caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 136

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:136

وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ ٱلْحَرْثِ وَٱلْأَنْعَٰمِ نَصِيبًا فَقَالُوا۟ هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعْمِهِمْ وَهَٰذَا لِشُرَكَآئِنَا فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمْ فَلَا يَصِلُ إِلَى ٱللَّهِ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَآئِهِمْ سَآءَ مَا يَحْكُمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kanë caktuar për Allahun një pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake që Ai i krijoi, duke thënë: "Kjo është për Allahun", - siç pandehin ata, - "ndërsa kjo është për idhujt tanë." Mirëpo pjesa e caktuar për idhujt e tyre nuk arrin tek Allahu, kurse ajo që është caktuar për Allahun arrin tek idhujt e tyre. Sa i shëmtuar që është gjykimi i tyre!
Albanian Translation - Hassan NahiAta[96] kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70