وَلَقَدْ جِئْتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقْنَٰكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَتَرَكْتُم مَّا خَوَّلْنَٰكُمْ وَرَآءَ ظُهُورِكُمْ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمْ شُفَعَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ زَعَمْتُمْ أَنَّهُمْ فِيكُمْ شُرَكَٰٓؤُا۟ لَقَد تَّقَطَّعَ بَيْنَكُمْ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمْ تَزْعُمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTashmë ju keni ardhur te Ne të vetmuar, ashtu si ju krijuam herën e parë dhe keni lënë pas vete gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj për të cilët thoshit se ishin ortakë të Allahut. Pa dyshim, çdo lidhje mes jush është shkëputur tashmë dhe ka humbur ajo që shpresonit.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Allahu do t’u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar. Ne nuk po i shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj, për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Allahut. Midis jush janë shkëputur të gjitha lidhjet dhe ajo tek e cila shpresonit, ju ka lënë në baltë”.