وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ مُبَارَكٌ مُّصَدِّقُ ٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ وَهُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është një Libër i bekuar që e kemi zbritur për të vërtetuar atë që ishte më parë dhe për të paralajmëruar qytetin mëmë (Mekën) dhe ata që janë përreth saj. Ata që besojnë në botën tjetër, besojnë edhe në këtë (Kuran) dhe janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre.
Albanian Translation - Hassan NahiKy (Kuran) është një Libër i bekuar, të cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), si vërtetues të atij (Teuratit) që gjendet para tij dhe që të paralajmërosh popullin e nënës së qyteteve (Mekës) dhe ata që banojnë rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme, besojnë edhe në të (Kuran) dhe kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.