caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 148

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:148

وَٱتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلًا جَسَدًا لَّهُۥ خُوَارٌ أَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمْ وَلَا يَهْدِيهِمْ سَبِيلًا ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُوا۟ ظَٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPopulli i Musait, në mungesë të tij, nisën të adhurojnë një trup viçi që bënë nga stolitë e tyre, i cili lëshonte një pëllitje. A nuk e shihnin se ai as u fliste e as i përudhte në rrugë të drejtë? Megjithatë, ata e morën atë për adhurim dhe u bënë zullumqarë.
Albanian Translation - Hassan NahiPopulli i Musait, pas largimit të tij, filloi të adhurojë një viç të bërë nga stolisjet e tyre të arta. Ai kishte një zë si të lopës. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata e zgjodhën këtë viç për adhurim dhe u bënë keqbërës.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70