لَهُمَا سَوْءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ ٱلْجَنَّةِ وَنَادَىٰهُمَا رَبُّهُمَآ أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَن تِلْكُمَا ٱلشَّجَرَةِ وَأَقُل لَّكُمَآ إِنَّ ٱلشَّيْطَٰنَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ai i mashtroi ata. Kur e shijuan pemën, pjesët e tyre të turpshme u bënë të dukshme për ta, kështu që zunë të mbulohen me gjethet e kopshtit, e Zoti i tyre i thirri: "A nuk jua ndalova atë pemë dhe a nuk ju thashë se shejtani është armik i hapur juaji?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَا رَبَّنَا ظَلَمْنَآ أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes; nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi nga të humburit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱهْبِطُوا۟ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ وَلَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Zbritni! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të jetë vendbanimi dhe mjetet për jetesë deri në një kohë të caktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فِيهَا تَحْيَوْنَ وَفِيهَا تَمُوتُونَ وَمِنْهَا تُخْرَجُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَٰرِى سَوْءَٰتِكُمْ وَرِيشًا وَلِبَاسُ ٱلتَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌ ذَٰلِكَ مِنْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që mbulojnë pjesët tuaja të turpshme dhe si zbukurim, ndonëse petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë prej shenjave të Allahut, që ata të marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ كَمَآ أَخْرَجَ أَبَوَيْكُم مِّنَ ٱلْجَنَّةِ يَنزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْءَٰتِهِمَآ إِنَّهُۥ يَرَىٰكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُۥ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ إِنَّا جَعَلْنَا ٱلشَّيَٰطِينَ أَوْلِيَآءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë shejtani, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke i zhveshur nga rrobat e tyre për t'ua shfaqur pjesët e turpshme. Në të vërtetë ai dhe ushtria e tij ju shohin prej nga ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا فَعَلُوا۟ فَٰحِشَةً قَالُوا۟ وَجَدْنَا عَلَيْهَآ ءَابَآءَنَا وَٱللَّهُ أَمَرَنَا بِهَا قُلْ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَأْمُرُ بِٱلْفَحْشَآءِ أَتَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur bëjnë ndonjë turpëri, thonë: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë duke e bërë atë, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu." Thuaju: "Allahu nuk urdhëron kurrë të bëhen vepra të turpshme. Si thoni për Allahun diçka që nuk dini?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَمَرَ رَبِّى بِٱلْقِسْطِ وَأَقِيمُوا۟ وُجُوهَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَٱدْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ كَمَا بَدَأَكُمْ تَعُودُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Zoti im ka urdhëruar drejtësi; drejtoni fytyrat tuaja (vetëm nga Ai) në çdo xhami; luteni Atë duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Ashtu siç ju krijoi në fillim, ashtu do të ringjalleni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَرِيقًا هَدَىٰ وَفَرِيقًا حَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلضَّلَٰلَةُ إِنَّهُمُ ٱتَّخَذُوا۟ ٱلشَّيَٰطِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa Ai i ka përudhur e disa e kanë merituar humbjen. Ata, në vend të Allahut, kanë marrë shejtanët për mbrojtës të tyre dhe kujtojnë se janë të udhëzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ خُذُوا۟ زِينَتَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ وَلَا تُسْرِفُوٓا۟ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْمُسْرِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO bijtë e Ademit, zbukurohuni kudo që faleni dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai nuk i do tepruesit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِىٓ أَخْرَجَ لِعِبَادِهِۦ وَٱلطَّيِّبَٰتِ مِنَ ٱلرِّزْقِ قُلْ هِىَ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا خَالِصَةً يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Kush i ka ndaluar stolitë dhe ushqimet e mira që i ka krijuar Allahu për robërit e Vet?" Thuaj: "Ato janë për besimtarët në jetën e kësaj bote dhe do të jenë vetëm për ta në Ditën e Kiametit. Kështu ua sqarojmë ajetet njerëzve që dinë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّىَ ٱلْفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَٱلْإِثْمَ وَٱلْبَغْىَ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُوا۟ بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ سُلْطَٰنًا وَأَن تَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Zoti im ka ndaluar turpërinë, qoftë e hapur, qoftë e fshehtë, gjynahet dhe dhunimin e padrejtë, si dhe t'i shoqëroni Allahut diçka (në adhurim), për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë dëshmie, si dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ إِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِى فَمَنِ ٱتَّقَىٰ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO bijtë e Ademit, kur t'ju vijnë të dërguar nga mesi juaj që t'jua lexojnë ajetet e Mia, ata që i frikësohen Allahut dhe i përmirësojnë punët e veta, as do të kenë frikë, as do të pikëllohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسْتَكْبَرُوا۟ عَنْهَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe tregohen mendjemëdhenj ndaj tyre, ata janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓ أُو۟لَٰٓئِكَ يَنَالُهُمْ نَصِيبُهُم مِّنَ ٱلْكِتَٰبِ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتْهُمْ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوْنَهُمْ قَالُوٓا۟ أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ قَالُوا۟ ضَلُّوا۟ عَنَّا وَشَهِدُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا۟ كَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të marrin pjesën që u është caktuar, e, kur t'u vijnë të dërguarit Tanë (nga melekët) për t'ua marrë shpirtin, do t'u thonë: "Ku janë ata që i adhuronit pos Allahut?" Ata do të thonë: "Na humbën." Kështu ata do të dëshmojnë kundër vetes se ishin jobesimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱدْخُلُوا۟ فِىٓ أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُم مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ فِى ٱلنَّارِ كُلَّمَا دَخَلَتْ أُمَّةٌ لَّعَنَتْ أُخْتَهَا حَتَّىٰٓ إِذَا ٱدَّارَكُوا۟ فِيهَا جَمِيعًا قَالَتْ أُخْرَىٰهُمْ لِأُولَىٰهُمْ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ أَضَلُّونَا فَـَٔاتِهِمْ عَذَابًا ضِعْفًا مِّنَ ٱلنَّارِ قَالَ لِكُلٍّ ضِعْفٌ وَلَٰكِن لَّا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu do të thotë: "Hyni në Zjarr me popujt e xhinëve dhe njerëzve që kanë qenë para jush." Sa herë që një popull hyn në të, do të mallkojë vëllezërit e vet (në besim). E, kur të tubohen të gjithë brenda, të fundmit do të thonë për të parët e tyre: "O Zoti ynë, këta na çuan në humbje, andaj jepu atyre një dënim të dyfishtë me Zjarr." Ai do të thotë: "Për secilin nga ju ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَتْ أُولَىٰهُمْ لِأُخْرَىٰهُمْ فَمَا كَانَ لَكُمْ عَلَيْنَا مِن فَضْلٍ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë parët do t'u thonë të fundmëve: "Ju nuk ishit asgjë më të mirë se ne, prandaj shijoni dënimin për atë që keni punuar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسْتَكْبَرُوا۟ عَنْهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمْ أَبْوَٰبُ ٱلسَّمَآءِ وَلَا يَدْخُلُونَ ٱلْجَنَّةَ حَتَّىٰ يَلِجَ ٱلْجَمَلُ فِى سَمِّ ٱلْخِيَاطِ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, atyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe tregohen mendjemëdhenj ndaj tyre, nuk do t'u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa të kalojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Kështu i ndëshkojmë keqbërësit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُم مِّن جَهَنَّمَ مِهَادٌ وَمِن فَوْقِهِمْ غَوَاشٍ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër ta do të ketë shtretër (nga zjarri i) Xhehenemit dhe mbi ta do të ketë mbulesa zjarri. Kështu i ndëshkojmë zullumqarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurse ata që besojnë e bëjnë punë të mira, - ndërkohë Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij, - ata janë banorët e Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَٰرُ وَقَالُوا۟ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى هَدَىٰنَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهْتَدِىَ لَوْلَآ أَنْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَقَدْ جَآءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلْحَقِّ وَنُودُوٓا۟ أَن تِلْكُمُ ٱلْجَنَّةُ أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do të shkulim mërinë nga zemrat e tyre. Poshtë tyre do të rrjedhin lumenj e ata do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut që na udhëzoi për këtë, sepse ne nuk do të gjenim udhëzimin po të mos na përudhte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë na e sollën të vërtetën." Ata do të dëgjojnë thirrjen: "Ja, ky është Xheneti që ju e trashëguat për shkak të asaj që punuat."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَادَىٰٓ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ أَصْحَٰبَ ٱلنَّارِ أَن قَدْ وَجَدْنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقًّا فَهَلْ وَجَدتُّم مَّا وَعَدَ رَبُّكُمْ حَقًّا قَالُوا۟ نَعَمْ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنٌۢ بَيْنَهُمْ أَن لَّعْنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBanorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që jua premtoi Zoti juaj?" Ata do të thonë: "Po." Atëherë, një thirrës do të thërrasë midis tyre: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا وَهُم بِٱلْـَٔاخِرَةِ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët penguan (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembëronin atë dhe që nuk besuan në botën tjetër!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَبَيْنَهُمَا حِجَابٌ وَعَلَى ٱلْأَعْرَافِ رِجَالٌ يَعْرِفُونَ كُلًّۢا بِسِيمَىٰهُمْ وَنَادَوْا۟ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ أَن سَلَٰمٌ عَلَيْكُمْ لَمْ يَدْخُلُوهَا وَهُمْ يَطْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMidis tyre do të ketë një mur, ndërsa në lartësitë e tij do të ketë njerëz që do të njohin secilin grup nga tiparet e tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: "Paqja qoftë mbi ju!" Ata nuk do të kenë hyrë ende në të, por do të shpresojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا صُرِفَتْ أَبْصَٰرُهُمْ تِلْقَآءَ أَصْحَٰبِ ٱلنَّارِ قَالُوا۟ رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur t'u kthehen sytë nga banorët e Zjarrit, do të thonë: "Zoti ynë, mos na bashko me njerëzit zullumqarë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَادَىٰٓ أَصْحَٰبُ ٱلْأَعْرَافِ رِجَالًا يَعْرِفُونَهُم بِسِيمَىٰهُمْ قَالُوا۟ مَآ أَغْنَىٰ عَنكُمْ جَمْعُكُمْ وَمَا كُنتُمْ تَسْتَكْبِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjerëzit e Lartësive do t'u thërrasin disa burrave, të cilët i njohin nga tiparet e tyre, duke thënë: "As grumbullimi juaj e as mendjemadhësia juaj nuk ju bënë dobi."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَهَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَقْسَمْتُمْ لَا يَنَالُهُمُ ٱللَّهُ بِرَحْمَةٍ ٱدْخُلُوا۟ ٱلْجَنَّةَ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمْ وَلَآ أَنتُمْ تَحْزَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk janë këta ata për të cilët betoheshit se Allahu nuk do t'i mëshirojë? Hyni pra në Xhenet, për ju s'do të ketë frikë e as do të brengoseni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَادَىٰٓ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ أَنْ أَفِيضُوا۟ عَلَيْنَا مِنَ ٱلْمَآءِ أَوْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBanorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: "Na lëshoni pak ujë ose diçka nga ajo që jua ka dhënë Allahu." Ata do të thonë: "Allahu i ka ndaluar këto për jobesimtarët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ دِينَهُمْ لَهْوًا وَلَعِبًا وَغَرَّتْهُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا فَٱلْيَوْمَ نَنسَىٰهُمْ كَمَا نَسُوا۟ لِقَآءَ يَوْمِهِمْ هَٰذَا وَمَا كَانُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَجْحَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët e morën fenë për tallje e lojë dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote." Prandaj, sot Ne do t'i harrojmë ata, ashtu siç e harruan ata takimin e kësaj Dite dhe për shkak se kundërshtuan ajetet Tona.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ جِئْنَٰهُم بِكِتَٰبٍ فَصَّلْنَٰهُ عَلَىٰ عِلْمٍ هُدًى وَرَحْمَةً لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u kemi sjellë atyre një Libër (Kuranin), të cilin ua kemi shpjeguar hollësisht me dituri, si udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا تَأْوِيلَهُۥ يَوْمَ يَأْتِى تَأْوِيلُهُۥ يَقُولُ ٱلَّذِينَ نَسُوهُ مِن قَبْلُ قَدْ جَآءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلْحَقِّ فَهَل لَّنَا مِن شُفَعَآءَ فَيَشْفَعُوا۟ لَنَآ أَوْ نُرَدُّ فَنَعْمَلَ غَيْرَ ٱلَّذِى كُنَّا نَعْمَلُ قَدْ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos vallë po presin përmbushjen e (paralajmërimit të) tij? Ditën kur do të përmbushet (paralajmërimi), ata që e shpërfillën më parë, do të thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë paskan sjellë të vërtetën. Por a ka ndonjë ndërmjetësues që mund të ndërmjetësojë për ne? Ose, a mund të kthehemi mbrapsht që të veprojmë ndryshe nga ajo që kemi vepruar?" Me të vërtetë, ata do ta shkatërrojnë vetveten dhe do t'u humbasin ata (zotat e rremë) që kanë sajuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ يُغْشِى ٱلَّيْلَ ٱلنَّهَارَ يَطْلُبُهُۥ حَثِيثًا وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ وَٱلنُّجُومَ مُسَخَّرَٰتٍۭ بِأَمْرِهِۦٓ أَلَا لَهُ ٱلْخَلْقُ وَٱلْأَمْرُ تَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh (Fron). Ai e mbulon ditën me natë, e cila e ndjek atë me shpejtësi. Ai krijoi Diellin, Hënën dhe yjet të nënshtruara me urdhrin e Tij. Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I Bekuar është Allahu, Zoti i botëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱدْعُوا۟ رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْمُعْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLutjuni Zotit tuaj me përulje e në fshehtësi, se vërtet Ai nuk i do ata që e teprojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَٰحِهَا وَٱدْعُوهُ خَوْفًا وَطَمَعًا إِنَّ رَحْمَتَ ٱللَّهِ قَرِيبٌ مِّنَ ٱلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vendosur rregulli, dhe lutjuni Atij me frikë e shpresë, se vërtet mëshira e Allahut është afër punëmirëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى يُرْسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشْرًۢا بَيْنَ يَدَىْ رَحْمَتِهِۦ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَقَلَّتْ سَحَابًا ثِقَالًا سُقْنَٰهُ لِبَلَدٍ مَّيِّتٍ فَأَنزَلْنَا بِهِ ٱلْمَآءَ فَأَخْرَجْنَا بِهِۦ مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ كَذَٰلِكَ نُخْرِجُ ٱلْمَوْتَىٰ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që i dërgon erërat si sihariq të mëshirës së Tij. Kur ato të sjellin re të rënda, Ne i çojmë ato në një tokë të pajetë, e pastaj lëshojmë shi me anë të të cilit nxjerrim fruta të gjithëllojshme. Kështu i ringjallim Ne të vdekurit, që të merrni mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْبَلَدُ ٱلطَّيِّبُ يَخْرُجُ نَبَاتُهُۥ بِإِذْنِ رَبِّهِۦ وَٱلَّذِى خَبُثَ لَا يَخْرُجُ إِلَّا نَكِدًا كَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterToka e mirë e prodhon bimësinë me lejen e Zotit të saj, ndërsa ajo që është e keqe, vështirë që jep diçka. Kështu ua sqarojmë shenjat njerëzve që falënderojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Nuhun te populli i tij e ai u tha: "O populli im! Adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij! Me të vërtetë, unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të madhe."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrerët e popullit të tij thanë: "Ne të shohim ty në një humbje të qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰقَوْمِ لَيْسَ بِى ضَلَٰلَةٌ وَلَٰكِنِّى رَسُولٌ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im, unë nuk jam i humbur, por i dërguar nga Zoti i botëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُبَلِّغُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَأَنصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë jua përcjell shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَآءَكُمْ ذِكْرٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ وَلِتَتَّقُوا۟ وَلَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA po çuditeni që ju erdhi këshillë nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, që t'jua tërheqë vërejtjen, t'i frikësoheni Allahut dhe që të mëshiroheni?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكَذَّبُوهُ فَأَنجَيْنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ فِى ٱلْفُلْكِ وَأَغْرَقْنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا عَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta e quajtën atë (Nuhun) gënjeshtar, e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije e i fundosëm ata që përgënjeshtruan ajetet Tona. Ata ishin vërtet popull i verbër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTe adët dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. A nuk po i frikësoheni Atij?