caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 187

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:187

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَىٰهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ رَبِّى لَا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَآ إِلَّا هُوَ ثَقُلَتْ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً يَسْـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِىٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë pyesin ty (o Muhamed) për çastin e Kiametit se kur do të ndodhë. Thuaju: "Dija për të është vetëm te Zoti im. Vetëm Ai do ta bëjë atë të shfaqet në kohën e tij. Ai do të jetë i rëndë për qiejt dhe Tokën, do t'ju vijë krejt papritur." Të pyesin sikur ti e di mirë. Thuaju: "Dija për të është vetëm tek Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
Albanian Translation - Hassan NahiAta të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për qiejt dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas”. Ata të pyesin, a thua se ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë (pse kjo gjë është e fshehtë).”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70