وَهُوَ ٱلَّذِى يَتَوَفَّىٰكُم بِٱلَّيْلِ وَيَعْلَمُ مَا جَرَحْتُم بِٱلنَّهَارِ ثُمَّ يَبْعَثُكُمْ فِيهِ لِيُقْضَىٰٓ أَجَلٌ مُّسَمًّى ثُمَّ إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ ثُمَّ يُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që jua merr shpirtrat natën (duke qenë në gjumë) dhe e di se çfarë keni bërë ditën. Pastaj ju zgjon për të përmbushur afatin e caktuar. Më pas, tek Ai do të ktheheni e mandej Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar.
Albanian Translation - Hassan NahiAi jua merr shpirtrat (ju vë në gjumë) natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të plotësoni kohën tuaj të caktuar për të jetuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni dhe Ai do t’ju tregojë gjithçka që keni bërë.