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِى سَفَاهَةٍ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrerët e popullit të tij, të cilët nuk besonin, thanë: "Ne po shohim te ti mendjelehtësi dhe mendojmë se je gënjeshtar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰقَوْمِ لَيْسَ بِى سَفَاهَةٌ وَلَٰكِنِّى رَسُولٌ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im, unë nuk jam mendjelehtë, por i dërguar nga Zoti i botëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُبَلِّغُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَأَنَا۠ لَكُمْ نَاصِحٌ أَمِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë jua përcjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshillues besnik për ju.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَآءَكُمْ ذِكْرٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعْدِ قَوْمِ نُوحٍ وَزَادَكُمْ فِى ٱلْخَلْقِ بَصْۜطَةً فَٱذْكُرُوٓا۟ ءَالَآءَ ٱللَّهِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA po çuditeni që ju erdhi këshillë nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, që t'jua tërheqë vërejtjen? Kujtoni kur Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, që të shpëtoni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ ٱللَّهَ وَحْدَهُۥ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "A mos na ke ardhur që ta adhurojmë vetëm Allahun e t'i lëmë ata që adhuronin baballarët tanë? Atëherë, na e sill atë me të cilën po na kërcënon, nëse je i çiltër."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ قَدْ وَقَعَ عَلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ رِجْسٌ وَغَضَبٌ أَتُجَٰدِلُونَنِى فِىٓ أَسْمَآءٍ سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَٰنٍ فَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُنتَظِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Tashmë, mbi ju ka rënë dënimi dhe zemërimi i Zotit tuaj. A po grindeni me mua për emra (idhujsh) të cilët ua keni vënë vetë ju dhe etërit tuaj, gjë për të cilën nuk ju ka sjellë Allahu kurrfarë dëshmie? Pritni pra, se edhe unë jam duke pritur me ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَنجَيْنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَقَطَعْنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَمَا كَانُوا۟ مُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të me mëshirën Tonë e i shfarosëm ata që i përgënjeshtruan ajetet Tona. Ata nuk ishin besimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَٰلِحًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمْ ءَايَةً فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِىٓ أَرْضِ ٱللَّهِ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurse te themudët dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Juve ju erdhi tashmë një dëshmi e qartë nga Zoti juaj: kjo është deveja e Allahut, si shenjë për ju. Pra, lëreni atë të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju kap një dënim i dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعْدِ عَادٍ وَبَوَّأَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ تَتَّخِذُونَ مِن سُهُولِهَا قُصُورًا وَتَنْحِتُونَ ٱلْجِبَالَ بُيُوتًا فَٱذْكُرُوٓا۟ ءَالَآءَ ٱللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur Ai ju bëri zëvendës pas adëve dhe ju dha vendbanime në tokë; në rrafshinat e saj ju ndërtoni pallate e në male gdhendni shtëpi. Pra, kujtoni dhuntitë e Allahut e mos bëni çrregullime në Tokë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لِلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوا۟ لِمَنْ ءَامَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَٰلِحًا مُّرْسَلٌ مِّن رَّبِّهِۦ قَالُوٓا۟ إِنَّا بِمَآ أُرْسِلَ بِهِۦ مُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrerët mendjemëdhenj nga populli i tij u thanë atyre të shtypurve nga radhët e besimtarëve: "A njëmend e dini se Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?" Ata thanë: "Ne me të vërtetë besojmë në atë me të cilën është dërguar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا بِٱلَّذِىٓ ءَامَنتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që ishin mendjemëdhenj thanë: "Ne nuk besojmë në atë që besoni ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَعَقَرُوا۟ ٱلنَّاقَةَ وَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ وَقَالُوا۟ يَٰصَٰلِحُ ٱئْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, ata e therën devenë, e kundërshtuan urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih! Na e sill atë me të cilën na kërcënon, nëse vërtet je i dërguar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دَارِهِمْ جَٰثِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰقَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَالَةَ رَبِّى وَنَصَحْتُ لَكُمْ وَلَٰكِن لَّا تُحِبُّونَ ٱلنَّٰصِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi u largua prej tyre duke thënë: "O populli im, unë jua kumtova mesazhin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i donit këshilluesit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَتَأْتُونَ ٱلْفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِّنَ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto Lutin, kur i tha popullit të vet: "Si mund të bëni fëlliqësi që nuk e ka bërë askush në botë para jush?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهْوَةً مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ مُّسْرِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu u qaseni meshkujve me epsh në vend të femrave; ju vërtet jeni një popull që keni kaluar çdo kufi."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓا۟ أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërgjigjja e vetme që i dha populli i tij ishte: "Dëboni ata nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që e mbajnë veten të pastër!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَنجَيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ كَانَتْ مِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, e cila ishte nga ata që mbetën pas.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًا فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe lëshuam mbi ta rrebesh (gurësh). Shih pra si ishte përfundimi i keqbërësve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَوْفُوا۟ ٱلْكَيْلَ وَٱلْمِيزَانَ وَلَا تَبْخَسُوا۟ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَٰحِهَا ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Juve ju erdhi tashmë një dëshmi e qartë nga Zoti juaj. Prandaj matni e peshoni në mënyrë të drejtë, mos i mashtroni njerëzit në pasurinë e tyre dhe mos bëni çrregullime në Tokë pasi të jetë rregulluar. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَقْعُدُوا۟ بِكُلِّ صِرَٰطٍ تُوعِدُونَ وَتَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ بِهِۦ وَتَبْغُونَهَا عِوَجًا وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلًا فَكَثَّرَكُمْ وَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos zini pritë në çdo rrugë, duke kërcënuar e penguar nga rruga e Allahut ata që besojnë në Të dhe duke kërkuar ta shtrembëroni atë. Kujtoni kur ishit pak e Ai ju shumoi. Shihni pra si ishte fundi i shkatërrimtarëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن كَانَ طَآئِفَةٌ مِّنكُمْ ءَامَنُوا۟ بِٱلَّذِىٓ أُرْسِلْتُ بِهِۦ وَطَآئِفَةٌ لَّمْ يُؤْمِنُوا۟ فَٱصْبِرُوا۟ حَتَّىٰ يَحْكُمَ ٱللَّهُ بَيْنَنَا وَهُوَ خَيْرُ ٱلْحَٰكِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse një grup prej jush beson në atë me të cilën jam dërguar e grupi tjetër nuk beson, atëherë duroni derisa Allahu të gjykojë mes nesh! Ai është Gjykatësi më i mirë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَنُخْرِجَنَّكَ يَٰشُعَيْبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَكَ مِن قَرْيَتِنَآ أَوْ لَتَعُودُنَّ فِى مِلَّتِنَا قَالَ أَوَلَوْ كُنَّا كَٰرِهِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrerët mendjemëdhenj nga populli i tij thanë: "Njëmend ne do të të dëbojmë ty nga qyteti ynë, o Shuajb, me gjithë ata që besuan me ty, ose do të ktheheni në besimin tonë." Ai tha: "Edhe nëse e urrejmë atë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدِ ٱفْتَرَيْنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنْ عُدْنَا فِى مِلَّتِكُم بَعْدَ إِذْ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنْهَا وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَا وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَىْءٍ عِلْمًا عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلْنَا رَبَّنَا ٱفْتَحْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ قَوْمِنَا بِٱلْحَقِّ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْفَٰتِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se do të ktheheshim në besimin tuaj pasi na ka shpëtuar Allahu prej tij, atëherë do të sajonim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk do të kthehemi në të, përveç nëse kështu dëshiron Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij. Ne i mbështetemi Allahut. Zoti ynë, gjyko mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën, se Ti je Gjykatësi më i mirë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعْتُمْ شُعَيْبًا إِنَّكُمْ إِذًا لَّخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrerët jobesimtarë nga populli i tij thanë: "Nëse e ndiqni Shuajbin, atëherë, me siguri do të jeni të humbur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دَارِهِمْ جَٰثِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, ata i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ شُعَيْبًا كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ شُعَيْبًا كَانُوا۟ هُمُ ٱلْخَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që e quajtën gënjeshtar Shuajbin u bënë sikurse të mos kishin jetuar kurrë në atë vend. Ata që e quajtën gënjeshtar Shuajbin, mu ata ishin të humburit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰقَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَنَصَحْتُ لَكُمْ فَكَيْفَ ءَاسَىٰ عَلَىٰ قَوْمٍ كَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi u largua prej tyre duke thënë: "O populli im, unë jua kumtova shpalljet e Zotit tim dhe ju këshillova, e përse të pikëllohem për popullin jobesimtar?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَرْسَلْنَا فِى قَرْيَةٍ مِّن نَّبِىٍّ إِلَّآ أَخَذْنَآ أَهْلَهَا بِٱلْبَأْسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që kemi çuar të dërguar në ndonjë vendbanim, i kemi dënuar me skamje e sëmundje, që të përulen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ ٱلسَّيِّئَةِ ٱلْحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَوا۟ وَّقَالُوا۟ قَدْ مَسَّ ءَابَآءَنَا ٱلضَّرَّآءُ وَٱلسَّرَّآءُ فَأَخَذْنَٰهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj ua shndërruam fatkeqësinë në begati derisa u shtuan (fëmijët dhe pasuria e tyre) e thanë: "Edhe paraardhësit tanë janë goditur nga skamja e sëmundjet." Prandaj, Ne i dënuam ata befas, teksa ishin të shkujdesur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ ٱلْقُرَىٰٓ ءَامَنُوا۟ وَٱتَّقَوْا۟ لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَٰتٍ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ وَلَٰكِن كَذَّبُوا۟ فَأَخَذْنَٰهُم بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur banorët e atyre qyteteve të besonin e t'i frikësoheshin Allahut, Ne do t'u dërgonim bekime nga Qielli e nga Toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i ndëshkuam për atë që bënë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَأَمِنَ أَهْلُ ٱلْقُرَىٰٓ أَن يَأْتِيَهُم بَأْسُنَا بَيَٰتًا وَهُمْ نَآئِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t'u vijë dënimi Ynë natën derisa janë duke fjetur?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَأَمِنَ أَهْلُ ٱلْقُرَىٰٓ أَن يَأْتِيَهُم بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo a janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t'u vijë dënimi Ynë paradite, kur janë duke u argëtuar?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَأَمِنُوا۟ مَكْرَ ٱللَّهِ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA ndihen të sigurt nga kurthi i Allahut?! Askush s'mund të ndihet i sigurt nga kurthi i Allahut, përveç njerëzve të humbur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَهْدِ لِلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلْأَرْضَ مِنۢ بَعْدِ أَهْلِهَآ أَن لَّوْ نَشَآءُ أَصَبْنَٰهُم بِذُنُوبِهِمْ وَنَطْبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk është e qartë për ata që trashëgojnë Tokën pas banorëve të saj të mëparshëm se, sikur të donim Ne, do t'i ndëshkonim për gjynahet e tyre dhe do t'ua vulosnim zemrat që të mos dëgjojnë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تِلْكَ ٱلْقُرَىٰ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنۢبَآئِهَا وَلَقَدْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُوا۟ لِيُؤْمِنُوا۟ بِمَا كَذَّبُوا۟ مِن قَبْلُ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe po të tregojmë ty disa nga ndodhitë e këtyre qyteteve. Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me dëshmi të qarta, por ata nuk do të besonin atë që kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu i vulos Allahu zemrat e jobesimtarëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا وَجَدْنَا لِأَكْثَرِهِم مِّنْ عَهْدٍ وَإِن وَجَدْنَآ أَكْثَرَهُمْ لَفَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShumicën e tyre nuk i gjetëm që përfillnin besëlidhjen. Shumicën e tyre i gjetëm të pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنۢ بَعْدِهِم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ فَظَلَمُوا۟ بِهَا فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, pas tyre dërguam Musain me provat Tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata i mohuan ato. Shih pra si ishte fundi i shkatërrimtarëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰفِرْعَوْنُ إِنِّى رَسُولٌ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: "O Faraon, unë jam i dërguar nga Zoti i botëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَقِيقٌ عَلَىٰٓ أَن لَّآ أَقُولَ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ قَدْ جِئْتُكُم بِبَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَرْسِلْ مَعِىَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMua nuk më takon të them për Allahun asgjë përveç së vërtetës. Unë kam ardhur me dëshmi të qartë nga Zoti juaj, andaj lëri bijtë e Israilit të vijnë me mua."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِن كُنتَ جِئْتَ بِـَٔايَةٍ فَأْتِ بِهَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFaraoni tha: "Nëse ke sjellë ndonjë provë, tregoje, po qe se e thua të vërtetën."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِىَ ثُعْبَانٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Musai) hodhi shkopin e vet, sakaq ai u bë gjarpër i vërtetë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِىَ بَيْضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj nxori dorën dhe ja, ajo dukej e bardhë për shikuesit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterParia e popullit të Faraonit thanë: "Ky është vërtet një magjistar i ditur!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُمْ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi dëshiron t'ju nxjerrë nga toka juaj. Pra, çfarë na këshilloni?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَأَرْسِلْ فِى ٱلْمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Lëre mënjanë atë e vëllanë e tij dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të të sjellin çdo magjistar të ditur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَآءَ ٱلسَّحَرَةُ فِرْعَوْنَ قَالُوٓا۟ إِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ ٱلْغَٰلِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMagjistarët erdhën te Faraoni e i thanë: "A do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ لَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Po, madje do të jeni nga më të afërmit e mi."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلْقِىَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ نَحْنُ ٱلْمُلْقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O Musa, a do të hedhësh ti i pari apo të hedhim ne?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَلْقُوا۟ فَلَمَّآ أَلْقَوْا۟ سَحَرُوٓا۟ أَعْيُنَ ٱلنَّاسِ وَٱسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَآءُو بِسِحْرٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Hidhni ju!" E, kur ata hodhën (shkopinjtë e tyre), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe bënë një magji të madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ فَإِذَا هِىَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, Ne i thamë Musait: "Hidhe shkopin tënd", kur ja, ai po gëlltiste ato që trilluan ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَوَقَعَ ٱلْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu pra, doli në shesh e vërteta dhe u asgjësua ajo që bënë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَغُلِبُوا۟ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُوا۟ صَٰغِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta u mundën atje dhe u kthyen të poshtëruar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُلْقِىَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, magjistarët ranë në sexhde

