caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 148

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:148

سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا۟ لَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشْرَكْنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِن شَىْءٍ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ حَتَّىٰ ذَاقُوا۟ بَأْسَنَا قُلْ هَلْ عِندَكُم مِّنْ عِلْمٍ فَتُخْرِجُوهُ لَنَآ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنْ أَنتُمْ إِلَّا تَخْرُصُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që i bëjnë shok Allahut, do të thonë: "Sikur të kishte dashur Allahu, as ne e as baballarët tanë nuk do t'i bënim shok Atij dhe nuk do të ndalonim asgjë. Kështu e përgënjeshtruan të vërtetën edhe ata që ishin para tyre derisa e shijuan dënimin Tonë. Thuaju: "A keni ndonjë dëshmi që mund të na paraqitni? Ju ndiqni vetëm hamendjen dhe jeni vetëm gënjeshtarë."
Albanian Translation - Hassan NahiIdhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë provë të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70