caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 108

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:108

وَلَا تَسُبُّوا۟ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَسُبُّوا۟ ٱللَّهَ عَدْوًۢا بِغَيْرِ عِلْمٍ كَذَٰلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمْ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِم مَّرْجِعُهُمْ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos i shani ata që i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht e pa dije! Kështu Ne ua kemi hijeshuar çdo populli veprat e veta, pastaj ata do të kthehen te Zoti i tyre dhe Ai do t'i njoftojë ata lidhur me atë që bënin.
Albanian Translation - Hassan NahiMos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t’i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70