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe thanë: "Ne besojmë në Zotin e botëve,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZotin e Musait dhe të Harunit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ فِرْعَوْنُ ءَامَنتُم بِهِۦ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ إِنَّ هَٰذَا لَمَكْرٌ مَّكَرْتُمُوهُ فِى ٱلْمَدِينَةِ لِتُخْرِجُوا۟ مِنْهَآ أَهْلَهَا فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFaraoni tha: "Si guxoni ta besoni atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ky është një përbetim që keni bërë në qytet për të dëbuar banorët e tij, por, ja që do ta shihni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَٰفٍ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDo t'jua pres duart dhe këmbët këmbyerazi, pastaj do t'ju kryqëzoj të gjithë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne, me siguri, te Zoti ynë do të kthehemi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا تَنقِمُ مِنَّآ إِلَّآ أَنْ ءَامَنَّا بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا لَمَّا جَآءَتْنَا رَبَّنَآ أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam provat e Zotit tonë, kur na erdhën. Zoti ynë, na jep durim dhe na bëj të vdesim si muslimanë, të nënshtruar ndaj Teje."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ أَتَذَرُ مُوسَىٰ وَقَوْمَهُۥ لِيُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ وَيَذَرَكَ وَءَالِهَتَكَ قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبْنَآءَهُمْ وَنَسْتَحْىِۦ نِسَآءَهُمْ وَإِنَّا فَوْقَهُمْ قَٰهِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterParia e popullit të Faraonit thanë: "Mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë turbullira në Tokë e të të braktisin ty dhe zotat e tu?" Ai tha: "Ne do t'ua vrasim djemtë e do t'ua lëmë gjallë gratë, meqë kemi pushtet të plotë mbi ta."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱسْتَعِينُوا۟ بِٱللَّهِ وَٱصْبِرُوٓا۟ إِنَّ ٱلْأَرْضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَٱلْعَٰقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai i tha popullit të vet: "Kërkoni ndihmë nga Allahu dhe bëni durim. Në të vërtetë, Toka është e Allahut e Ai ia jep si trashëgim atë kujt të dojë nga robërit e Tij, por fundi i mirë është për të devotshmit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أُوذِينَا مِن قَبْلِ أَن تَأْتِيَنَا وَمِنۢ بَعْدِ مَا جِئْتَنَا قَالَ عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُهْلِكَ عَدُوَّكُمْ وَيَسْتَخْلِفَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne torturoheshim para se të vije te ne, por edhe pasi erdhe ti." Ai tha: "Ndoshta Zoti juaj do të shkatërrojë armikun tuaj dhe do t'ju bëjë sundues në Tokë për të parë se si do të veproni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَخَذْنَآ ءَالَ فِرْعَوْنَ بِٱلسِّنِينَ وَنَقْصٍ مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe goditëm popullin e Faraonit me thatësi e me të lashta të dobëta, që ata të marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِذَا جَآءَتْهُمُ ٱلْحَسَنَةُ قَالُوا۟ لَنَا هَٰذِهِۦ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَطَّيَّرُوا۟ بِمُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَلَآ إِنَّمَا طَٰٓئِرُهُمْ عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u vinte ndonjë e mirë, thoshin: " Këtë e kemi merituar", por kur i godiste ndonjë e keqe, mendonin se atë ua ndillte Musai dhe ata që ishin me të. Vini re! Oguri i tyre është prej Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ مَهْمَا تَأْتِنَا بِهِۦ مِنْ ءَايَةٍ لِّتَسْحَرَنَا بِهَا فَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Çfarëdo prove që të na sjellësh për të na magjepsur, ne nuk do të të besojmë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلطُّوفَانَ وَٱلْجَرَادَ وَٱلْقُمَّلَ وَٱلضَّفَادِعَ وَٱلدَّمَ ءَايَٰتٍ مُّفَصَّلَٰتٍ فَٱسْتَكْبَرُوا۟ وَكَانُوا۟ قَوْمًا مُّجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, Ne u dërguam atyre vërshima, karkaleca, morra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta e të njëpasnjëshme, por ata u treguan mendjemëdhenj dhe ishin popull keqbërës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا وَقَعَ عَلَيْهِمُ ٱلرِّجْزُ قَالُوا۟ يَٰمُوسَى ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ لَئِن كَشَفْتَ عَنَّا ٱلرِّجْزَ لَنُؤْمِنَنَّ لَكَ وَلَنُرْسِلَنَّ مَعَكَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i godiste dënimi, ata thoshin: "O Musa, lute Zotin tënd për ne, për shkak të besës që të ka dhënë! Nëse na e heq fatkeqësinë, ne, me siguri, do të të besojmë dhe do t'i lëmë bijtë e Israilit të vijnë me ty."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ ٱلرِّجْزَ إِلَىٰٓ أَجَلٍ هُم بَٰلِغُوهُ إِذَا هُمْ يَنكُثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur ua larguam dënimin deri në afatin e tyre të caktuar, ata e thyen premtimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, Ne u hakmorëm e i fundosëm në det, sepse ata i përgënjeshtronin provat Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَوْرَثْنَا ٱلْقَوْمَ ٱلَّذِينَ كَانُوا۟ يُسْتَضْعَفُونَ مَشَٰرِقَ ٱلْأَرْضِ وَمَغَٰرِبَهَا ٱلَّتِى بَٰرَكْنَا فِيهَا وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ ٱلْحُسْنَىٰ عَلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ بِمَا صَبَرُوا۟ وَدَمَّرْنَا مَا كَانَ يَصْنَعُ فِرْعَوْنُ وَقَوْمُهُۥ وَمَا كَانُوا۟ يَعْرِشُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, popullit të shtypur ia lamë në trashëgim viset e lindjes e të perëndimit të tokës që kishim bekuar. Kështu u plotësua premtimi i bukur i Zotit tënd për bijtë e Israilit për shkak se duruan, si dhe shkatërruam veprat dhe ndërtesat që ngritën Faraoni e populli i tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَٰوَزْنَا بِبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْبَحْرَ فَأَتَوْا۟ عَلَىٰ قَوْمٍ يَعْكُفُونَ عَلَىٰٓ أَصْنَامٍ لَّهُمْ قَالُوا۟ يَٰمُوسَى ٱجْعَل لَّنَآ إِلَٰهًا كَمَا لَهُمْ ءَالِهَةٌ قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i kaluam bijtë e Israilit përtej detit, ku takuan një popull që adhuronin idhujt e tyre. Ata thanë: "O Musa, na bëj edhe neve një zot, ashtu siç kanë ata zota!" Ai tha: "Vërtet, ju jeni popull i paditur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ مُتَبَّرٌ مَّا هُمْ فِيهِ وَبَٰطِلٌ مَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim se atë që ndjekin këta e pret shkatërrimi dhe ajo që bëjnë është e kotë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَبْغِيكُمْ إِلَٰهًا وَهُوَ فَضَّلَكُمْ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "E si të kërkoj për ju zot tjetër pos Allahut, kur Ai ju ka ngritur mbi të gjithë njerëzit (e kohës suaj)?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ أَنجَيْنَٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ يُقَتِّلُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonit, të cilët ju shkaktonin shumë vuajtje: jua vritnin djemtë dhe jua linin të gjalla vajzat. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوَٰعَدْنَا مُوسَىٰ ثَلَٰثِينَ لَيْلَةً وَأَتْمَمْنَٰهَا بِعَشْرٍ فَتَمَّ مِيقَٰتُ رَبِّهِۦٓ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَٰرُونَ ٱخْلُفْنِى فِى قَوْمِى وَأَصْلِحْ وَلَا تَتَّبِعْ سَبِيلَ ٱلْمُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i caktuam Musait tridhjetë net, mandej i shtuam edhe dhjetë, kështu që u përmbush takimi me Zotin e tij pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të tij, Harunit: "Më zëvendëso te populli im, mbaj rregullin dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِىٓ أَنظُرْ إِلَيْكَ قَالَ لَن تَرَىٰنِى وَلَٰكِنِ ٱنظُرْ إِلَى ٱلْجَبَلِ فَإِنِ ٱسْتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوْفَ تَرَىٰنِى فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكًّا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقًا فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبْحَٰنَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i tij i foli atij, ai tha: "O Zoti im, shfaqu, që të të shoh!" Allahu tha: "S'do të mund të më shohësh, por shikoje malin: nëse mbetet në vendin e vet, atëherë do të më shohësh!" Kur Zoti i tij iu shfaq malit, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "I Patëmeta je Ti! Po kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّى ٱصْطَفَيْتُكَ عَلَى ٱلنَّاسِ بِرِسَٰلَٰتِى وَبِكَلَٰمِى فَخُذْ مَآ ءَاتَيْتُكَ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "O Musa, unë të zgjodha ty mbi njerëzit e tjerë me shpalljet e Mia dhe të folurit Tim (të drejtpërdrejtë). Prandaj, merre atë që të kam dhënë dhe ji mirënjohës!