caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 70

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:70

وَذَرِ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ دِينَهُمْ لَعِبًا وَلَهْوًا وَغَرَّتْهُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَذَكِّرْ بِهِۦٓ أَن تُبْسَلَ نَفْسٌۢ بِمَا كَسَبَتْ لَيْسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِىٌّ وَلَا شَفِيعٌ وَإِن تَعْدِلْ كُلَّ عَدْلٍ لَّا يُؤْخَذْ مِنْهَآ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أُبْسِلُوا۟ بِمَا كَسَبُوا۟ لَهُمْ شَرَابٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLëri ata që fenë e tyre e marrin si lojë e argëtim dhe që mashtrohen nga jeta e kësaj bote! Këshillo me Kuran, që të mos humbasin veten për shkak të veprave të veta (të këqija). Ata, përveç Allahut, nuk do të kenë mbrojtës e as ndërmjetës. Edhe nëse ofrojnë çdo lloj shpagimi (për të shpëtuar nga dënimi), nuk do t'u pranohet. Ata do t'i vuajnë pasojat e asaj që kanë punuar. Për ta do të ketë pije të vluar dhe dënim të dhembshëm për shkak se nuk besonin.
Albanian Translation - Hassan NahiLargohuni nga ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrim e që janë mashtruar nga jeta e kësaj bote. Këshilloji ata me Kuranin, me qëllim që të mos i humbasin shpirtrat e tyre për shkak të veprave të veta. Përveç Allahut, ata nuk do të kenë as ndihmës, as ndërmjetës. Edhe sikur të ofrojnë çdo lloj shpagimi, nuk do t’u pranohet. Këta janë ata që do të lihen në humbje për shkak të veprave që kanë bërë. Ata do të pinë ujë të valuar dhe do të kenë dënim të dhembshëm për shkak të mosbesimit të tyre.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70