caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 146

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:146

سَأَصْرِفُ عَنْ ءَايَٰتِىَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلْغَىِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë do t'i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me mendjemadhësi në Tokë pa asnjë të drejtë. Edhe sikur të shohin çdo shenjë, nuk do ta besojnë; kur e shohin rrugën e udhëzimit, nuk e ndjekin atë, por, kur e shohin rrugën e gabuar, e marrin atë rrugë. Kjo, për shkak se ata i përgënjeshtruan ajetet Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre.
Albanian Translation - Hassan NahiDo t’i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me arrogancë në Tokë, kështu që edhe kur të shohin çfarëdo shenje, nuk do ta besojnë atë. Kur të shohin rrugën e drejtë, ata nuk do ta ndjekin atë dhe, kur të shohin rrugën e gabuar, do ta marrin atë, sepse ata nuk i besuan shpalljet Tona dhe nuk u kushtonin vëmendje atyre.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70