وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوكَ يُجَٰدِلُونَكَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e tyre ka të atillë që të dëgjojnë, porse Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Prandaj, edhe sikur të shihnin çdo shenjë, nuk do t'i besonin. Kur vijnë te ti për të të kundërshtuar, jobesimtarët thonë: "Këto janë vetëm trillime të të parëve."
Albanian Translation - Hassan NahiDisa prej tyre[93] duket sikur të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre dhe ua kemi rënduar dëgjimin, në mënyrë që ata të mos kuptojnë. Edhe nëse do të shihnin ndonjë prej shenjave Tona, ata sërish nuk do të besonin. Kur vijnë tek ti për të të kundërshtuar, jobesimtarët thonë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”!