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَتَبْنَا لَهُۥ فِى ٱلْأَلْوَاحِ مِن كُلِّ شَىْءٍ مَّوْعِظَةً وَتَفْصِيلًا لِّكُلِّ شَىْءٍ فَخُذْهَا بِقُوَّةٍ وَأْمُرْ قَوْمَكَ يَأْخُذُوا۟ بِأَحْسَنِهَا سَأُو۟رِيكُمْ دَارَ ٱلْفَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i shënuam atij në Pllaka (të Teuratit) këshilla e shpjegime për çdo gjë: "Mbaji fort ato dhe urdhëroje popullin tënd të ndjekin më të mirën e tyre. Unë do t'jua tregoj fundin e të pabindurve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَأَصْرِفُ عَنْ ءَايَٰتِىَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلْغَىِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë do t'i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me mendjemadhësi në Tokë pa asnjë të drejtë. Edhe sikur të shohin çdo shenjë, nuk do ta besojnë; kur e shohin rrugën e udhëzimit, nuk e ndjekin atë, por, kur e shohin rrugën e gabuar, e marrin atë rrugë. Kjo, për shkak se ata i përgënjeshtruan ajetet Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآءِ ٱلْـَٔاخِرَةِ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe takimin e botës tjetër, do t'u asgjësohen veprat. A do të ndëshkohen ndryshe, përveçse sipas asaj që kanë punuar?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلًا جَسَدًا لَّهُۥ خُوَارٌ أَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمْ وَلَا يَهْدِيهِمْ سَبِيلًا ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُوا۟ ظَٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPopulli i Musait, në mungesë të tij, nisën të adhurojnë një trup viçi që bënë nga stolitë e tyre, i cili lëshonte një pëllitje. A nuk e shihnin se ai as u fliste e as i përudhte në rrugë të drejtë? Megjithatë, ata e morën atë për adhurim dhe u bënë zullumqarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا سُقِطَ فِىٓ أَيْدِيهِمْ وَرَأَوْا۟ أَنَّهُمْ قَدْ ضَلُّوا۟ قَالُوا۟ لَئِن لَّمْ يَرْحَمْنَا رَبُّنَا وَيَغْفِرْ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u penduan dhe e kuptuan se kishin humbur, thanë: "Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, ne, pa dyshim, do të jemi të humbur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوْمِهِۦ غَضْبَٰنَ أَسِفًا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِى مِنۢ بَعْدِىٓ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ وَأَلْقَى ٱلْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُۥٓ إِلَيْهِ قَالَ ٱبْنَ أُمَّ إِنَّ ٱلْقَوْمَ ٱسْتَضْعَفُونِى وَكَادُوا۟ يَقْتُلُونَنِى فَلَا تُشْمِتْ بِىَ ٱلْأَعْدَآءَ وَلَا تَجْعَلْنِى مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar e i pikëlluar, tha: "Sa keq paskeni vepruar në mungesën time! A donit ta përshpejtonit premtimin e Zotit tuaj?" Ai hodhi Pllakat dhe e kapi për flokësh të vëllanë duke e tërhequr drejt vetes. Haruni tha: "O biri i nënës sime, këta njerëz më morën për të dobët dhe desh më vranë. Mos i gëzo armiqtë duke më nënçmuar dhe mos më llogarit prej keqbërësve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِأَخِى وَأَدْخِلْنَا فِى رَحْمَتِكَ وَأَنتَ أَرْحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: "Zoti im, më fal mua e vëllanë tim dhe na fut në mëshirën Tënde, se Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ ٱلْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَذِلَّةٌ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُفْتَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që adhuruan viçin do t'i përfshijë zemërimi nga Zoti i tyre dhe poshtërimi në këtë jetë. Kështu i ndëshkojmë Ne shpifësit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ عَمِلُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ثُمَّ تَابُوا۟ مِنۢ بَعْدِهَا وَءَامَنُوٓا۟ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, sa për ata që bëjnë vepra të këqija e pastaj pendohen dhe besojnë, le ta dinë se pas kësaj Zoti yt është me të vërtetë Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا سَكَتَ عَن مُّوسَى ٱلْغَضَبُ أَخَذَ ٱلْأَلْوَاحَ وَفِى نُسْخَتِهَا هُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat kishte udhëzim dhe mëshirë për ata që i frikësohen Zotit të tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱخْتَارَ مُوسَىٰ قَوْمَهُۥ سَبْعِينَ رَجُلًا لِّمِيقَٰتِنَا فَلَمَّآ أَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ قَالَ رَبِّ لَوْ شِئْتَ أَهْلَكْتَهُم مِّن قَبْلُ وَإِيَّٰىَ أَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَّآ إِنْ هِىَ إِلَّا فِتْنَتُكَ تُضِلُّ بِهَا مَن تَشَآءُ وَتَهْدِى مَن تَشَآءُ أَنتَ وَلِيُّنَا فَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْغَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai zgjodhi shtatëdhjetë burra nga populli i tij për caktimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: "Zoti im, po të doje, do t'i kishe shkatërruar më herët ata, e edhe mua. A do të na shkatërrosh për atë që bënë mendjelehtët nga mesi ynë? Kjo nuk është tjetër, veçse një sprovë prej Teje, me të cilën Ti humb atë që do dhe udhëzon atë që do. Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je Falësi më i mirë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱكْتُبْ لَنَا فِى هَٰذِهِ ٱلدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ إِنَّا هُدْنَآ إِلَيْكَ قَالَ عَذَابِىٓ أُصِيبُ بِهِۦ مَنْ أَشَآءُ وَرَحْمَتِى وَسِعَتْ كُلَّ شَىْءٍ فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِنَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNa cakto të mira në këtë jetë dhe në botën tjetër. Ne njëmend jemi kthyer te Ti të penduar." Allahu tha: "Sa i përket dënimit Tim, Unë godas me të kë të dua, por mëshira Ime përfshin çdo gjë. Unë do ta caktoj atë për ata që më frikësohen, që japin zekatin dhe që u besojnë ajeteve Tona,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلرَّسُولَ ٱلنَّبِىَّ ٱلْأُمِّىَّ ٱلَّذِى يَجِدُونَهُۥ مَكْتُوبًا عِندَهُمْ فِى ٱلتَّوْرَىٰةِ وَٱلْإِنجِيلِ يَأْمُرُهُم بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَىٰهُمْ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ ٱلْخَبَٰٓئِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَٱلْأَغْلَٰلَ ٱلَّتِى كَانَتْ عَلَيْهِمْ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِهِۦ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَٱتَّبَعُوا۟ ٱلنُّورَ ٱلَّذِىٓ أُنزِلَ مَعَهُۥٓ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët ndjekin të Dërguarin, Pejgamberin që nuk di shkrim e lexim, përshkrimin e të cilit e gjejnë të shkruar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Inxhil. Ai i urdhëron për të mirë dhe ua ndalon të keqen, ua lejon atyre atë që është e pastër dhe ua ndalon atë që është e papastër, ai i çliroi nga barrët e rënda dhe nga vështirësitë që kishin pasur. Pra, ata që e besojnë atë, e nderojnë, e përkrahin dhe ndjekin dritën që ka zbritur me të, ata janë të shpëtuarit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّى رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِىِّ ٱلْأُمِّىِّ ٱلَّذِى يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj (o Muhamed): "O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës. Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij. Ai jep jetë dhe vdekje." Pra, besoni Allahun e të Dërguarin e Tij, Pejgamberin që nuk di shkrim e lexim, i cili beson Allahun e fjalët e Tij dhe ndiqeni atë, që të jeni në rrugën e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِن قَوْمِ مُوسَىٰٓ أُمَّةٌ يَهْدُونَ بِٱلْحَقِّ وَبِهِۦ يَعْدِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e popullit të Musait ka njerëz që udhëzojnë të tjerët me të vërtetën dhe gjykojnë sipas saj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَطَّعْنَٰهُمُ ٱثْنَتَىْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ إِذِ ٱسْتَسْقَىٰهُ قَوْمُهُۥٓ أَنِ ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْحَجَرَ فَٱنۢبَجَسَتْ مِنْهُ ٱثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَّشْرَبَهُمْ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْغَمَٰمَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْمَنَّ وَٱلسَّلْوَىٰ كُلُوا۟ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقْنَٰكُمْ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i ndamë ata në dymbëdhjetë fise: secili si bashkësi më vete, dhe i shpallëm Musait, kur populli i tij kërkoi ujë: "Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!" Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe secili fis e dinte burimin e vet. Ne u bëmë hije përmes reve dhe u zbritëm menën[2] dhe thëllëza, duke thënë: "Hani nga të mirat që jua kemi dhënë!" Ata nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetvetes (duke qenë mosmirënjohës).