يَٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِى وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا قَالُوا۟ شَهِدْنَا عَلَىٰٓ أَنفُسِنَا وَغَرَّتْهُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَشَهِدُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا۟ كَٰفِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO shoqëria e xhinëve dhe njerëzve, a nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj për t'jua treguar ajetet e Mia dhe për t'ju paralajmëruar për takimin e kësaj dite? Ata do të thonë: "Ne dëshmojmë kundër vetvetes." Ata i mashtroi jeta e kësaj bote, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se ishin jobesimtarë.
Albanian Translation - Hassan Nahi“O tog i xhindeve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t’ju treguar shpalljet Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne dëshmojmë kundër vetes sonë”. Vërtet, jeta e kësaj bote i mashtroi ata, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë mohues.