caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 85

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:85

وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَوْفُوا۟ ٱلْكَيْلَ وَٱلْمِيزَانَ وَلَا تَبْخَسُوا۟ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَٰحِهَا ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Juve ju erdhi tashmë një dëshmi e qartë nga Zoti juaj. Prandaj matni e peshoni në mënyrë të drejtë, mos i mashtroni njerëzit në pasurinë e tyre dhe mos bëni çrregullime në Tokë pasi të jetë rregulluar. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë.
Albanian Translation - Hassan NahiPopullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Me të vërtetë, ju ka ardhur provë e qartë nga Zoti juaj, prandaj matni dhe peshoni saktë, mos u hani hakun njerëzve dhe mos bëni ngatërresa në tokë, pasi të jetë vënë rregulli në të. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70