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قِيلَ لَهُمُ ٱسْكُنُوا۟ هَٰذِهِ ٱلْقَرْيَةَ وَكُلُوا۟ مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ وَقُولُوا۟ حِطَّةٌ وَٱدْخُلُوا۟ ٱلْبَابَ سُجَّدًا نَّغْفِرْ لَكُمْ خَطِيٓـَٰٔتِكُمْ سَنَزِيدُ ٱلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u tha atyre: "Jetoni në këtë qytet dhe hani në të çfarëdo që dëshironi, kërkoni falje dhe hyni në portë të përkulur, që t'jua falim gabimet. Ne ua shtojmë shpërblimet vepërmirëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَبَدَّلَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنْهُمْ قَوْلًا غَيْرَ ٱلَّذِى قِيلَ لَهُمْ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِجْزًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُوا۟ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMirëpo keqbërësit nga mesi i tyre e ndryshuan atë fjalë me një tjetër që nuk u ishte kërkuar, prandaj Ne dërguam mbi ta një dënim nga qielli për shkak të padrejtësive që bënë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَسْـَٔلْهُمْ عَنِ ٱلْقَرْيَةِ ٱلَّتِى كَانَتْ حَاضِرَةَ ٱلْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِى ٱلسَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعًا وَيَوْمَ لَا يَسْبِتُونَ لَا تَأْتِيهِمْ كَذَٰلِكَ نَبْلُوهُم بِمَا كَانُوا۟ يَفْسُقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPyeti ata për qytetin që ishte buzë detit, banorët e të cilit e shkelnin të shtunën. Peshqit venin tek ata duke u shfaqur në sipërfaqen e ujit në ditët e shtuna, e, kur nuk ishte e shtunë, ata nuk venin. Kështu i sprovuam për shkak të mosbindjes së tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَتْ أُمَّةٌ مِّنْهُمْ لِمَ تَعِظُونَ قَوْمًا ٱللَّهُ مُهْلِكُهُمْ أَوْ مُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا قَالُوا۟ مَعْذِرَةً إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur një grup prej tyre thanë: "Përse i këshilloni njerëzit që Allahu do t'i shkatërrojë ose do t'i dënojë ashpër?" Ata thanë: "Për t'u shfajësuar para Zotit tuaj dhe që t'i frikësohen Allahut."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا نَسُوا۟ مَا ذُكِّرُوا۟ بِهِۦٓ أَنجَيْنَا ٱلَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ ٱلسُّوٓءِ وَأَخَذْنَا ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ بِعَذَابٍۭ بَـِٔيسٍۭ بِمَا كَانُوا۟ يَفْسُقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ata e shpërfillën këshillën që iu dha, Ne i shpëtuam ata që ndaluan të keqen dhe i dënuam keqbërësit me një dënim të rëndë për mosbindjen e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا عَتَوْا۟ عَن مَّا نُهُوا۟ عَنْهُ قُلْنَا لَهُمْ كُونُوا۟ قِرَدَةً خَٰسِـِٔينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ata ngulën këmbë me mendjemadhësi që të bënin atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë: "Bëhuni majmunë të përbuzur!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ مَن يَسُومُهُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ ٱلْعِقَابِ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe (kujto) kur Zoti yt shpalli se do të dërgojë kundër tyre ata që do t'i shkaktojnë mundime të tmerrshme deri në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Zoti yt është i shpejtë në ndëshkim dhe është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَطَّعْنَٰهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ أُمَمًا مِّنْهُمُ ٱلصَّٰلِحُونَ وَمِنْهُمْ دُونَ ذَٰلِكَ وَبَلَوْنَٰهُم بِٱلْحَسَنَٰتِ وَٱلسَّيِّـَٔاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i shpërndamë ata në Tokë grupe-grupe. Disa prej tyre ishin të mirë e disa jo. Ne i sprovuam ata me mirësi e me fatkeqësi, në mënyrë që të ktheheshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَخَلَفَ مِنۢ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ وَرِثُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ يَأْخُذُونَ عَرَضَ هَٰذَا ٱلْأَدْنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغْفَرُ لَنَا وَإِن يَأْتِهِمْ عَرَضٌ مِّثْلُهُۥ يَأْخُذُوهُ أَلَمْ يُؤْخَذْ عَلَيْهِم مِّيثَٰقُ ٱلْكِتَٰبِ أَن لَّا يَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ وَدَرَسُوا۟ مَا فِيهِ وَٱلدَّارُ ٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMë pas ata u pasuan nga breza të tjerë që trashëguan Shkrimin, të cilët merrnin përfitime të ulëta dhe thoshin: "Do të na falen gjynahet." Kur u vinte ndonjë përfitim i ngjashëm, e merrnin atë. A nuk iu mor atyre një besëlidhje nga Libri që të mos thonë për Allahun asgjë përveç së vërtetës, madje ata kishin mësuar atë që përmbante ai? Por, bota tjetër është më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Si nuk e kuptoni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يُمَسِّكُونَ بِٱلْكِتَٰبِ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُصْلِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket atyre që i përmbahen Librit dhe e falin namazin, (le ta dinë se) Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin punëmirëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ نَتَقْنَا ٱلْجَبَلَ فَوْقَهُمْ كَأَنَّهُۥ ظُلَّةٌ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُۥ وَاقِعٌۢ بِهِمْ خُذُوا۟ مَآ ءَاتَيْنَٰكُم بِقُوَّةٍ وَٱذْكُرُوا۟ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur e ngritëm malin mbi ta, sikur të ishte një re e errët, saqë menduan se do t'u binte përmbi dhe u thamë: "Mbajeni fort atë që jua dhamë (Teuratin) dhe kujtoni atë që përmban ai, në mënyrë që të bëheni të devotshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنۢ بَنِىٓ ءَادَمَ مِن ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ قَالُوا۟ بَلَىٰ شَهِدْنَآ أَن تَقُولُوا۟ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَٰذَا غَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe (kujto) kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, duke u thënë: "A nuk jam unë Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, pa dyshim, Ne dëshmojmë." (Këtë e bëri) që të mos thoni në Ditën e Kijametit: "Ne nuk e kemi ditur këtë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ تَقُولُوٓا۟ إِنَّمَآ أَشْرَكَ ءَابَآؤُنَا مِن قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِّنۢ بَعْدِهِمْ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلْمُبْطِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse të thoni: "Allahut i bënë shok para nesh të parët tanë, e ne ishim pasardhësit që erdhën pas tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë punëhumburit?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ وَلَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu Ne i sqarojmë ajetet, që ata të kthehen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ٱلَّذِىٓ ءَاتَيْنَٰهُ ءَايَٰتِنَا فَٱنسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ ٱلشَّيْطَٰنُ فَكَانَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTregoju atyre për ngjarjen e atij që ia mësuam ajetet Tona, por ai i braktisi ato, kështu që e kapi shejtani dhe u bë nga të humburit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخْلَدَ إِلَى ٱلْأَرْضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا فَٱقْصُصِ ٱلْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të dëshironim, do ta ngrinim atë nëpërmjet tyre, por ai u mbërthye pas kësaj bote dhe ndoqi dëshirat e veta. Ai i shëmbëllen qenit: nëse e përzë, ai nxjerr gjuhën, e, nëse e lë, ai sërish nxjerr gjuhën. I tillë është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan ajetet Tona. Rrëfejua tregimet, që të mendojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَآءَ مَثَلًا ٱلْقَوْمُ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَأَنفُسَهُمْ كَانُوا۟ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa i keq që është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan ajetet Tona dhe i bënë zullum vetvetes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِى وَمَن يُضْلِلْ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë që e udhëzon Allahu, ai është vërtet i udhëzuar, ndërsa ata që Ai i humb, mu ata janë të humburit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًا مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ لَهُمْ قُلُوبٌ لَّا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لَّا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ ءَاذَانٌ لَّا يَسْمَعُونَ بِهَآ أُو۟لَٰٓئِكَ كَٱلْأَنْعَٰمِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْغَٰفِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSigurisht që Ne kemi krijuar për Xhehenem shumë xhinë dhe njerëz. