caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-An'aam, ajeti 121

Mekë · radha e zbritjes 55 · 6:121

وَلَا تَأْكُلُوا۟ مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسْقٌ وَإِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰٓ أَوْلِيَآئِهِمْ لِيُجَٰدِلُوكُمْ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos hani nga ajo që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është mosbindje e rëndë. Njëmend shejtanët cytin miqtë e tyre (nga njerëzit) që të grinden me ju. E, nëse do t'u bindeshit atyre, me të vërtetë do të bëheshit idhujtarë.
Albanian Translation - Hassan NahiMos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah! Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të ishit idhujtarë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70