يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ كَمَآ أَخْرَجَ أَبَوَيْكُم مِّنَ ٱلْجَنَّةِ يَنزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْءَٰتِهِمَآ إِنَّهُۥ يَرَىٰكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُۥ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ إِنَّا جَعَلْنَا ٱلشَّيَٰطِينَ أَوْلِيَآءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë shejtani, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke i zhveshur nga rrobat e tyre për t'ua shfaqur pjesët e turpshme. Në të vërtetë ai dhe ushtria e tij ju shohin prej nga ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiO bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.