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtia, madje edhe më të humbur. Ata janë të shkujdesurit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِلَّهِ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ فَٱدْعُوهُ بِهَا وَذَرُوا۟ ٱلَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِىٓ أَسْمَٰٓئِهِۦ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka emrat më të bukur, andaj thirreni me ta dhe lërini ata që shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për atë që kanë bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِمَّنْ خَلَقْنَآ أُمَّةٌ يَهْدُونَ بِٱلْحَقِّ وَبِهِۦ يَعْدِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe prej atyre që Ne krijuam ka njerëz që udhëzojnë të tjerët me të vërtetën dhe gjykojnë sipas saj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurse ata që përgënjeshtrojnë ajetet Tona, Ne do t'i çojmë dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُمْلِى لَهُمْ إِنَّ كَيْدِى مَتِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë do t'u jap afat atyre. Me të vërtetë, kurthi Im është i fortë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَتَفَكَّرُوا۟ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍ إِنْ هُوَ إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e kanë vrarë mendjen ata, që ta kuptojnë se shoku i tyre (Pejgamberi) nuk është i çmendur?! Ai është vetëm një paralajmërues i qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَنظُرُوا۟ فِى مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَىْءٍ وَأَنْ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقْتَرَبَ أَجَلُهُمْ فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَهُۥ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk vëzhgojnë ata sundimin e qiejve e të Tokës e gjithçka që krijoi Allahu dhe të mendojnë se fundi i tyre mund të jetë afër?! Në cilën shpallje pas kësaj do të besojnë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِىَ لَهُۥ وَيَذَرُهُمْ فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë që Allahu e humb, nuk ka kush ta udhëzojë. Ai i lë ata të bredhin verbërisht në humbjen e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَىٰهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ رَبِّى لَا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَآ إِلَّا هُوَ ثَقُلَتْ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً يَسْـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِىٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë pyesin ty (o Muhamed) për çastin e Kiametit se kur do të ndodhë. Thuaju: "Dija për të është vetëm te Zoti im. Vetëm Ai do ta bëjë atë të shfaqet në kohën e tij. Ai do të jetë i rëndë për qiejt dhe Tokën, do t'ju vijë krejt papritur." Të pyesin sikur ti e di mirë. Thuaju: "Dija për të është vetëm tek Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّآ أَمْلِكُ لِنَفْسِى نَفْعًا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ وَلَوْ كُنتُ أَعْلَمُ ٱلْغَيْبَ لَٱسْتَكْثَرْتُ مِنَ ٱلْخَيْرِ وَمَا مَسَّنِىَ ٱلسُّوٓءُ إِنْ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë nuk mund t'i bëj vetes as dobi, as dëm, përveç aq sa do Allahu. Vërtet, sikur ta dija të padukshmen, do t'i shtoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm një paralajmërues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَٰحِدَةٍ وَجَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا لِيَسْكُنَ إِلَيْهَا فَلَمَّا تَغَشَّىٰهَا حَمَلَتْ حَمْلًا خَفِيفًا فَمَرَّتْ بِهِۦ فَلَمَّآ أَثْقَلَت دَّعَوَا ٱللَّهَ رَبَّهُمَا لَئِنْ ءَاتَيْتَنَا صَٰلِحًا لَّنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, nga i cili krijoi bashkëshorten e tij, që të gjejë prehje tek ajo. Kur ai bashkohet me të, ajo bëhet me një barrë të lehtë, duke e mbajtur (për një kohë) me lehtësi. Pastaj, kur të rëndohet, ata të dy e lusin Allahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep fëmijë të shëndoshë, me siguri do të jemi mirënjohës."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُمَا صَٰلِحًا جَعَلَا لَهُۥ شُرَكَآءَ فِيمَآ ءَاتَىٰهُمَا فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur Ai u jep atyre fëmijë të shëndoshë, ata i veshin Allahut ortakë në atë që u dhuron. I Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَيُشْرِكُونَ مَا لَا يَخْلُقُ شَيْـًٔا وَهُمْ يُخْلَقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë, ia veshin Atij si ortakë ata që nuk mund të krijojnë asgjë, madje vetë janë të krijuar?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا وَلَآ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk mund t'u ndihmojnë atyre e as vetvetes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ لَا يَتَّبِعُوكُمْ سَوَآءٌ عَلَيْكُمْ أَدَعَوْتُمُوهُمْ أَمْ أَنتُمْ صَٰمِتُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk do t'ju ndjekin. Është krejt njësoj nëse i thërrisni apo heshtni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ عِبَادٌ أَمْثَالُكُمْ فَٱدْعُوهُمْ فَلْيَسْتَجِيبُوا۟ لَكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që ju u luteni pos Allahut janë robër sikurse ju, pra, lutjunu atyre dhe le t'ju përgjigjen, nëse e thoni të vërtetën!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَهُمْ أَرْجُلٌ يَمْشُونَ بِهَآ أَمْ لَهُمْ أَيْدٍ يَبْطِشُونَ بِهَآ أَمْ لَهُمْ أَعْيُنٌ يُبْصِرُونَ بِهَآ أَمْ لَهُمْ ءَاذَانٌ يَسْمَعُونَ بِهَا قُلِ ٱدْعُوا۟ شُرَكَآءَكُمْ ثُمَّ كِيدُونِ فَلَا تُنظِرُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA kanë ata këmbë për të ecur, duar për të kapur, sy për të parë ose veshë për të dëgjuar? Thuaj: "Thirrni idhujt tuaj, pastaj ngrini kurthe kundër meje, pa më lënë kohë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ وَلِـِّۧىَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْكِتَٰبَ وَهُوَ يَتَوَلَّى ٱلصَّٰلِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe Ai i mbron të devotshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَكُمْ وَلَآ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata të cilëve ju u luteni pos Tij, nuk mund t'ju ndihmojnë juve e as vetvetes."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ لَا يَسْمَعُوا۟ وَتَرَىٰهُمْ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ وَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse i thërret në rrugë të drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ti i vëren duke të shikuar, por ata nuk shohin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خُذِ ٱلْعَفْوَ وَأْمُرْ بِٱلْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْجَٰهِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTregohu zemërgjerë, urdhëro për punë të mira dhe largohu nga të paditurit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ نَزْغٌ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse të kap ndonjë cytje nga shejtani, kërkoji mbrojtje Allahut, sepse Ai është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ إِذَا مَسَّهُمْ طَٰٓئِفٌ مِّنَ ٱلشَّيْطَٰنِ تَذَكَّرُوا۟ فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që i frikësohen Allahut, kur i kap ndonjë tundim nga shejtani, ftillohen dhe menjëherë vijnë në vete.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِخْوَٰنُهُمْ يَمُدُّونَهُمْ فِى ٱلْغَىِّ ثُمَّ لَا يُقْصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërsa vëllezërit e tyre (shejtanët) i çojnë në humbje pandërprerë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا لَمْ تَأْتِهِم بِـَٔايَةٍ قَالُوا۟ لَوْلَا ٱجْتَبَيْتَهَا قُلْ إِنَّمَآ أَتَّبِعُ مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ مِن رَّبِّى هَٰذَا بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur nuk u sjell ndonjë ajet, ata thonë: "Sikur të sajoje ndonjë!" Thuaj: "Unë ndjek vetëm atë që më shpallet nga Zoti im. Ky (Kuran) është provë e qartë nga Zoti juaj dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا قُرِئَ ٱلْقُرْءَانُ فَٱسْتَمِعُوا۟ لَهُۥ وَأَنصِتُوا۟ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të këndohet Kurani, dëgjojeni me vëmendje dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُر رَّبَّكَ فِى نَفْسِكَ تَضَرُّعًا وَخِيفَةً وَدُونَ ٱلْجَهْرِ مِنَ ٱلْقَوْلِ بِٱلْغُدُوِّ وَٱلْـَٔاصَالِ وَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْغَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kujtoje Zotin tënd më vete, me përulje e frikë, pa e ngritur zërin, në mëngjes e në mbrëmje, e mos u bëj nga të shkujdesurit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِۦ وَيُسَبِّحُونَهُۥ وَلَهُۥ يَسْجُدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, ata (melekët) që janë afër Zotit tënd nuk e përbuzin adhurimin e Tij. Ata e madhërojnë Atë dhe Atij i bëjnë sexhde.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70