caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 38

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:38

قَالَ ٱدْخُلُوا۟ فِىٓ أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُم مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ فِى ٱلنَّارِ كُلَّمَا دَخَلَتْ أُمَّةٌ لَّعَنَتْ أُخْتَهَا حَتَّىٰٓ إِذَا ٱدَّارَكُوا۟ فِيهَا جَمِيعًا قَالَتْ أُخْرَىٰهُمْ لِأُولَىٰهُمْ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ أَضَلُّونَا فَـَٔاتِهِمْ عَذَابًا ضِعْفًا مِّنَ ٱلنَّارِ قَالَ لِكُلٍّ ضِعْفٌ وَلَٰكِن لَّا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu do të thotë: "Hyni në Zjarr me popujt e xhinëve dhe njerëzve që kanë qenë para jush." Sa herë që një popull hyn në të, do të mallkojë vëllezërit e vet (në besim). E, kur të tubohen të gjithë brenda, të fundmit do të thonë për të parët e tyre: "O Zoti ynë, këta na çuan në humbje, andaj jepu atyre një dënim të dyfishtë me Zjarr." Ai do të thotë: "Për secilin nga ju ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini."
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu do t’u thotë: “Hyni në zjarr me popujt - xhindet dhe njerëzit - që kanë qenë para jush”. Kurdo që një popull do të hyjë në zjarr, do të mallkojë të tjerët që kanë hyrë para tij. Dhe, kur të tubohen të gjithë atje, atëherë i fundmi i tyre do t’u thotë të parëve: “O Zoti ynë, këta na kanë sjellë në humbje, prandaj jepu atyre një dënim të dyfishtë zjarri!” Allahu do t’u thotë: “Për secilin (nga ju) ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini.”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70