وَٱخْتَارَ مُوسَىٰ قَوْمَهُۥ سَبْعِينَ رَجُلًا لِّمِيقَٰتِنَا فَلَمَّآ أَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ قَالَ رَبِّ لَوْ شِئْتَ أَهْلَكْتَهُم مِّن قَبْلُ وَإِيَّٰىَ أَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَّآ إِنْ هِىَ إِلَّا فِتْنَتُكَ تُضِلُّ بِهَا مَن تَشَآءُ وَتَهْدِى مَن تَشَآءُ أَنتَ وَلِيُّنَا فَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْغَٰفِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai zgjodhi shtatëdhjetë burra nga populli i tij për caktimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: "Zoti im, po të doje, do t'i kishe shkatërruar më herët ata, e edhe mua. A do të na shkatërrosh për atë që bënë mendjelehtët nga mesi ynë? Kjo nuk është tjetër, veçse një sprovë prej Teje, me të cilën Ti humb atë që do dhe udhëzon atë që do. Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je Falësi më i mirë!
Albanian Translation - Hassan NahiMë pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë burra, për takimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur të doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua që më përpara. Por, a do të na shkatërroje për atë që bënë disa mendjelehtë mes nesh?! Ajo ishte veç një sprovë e urdhëruar prej Teje, për të shpënë në humbje atë që Ti do dhe për të udhëzuar atë që Ti dëshiron. Ti je Mbrojtësi ynë, andaj falna dhe mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve!